Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasja e Azis Sharrës

Shko poshtë

Vrasja e Azis Sharrës Empty Vrasja e Azis Sharrës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 21, 2009 11:16 am

Vrasja e Azis Sharrës
N'orën 16 të ditës së 8 Tetorit 1943 në një rrugë të Vlorës, dora tradhëtare e Komunistave, tradhëtisht mbas shpine, me gjashtë plumba shtriu të vdekur për tokë Vullnetarin Nasionalist, që militonte në rradhët e "Ballit Kombëtar", Aziz Sharrën, nga familja e mirënjohur patriote Sharra e Vlorës.
Edhe këtë herë Komunistat-anarshista me anë të terrorizmës, që është mjeti i tyre kryesor, deshnin të shëmbnin fuqin' e Nasionalizmit Shqiptar, por hesapi nuk u dolli.
Aziz Sharra ishte një nga të rinjtë më të fortë, më të vendosur dhe më trim të Vlorës. Vullnetar qysh nga ditët e para të aksioneve kundra armikut pushtonjës, kishte lënë shtëpinë dhe të dashurit e tij, kishte hedhur pushkën në krah dhe nëpër malet kreshnike të qarkut t'onë kishte luftuar trimërisht kundra ushtrisë italjane. Në Mifol, në aksionin e madh që çeta e Ballit Kombëtar e Topalltisë kreu për çarmatimin e armikut, luftoi si luan në vijën e zjarrit për nëndë orë rresht.
Zemër pastër, sy patrëmbur, Azizi kishte përqafuar idealin kombëtar me dashuri përvëlonjëse. Komunistat, duke njohur cilësit' e këtij trimi nasionalist, Komunistat, që kanë vendosur në shpirtin katran të tyre çfarrosjen e popullit Shqiptar, Komunistat, që kanë ndjenja dhe mentalitetet aziatik, Komunistat, thomi, shtinë pa mëshirë dhe e vranë kur ishte bashkë me vullnetarin tjetër nasionalist, Hasan Brahimin nga Lepenica, trimi i aksioneve të Greshisës dhe Selenicës, i cili mbeti i plagosur lehtë në këtë atentat.
Më 1913 Ceno Sharra u vra prej rrebelave tradhëtarë në Durrës; me 1943 Aziz Sharra u vra prej komunistave anarshistë në Vlorë. Nasionalizmi Shqiptar gjunjëzohet sot përpara gjakut të dëshmorit Aziz Sharra, sot më tepër se kurdoherë, më i fortë, më i bashkuar dhe më i vendosur për çfarosjen e anarshisë dhe për shpëtimin e Atdheut.
Ne apelohemi përpara popullit. Kemi predikuar bashkimin dhe vllazënimin e të gjithë Shqiptarëve ; i kemi treguar vazhdimisht popullit Vlonjat qëllimet satanike të komunistave, që kërkojnë shëmbjen e Shqipërisë. Komunistat thirrjes s'onë vllazërore i u përgjegjën me plumb e me gjak.
Popull i Vlorës mendo : durimi i ynë sot mori fund : tmerrit i përgjigjemi me tmerr !
RROFTË SHQIPËRIJA!
10 Tetor 1943.
(Parti komuniste apo parti terroriste - Trakte të Ballit Kombëtar gjatë Luftës)

Balli i Kombit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi