Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA merr masat për mbrojtjen e ambasadave

Shko poshtë

SHBA merr masat për mbrojtjen e ambasadave Empty SHBA merr masat për mbrojtjen e ambasadave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 1:59 pm

SHBA merr masat për mbrojtjen e ambasadave


SHBA merr masat për mbrojtjen e ambasadave Largea_17686165331347531245
Ambasadat amerikane në të paktën 7 vende të botës kanë paralajmëruar për akte të mundshme antiamerikane dhe kanë këshilluar shtetasit amerikanë që të jenë vigjilentë. Vrasja e ambasadorit amerikan në Bengazi dhe 3 diplomatëve të tjerë si dhe sulmi në ambasadën amerikane në Egjipt kanë shtuar shqetësimet në gjithë botën, ndërsa ambasada të ndryshme shqyrtojnë praktikat e tyre të sigurimit. Sulmet më të fundit ndodhën në 11 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara, koincidencë që bëri që shumë njerëz të mendojnë se sulmet ishin të planifikuara. Ambasadat amerikane kanë qenë shpesh objektiv i akteve terroriste. Në vitin 2011, në Afganistan kryengritësit talebanë sulmuan ambasadën dhe forcat e NATO-s. në atë sulm humbën jetën 7 persona. Në vitin 2008 në Jemen persona të armatosur dhe sulme kamikaze shkaktuan vdekjen e 19 personave. Më 1998-ën shpërthime të njëkohësishme në Kenia dhe në Tanzani vranë më shumë se 200 persona. Rasti më I fundit është ai i ambasadorit amerikan në Libi, Christopher Stevens dhe 3 diplomatë të tjerë që humbën jetën kur ekstremistët vërshuan në konsullatën amerikane në Bengazi. Ish ambasadori amerikan në Maqedoni kujton sulmin e vitit 1999 kur u sulmuan disa policë lokalë. Ai thotë se është e zakonshme që roje lokale të ruajnë perimetrin e ambasadës, por ndryshimi në Libi është se grupi i njerëzve ishte i armatosur rëndë. Dhe ky është hapi i ardhshëm për Libinë. 50 marinsa, një ekip sigurimi antiterrorizëm është dislokuar për të siguruar qendrat amerikane. “Një Libi e lirë dhe e qëndrueshme është ende në interesin dhe sigurinë e Amerikës dhe ne nuk do t’i kthejmë shpinën këtij qëllimi”, tha sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ndërkohë, Pentagoni ka vënë në lëvizje dy luftëanije drejt brigjeve të Libisë nga ajo që konfirmohet edhe nga zyrtarët amerikanë. Anijeve, të cilat janë të pajisura me raketa dhe me ekuipzhe secila nga 300 persona nuk i është caktuar një mision. Por komandantët janë në gadishmëri për të zbatuar urdhërat e presidentit. Nga ana tjetër presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka deklaruar se qeveria egjiptiane nuk është aleate po as armike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka paralajmëruar se do të ketë probleme serioze në rast se Kajro nuk do të arrijë të mbrojë ambasadën amerikane në kryeqytetin egjiptian. Gjatë orëve të paratë ditës me qindra persona janë mbledhur para ambasadës amerikane në Kajro, dhe për disa momente situate është tensionuar. Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete të blinduara të ushtrisë egjiptiane. Pas atentatit në Libi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të evakuojnë personelin diplomatic nga vendi. Në ambasadën e Tripolit do të qëndrojë vetëm një njësi emergjente|por masa janë marrë dhe nga ajri ku helikopterë të ushtrisë amerikane do të kontrollojnë për kampe të xhihadistëve. Ndërsa në hetime janë përfshirë dhe forcat e FBI-së, rreth 200 marinës janë nisur për përforcime në Tripoli dhe Bengazi. Sipas rindërtimit të parë të asaj që ka ndodhur një ditë më parë, ambasadori amerikan Stivëns së bashku me tre shtetas amerikan ishin nisur në kërkim të nëj vendi më të sigurtë pas sulmit gjatë orëve të natës të konsulatës amerikane. Pikërisht në ato memomete automjeti ku udhëtonin është goditur nga një raketë. Ndërkohë që burime të tjera thonë se 52 vjeçari Stivens mund të ketë vdekur nga asfiksimi. Presidenti I Kongresit të përgjithshëm kombëtar në Libi ka kërkuar falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe të gjithë botës, për atë që ka ndodhur. Po ky kongres sapo ka zgjedhur dhe kryeministrin e ri të vendit Mustafa Abu Shagur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi