Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime

Shko poshtë

"Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime Empty "Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 14, 2012 7:38 pm

"Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime


"Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime Largea_reagime1347627641
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Visent Dezhert ka thënë se kushtet e parlamentarëve gjermanë paraqesin vetëm “një mendim”, ndërsa vendimin final për nisjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE, e marrin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së.

“Të gjithë e shohim Serbinë në Bashkimin Evropian, por janë 27 vende anëtare dhe po aq parlamente dhe është me rëndësi se çka thonë ata. Por, vendimi për bisedimet merret nga shefat e qeverive e shteteve”, ka thënë Dezhert për gazetarët në Beograd.

Parlamentarët gjermanë një ditë më parë në Beograd kanë thënë se Serbia para se të nisë bisedimet me BE-në për anëtarësim, duhet të nënshkruajnë një kontratë me Kosovën.

Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në një konferencë për gazetarë në Beograd, ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë, do të insistojë, që Gjermania të marrë qëndrim, që Beogradi të nënshkruajë një kontratë obliguese me Prishtinën, për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kontrata sipas tij, duhet të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE, duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi