Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria

Shko poshtë

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria Empty Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 17, 2012 8:16 pm

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria DSCF2170

Me punë humanitare zbutet varfëria

Disa fjalë mbi Klubin Humanitar “Die Dürener Tafel e.V”

Shkruan:Agim Gashi

Varfëria ka vjetërsinë e saj sa edhe vetë njeriu. Shumë njerz u munduan që ta shkulin varfërinë me metoda e mjete të ndryshme por asesi të arrihet qëllimi kryesor që njerzit një ditë ta kenë bile jetën normale.

Varfëria sot mbisundon pothuaj në tërë boten e sotme, diku më shumë e diku më pak, mvaret se në cilat rajone të botës jetojnë. Pjesët e Afrikë, Azisë, Amerikës së Jugut por edhe Ballkanit janë të prekura nga varfëria. Edhe Evropa nuk është e kursyer nga njerzit e varfër por që në Evropë e sidomos në Gjermani edhe të varfërit gjejnë mbështetjen e shtetit, pastaj të organizatave të ndryshe bëmirëse të cilat kujdesen për tua lehtësuar jetën e të varfërve e sidomos të varfërve të sëmurë.

Varfëria si fenomen nuk kursen njerzit e fushave të ndryshme. Kur ajo vie, vie e ftohtë, shkakton dhimbje, vuajtje e deri te rënja në pesimizëm sidomos tek njerzit që dikur kishin një jetë normale. Tek shumë raste kur njerzit nga sëmundja apo edhe nga ndonjë shkak tjetër ranë në varfëri totale, nuk munden ti qëndrojnë e ta përballojnë këtë lloj jete.

Një definicion për varfërinë thotë:Varfëria është “Problem shoqëror shumëdimensional që është objekt studimi i sociologjisë, psikologjisë, ekonomisë, antropologjisë, mjekësisë sociale, etj.” Varfëria është përkufizuar si “gjendje e njerëzve të cilëve iu mungojnë mjetet për plotësimin e nevojave elementare.”


Kosova edhe në të kaluarën ishte rajoni më i pazhvilluar dhe më i varfër i Ballkanit e që fatkeqësisht akoma ka mbetur. Pavarsia e Kosovës dhe udhëheqja shterore asesi nuk munden të arrinë në zhdukjen e kësaj fatkeqësi kombëtare edhe me fajin e tyre.

Kur shtetin e kaplon korrupcioni, hajnia, falsifikimet, malverzimet etj. është e ditur se varfëria pashmangërisht paraqitet duke rrezikuar pjesën më të madhe të popullatës. Lakmia për të pasur sa më shumë ka kapluar kokat e politikës kosovare aq shumë, saqë atyre u ka vu katërfish perde syve, për të mos parë vuajtjen e populli por vetëm knaqësinë e tyre personale!

Shif për këtë arsye asistenca sociale është rritur për dyqindmijë persona që përfitojnë nga 35 deri në 80 euro në muaj. Por edhe këto ndihma falsifikohen dhe përvetsohen nga të pashpirtit dhe hajdutët e shtetit. Asistencë sociale marrin edhe pasanikët në zë të Kosovës duke mos pas aspak turp nga populli e atdheu të cilit akoma varret i ka të njoma nga gjaku i derdhur për liri!

Në Gjermani ku unë jetoj që mëse njëzet vite, jeta e të varfërve është shumë më e avancuar se sa në shtet tjera. Nuk jamë ndonjë specialist ta njof ecurinë e rrugës shtetrore për zbutjen e varfërisë, por sipas përvojes sime prej një njeriu të varfër, kam mësuar mjaft sa për ta ndje në shpirt peshën e të varfërve në atdheun tim por edhe më gjërë. Thotë një fjalë e vjetër se „vetëm i varfëri ia di hallet të varfërit“.

Por edhe Gjermanët nuk do të kursehen nga shtimi i të varfëve. Shtimi i varfërisë dita-ditës kërcnon shtetin. Ja psh. se të dhënat dhe vlerësimet e Ministrisë së Punës, të paraqitura për opinion tregojnë se personat që fitojnë aktualisht 2 500 euro bruto në muaj dhe kanë punuar 35 vjet, ne 2030-tën do të marrin vetëm 688 euro, shuma që shënon edhe kufirin zyrtar të varfërisë në Gjermani.

Por, dosido unë kam për qëllim ta përshkruaj një organizim tejet human, pjesë e së cilës i takoj si shtresë e varfër por sëcilës i jamë mirënjohës. Ky organizim quhet “Die Dürener Tafel e.V” dhe i cili organizim ka për qëllim ushqimin e të varfërve nga tepricat të cilat në vend që të hudhen, ato mblidhen në lokalet e kësaj Organizate apo Klubi e cila kryen shpërdarjen tek antarët e saj varfnjak.

Historiati-Nga erdhi ideja e një organizimi të tillë

Ideja për mbledhjen ushqimt të tepërt, dhe shpërndarja tek njerzit në nevojë, është [b]me origjinë nga SHBA. Në Nju Jork 1983, një projekt i quajtur "Harvest City" ishte nisur me idenë se si ta organizojnë çështjen e tepricave ushqimore.
10 vjet më vonë, pra në vitin 1993 në Berlin, u themelua Paneli i pare i këtij lloji në Gjermani. Në vitet në vijim Gjermania u pasurua [b]me mbi 700 punkte të tilla që operojnë në mbarë vendin.
Në Düren ku unë jetoj, në vitin 1997 WERA Hergersberg kishte ngritë idenë e themelimit të një Punkti të tillë. Para një drrase të zezë nxënësish, ajo foli para shumë palëve të interesuara, në mënyrë që maji i vitit 1997 të kurorëzohet si "Dürener Tafel e.V" . Anëtarët e saj themelues krahas Vera Hergersberg si kryetare e parë, ishin edhe Bärbel Sauer, Margaret Muller dhe Hilde Breuer. WERA Hergersberg kryesoi katër vite dhe pastaj detyren ia dorzon zonjës Hilde Breuer, i cila udhëhoqi panelin sa kohë. Jürgen Osborg-Schmitz ishte pasardhës deri në gusht 2009, kur vdiq papritur në mandatin e tij të tretë. Klubi atëherë ia dorzon detyren zonjës Edith Becker ku nga janari 2011 ajo ka marrë përsipër funksionin e kryetares së parë.
Historiati i punës së këtij Klubi është tejet i pasur [b]me ngajrje dhe mundime të konsiderueshme sepse sëpari nga furrat mblidhej ushqimi me vetura private, pastaj kur sukseset nuk vonuan edhe donatorët shtoheshin.Këto suksese që radhiteshin një nga një, bënë që të rriteshin edhe donacionet dhe sponzorët. Deri tani ushqimet ky klub i shpërndante tek tremijë njerz në 25 punkte.

Tani, që nga viti 2011, Klubi ka në pronësi një punkt kryesor në rrugën Bücklersstraße ku gjatë punës pesëditore në javë, furnizon antarësinë e saj pa rreshtur ku për çdo ditë furnizohen [b]me ushqime nga tepricat e dhuruara mijëra njerz në nevojë.

Antarsia e kësaj organizate humanitare është e pajisur me libreza të posaqme e të lëshuara në bazë të dokumentacionit nga Sektori për punë sociale të komunës së Dürenit.Kushti që të jesh ntarë i këtij klubi është një i vetëm:duhet të jesh i varfër e me asistencë sociale.

Shpesh gjatë kohës së pritjes në radhët për të marrë ushqimin që ipet aty, më shkonte mendja në Kosovën,Shqipëri e pjesë tjera të etnikumit shqiptar. Pse njerzit [b]me zemra humane nuk organizohen si këtu në Gjermani që sado pak ta zbusin varfërinë e cila është e theksuar brutalisht. Duhet të mësohemi në marrjen e përvojave tek të tjerët. A ka më humanitet se kur e gëzon dikend duke ia mbushur barkun buk?!



Si përfundim

Varfëria relative tregon që një person ose një grup personash janë të varfër në krahasim me të tjerët, ose në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i drejtë për jetesë, ose nivelin e konsumimit në një shoqëri të caktuar. Varfëria absolute tregon që njerëzit janë të varfër në krahasim me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale. Një person i cili sipas standardeve amerikane konsiderohet i varfër absolut, sipas standardeve të themi të Afrikës, mund të kosiderohet i varfër relativ.
Xhim Harvej (Jim Harvey), banor i Posilparkut (Possilpark) të Britanisë së Madhe, flet për përvojën e tij [b]me varfërinë, e cila mund të cilësohet si varfëri relative: Varfëria! Çka do të thotë kjo për mua? Kështu, unë jam 48 vjeçar, i martuar, me familje dhe pa fëmijë. Jetoj në Posilpark, që gjendet në veri të Glasgout (Glasgow). Pa dyshim se unë i takoj klasës punëtore. Por, këtu mund të ketë pak dyshim, pasi që tani për disa vite me radhë kam qenë i papunësuar dhe maksimalisht i varur nga beneficionet. Atëherë, çka është varfëria? Për mua kjo do të thotë të jesh ‘pa para në xhep’. Po ashtu, do të thotë të mos kesh mundësi ta përmirësosh stilin e jetës si pasojë e dietës së dobët dhe pamundësisë për të marrë pjesë në aktivitete të lira. Gjithashtu, ekziston edhe njolla sipas të cilës varfëria vetëm shtohet. Aty është edhe apatia e ndjenjës së pafuqisë, shtypjes, ndjenjës së pavlefshmërisë, përjashtimit, . . . pse? Pse unë? . ..”


Agim Gashi

Donatorët e Klubit:

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria AldiAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria Sparkasse-duerenAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria Gd-systemAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria LeoclubAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria LionsclubAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria RotaryAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria LidlAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria VolksbankAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria Penny-marktAgim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria Psd-bank

Unsere Spender und Sponsoren
Donatorët tanë dhe Sponzorët


Dürener Tafel eV është mbështetur rregullisht nga kompani të ndryshme. Midis tyre, ndër të tjera: buke, kasapë, dyqane ushqimore, prodhuesit e ushqimit dhe furnizuesit e tregut Dürener:
Die Dürener Tafel e. V. wird regelmäßig von diversen Unternehmen unterstützt. Darunter befinden sich unter Anderem: Bäckereien, Metzgereien, Lebensmittelgeschäfte, Lebensmittelhersteller und die Dürener Marktbeschicker:

Sponsoren

Sponzoret


Sparkasse Düren
Volksbank Euskirchen
Lions Club Düren
Lions Club Düren Marcodorum
Lions Club Kreuzau Rurstadt
Lions Club Kreuzau
Leo Club Düren
Rotary Club Düren e. V.
GD-System.de | IT, PC und Web Services
PSD-Bank Köln


Bäckereien-Furrat
Arnolds, Düren-Merken
Berger, Düren-Derichsweiler
Beys, Düren-Lendersorf
Claßen, Kreuzau-Stockheim
Durst, Düren
Kaminiarz, Kreuzau
Pley, Düren
Reinartz, Düren
Vogel, Düren-Birkesdorf



Metzgereien-Mishtoret

Hallmanns, Hürtgenwald
Lich, Rölsdorf
Weyermann, Drove


Lebensmittelgeschäfte-Shitoret e gjërave ushqimore
Aldi, Düren, Euskirchenerstraße
Aldi, Düren, Kölner Landstraße
Aldi, Düren, Fritz-Erler-Straße
Aldi, Düren-Birkesdorf,
Aldi, Huchem-Stammeln
Lidl, Düren, Malteserstraße
Lidl, Düren, Monschauerstraße
Lidl, Düren, Nideggenerstraße
Lidl, Kleinhau
Lidl, Kreuzau
Penny-Markt, Düren, Nippesstraße
Penny-Markt, Kreuzau
Nahkauf, Kölner Landstraße
Netto, Fritz-Erler-Straße
Netto, Düren, Kölner Landstraße
Netto, Düren, Valenciennerstraße
Netto, Düren-Birkesdorf
Netto, Zülpicherstraße
Real, Düren, Am Ellernbusch
REWE, Düren, Dechant-Bohnekamp-Straße
REWE, Düren-Birkesdorf
REWE, Kleinhau
REWE, Kreuzau
REWE, Merzenich


Lebensmittelhersteller-Prodhues të ushqimit
Lebensmittelbank Aachen
Stollenwerk, Blatzheim

Landwirte-Fermerët
Milz, Niederzier-Krauthausen
Wirtz, Niederzier-Oberzier


Die Dürener Marktbeschicker-Tregjet furnizuese të Dürenit

Die Dürener Tafel e. V. bedankt sich für die außerordentlich gute Mitarbeit. Klubi Dürener Tafel e. V.falenderon për bashkpunimin

Foto:


Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 576860_10151065969744077_973826893_n
Karta ime e varfërisë!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 644156_10151065921289077_1459451222_n
Këtu mblidhen të varfërit

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 545890_10151065958924077_487880147_n
Duke pritur në radhë!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 223166_10151065960479077_308739450_n
Sot kishte më pak në radhë!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 400773_10151065961819077_1525484214_n
Edhe varfëria ka një bukuri!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 390464_10151065962539077_1013519098_n
Gjithkush në punën e tij!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 391586_10151065963134077_662380093_n
Para Klubit

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 227833_10151065963829077_442139786_n
Para Klubit

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 229256_10151065922279077_1440195426_n
Duke pritur të hapet dera

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 485725_10151065924929077_1925032861_n
Këtu tregohet libreza e antarsisë dhe bëhet pagesa prej 1.50 Euro

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 399150_10151065926604077_1279085656_n
Ushqimet e renditura me pendantëri. Edhe pse janë të vjetruara duken të freskëta!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 207990_10151065927574077_1415594402_n
Zonja që ndanë buken e mbetur nga furrat dhe shitoret e bukës!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 384100_10151065928774077_710841119_n
Këtu ka edhe lule.Me ndonjë buket gëzohet shpirti i të varfërit!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 262255_10151065929759077_1014648297_n
Perimet e renditura për shpërndarje!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 253485_10151065930634077_396717217_n
Gjatë dhurimit të ndonjë perimi nuk mungon as buzqeshja!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 399666_10151065931704077_272483144_n
Zonja që dhuron gjëra të konzervuara duke filluar nga djathnat e deri te jogurtët.Kjo nuk ia bën me hile askujt.Dhuron në bazë të numrit të antarëve!

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 307865_10151065933189077_1229517825_n
A të pëlqen ky lloj çaji?

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 229377_10151065933989077_129047143_n
Atë ditë nuk mungoi edhe një buqet lule.

Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria 310373_10151065935149077_549128307_n
Me lulet edhe një buzqeshje para kamerës!



Agim Gashi:Me punë humanitare zbutet varfëria U1_agi16
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi