Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME

Shko poshtë

Agim Gashi:NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME   Empty Agim Gashi:NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 18, 2012 8:34 pm

Poezi e këngë të pa publikuara!

Agim Gashi

NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME
(Me rastin e ditëlindjes së Presidentit Ibrahim Rugovës)

Agim Gashi:NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME   Ibrahim_Rugova_183238219Agim Gashi:NJË DITËLINDEJE E PËRJETSHME   509480545_f6408c7416

Sot në ditën e Dy dhjetorit
Kur mbar bota fle në qetësi,
Kam vu pranë foton tënde
Ta festoj Ditëlindjen Ty.

I vetmuar në dhomën time
Një karrike rrin e zbrazur,
Ajo është vendos për Ty
Të përgzojmë ne të DY.

Gëzuar Ditëlindjen President
Sot ke mbush gjashtëdhjetëegjashtë mote,
Sa të jetë kjo botë me njerz,
Nu harrohet dot vepra e jote

Ishe Ylli i shqiptarisë,
Njerëz si ti lindin rallë,
Ishe drita e njerzisë,
Lum ky popull që të pati n´ball.

Edhe pse je në fotografi
Unë të ndi se je i gjallë,
Po të lutem Presidenti im
Më folë më thuaj ndonjë fjalë.

Porositë që ti i pate
Si në libra ashtu edhe në jetë,
Poqëse i shkojmë rrugës sate
Populli ynë i madh do jetë.

Vetëm Dhjetori ka një emër
Se na e dha një Yll t´lirisë,
Ishe dhe mbete IKONË në zemër
O Presidenti i Dardanisë.

Gëzuar, gëzuar Ditëlindja e mbarë
Atje n´parajs me engjuj tjerë,
Me ata trima që ranë në Alltar
Në zemër t´kombit jeni përherë.

Të përshëdes me sharkinë time
Tani shko e flej n´qetësi,
Vajtojë me zemër e qaj me gëzime
Me mall të pashuar këngë për Ty!

02.12.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi