Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spekulim apo e vërtetë, Mustafa do të detyrohet të jap dorëheqje

Shko poshtë

Spekulim apo e vërtetë, Mustafa do të detyrohet të jap dorëheqje Empty Spekulim apo e vërtetë, Mustafa do të detyrohet të jap dorëheqje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 1:03 pm

Spekulim apo e vërtetë, Mustafa do të detyrohet të jap dorëheqje


Bota Sot
Spekulim apo e vërtetë, Mustafa do të detyrohet të jap dorëheqje Largea_isa-mustafa211348257874
Kohëve të fundit jo vetëm po flitet me të madhe për ndërrimin e koalicionit qeverisës në vend, për çka tashmë kanë rënë dakord edhe partitë politike qeveritare PDK e AKR, sikundër ka pranuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që pritet ta zëvendësojë AKR-në në qeverisje. Po ashtu, flitet se në kuadër të këtyre ndryshimeve qeverisëse, do të ketë ndryshime edhe në kreun e partisë më të madhe opozitare në vend, Lidhjes Demokratike të Kosovës. Burime ndërkombëtare, që kanë dashur të mbeten anonime, kanë bërë me dije se kreun e LDK-së, Isa Mustafa, do ta sjellin para aktit të kryer, përkatësisht dorëheqjes. Vendin e tij pritet ta zë njëri nga bashkëthemeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi, ose dy anëtarët e Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri apo Eqrem Kryeziu.

Në LDK thonë të mos kenë informatë të tillë dhe e quajnë spekulim.

Në LDK edhe një herë është konfirmuar se janë kundër hyrjes në koalicion dhe bisedimeve për veriun e Mitrovicës dhe se janë për respektim të marrëveshjes së arritur midis Thaçit, Pacollit e Mustafës, ndërkohë që sërish i kanë bërë thirrje presidentes Jahjaga që të japë dorëheqje.

Nga të apostrofuarit, veç Lutfi Hazirit, i cili gjendet në SHBA për një vizitë zyrtare, dhe Eqrem Kryeziut, që ishte e pamundur të kontaktohej, u shpreh njëri nga ish-themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi. Sipas vlerësimit të tij, “në kreun e LDK-së ndryshimet janë të domosdoshme, jo vetëm për LDK-në si parti politike, e cila ka përgjegjësi të veçantë për shtet-ndërtimin e Kosovës, por edhe për skenën tonë politike, e cila pa këto ndryshime rrezikon të ngulfatet në tërësi, gjë që do të ishte e dëmshme për ardhmërinë e shtetit të Kosovës”.

Ndërkaq, sa i përket mundësisë së marrjes prej tij të kreut të LDK-së, ai tha se për këtë duhet të vendosë anëtarësia e LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi