Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK?

Shko poshtë

Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK? Empty Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 29, 2012 1:12 pm

Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK?


Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK? Largea_ceku-kusari-271348862609
Janë quajtur nga të vjetrit e PDK-së edhe si ardhje me parashutë, por prurjet në formën siç u kyçën ish-gazetarët e Expressit në partinë e kryeministrit Thaçi do të vazhdojnë.Sipas burimeve të mirinformuara, në PDK bëjnë me dije se është duke u përgatitur terreni që kësaj partie t’i bashkëngjitet edhe zëvendëskryeministrja dhe nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i FSK-së dhe kryetar i PSD-së, Agim Çeku.

Këto burime bëjnë me dije se Agim Çeku do ti bashkëngjitet PDK-së duke e shkrirë partinë e tij, me prirje të majtë, në partinë e Thaçit, që zyrtarisht, deklarohet si e djathtë.

Kurse Kusari-Lila do të ketë një rrugë tjetër për të bërë. Ajo, sipas këtyre burimeve, do të kyçet fillimisht në një lëvizje qytetare, përmes së cilës do të kalohet më pastaj në PDK.

Këto burime bëjnë me dije se Kusari-Lila e Çeku synojnë të zënë pozita nën Hashim Thaçin, të emërohen nënkryetarë të PDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi