Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë shqiptar të Kosovës në diasporë

Shko poshtë

Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë shqiptar të Kosovës në diasporë Empty Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë shqiptar të Kosovës në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 6:55 pm

Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë shqiptar të Kosovës në diasporë


Regjistrimi “fsheh” mbi 700 mijë shqiptar të Kosovës në diasporë Largea_regjistrimi1348324392
Rezultatet përfundimtare të regjistrimit banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, nuk përmbajnë më vete shifrën prej mbi 700 mijë qytetarëve të Kosovës që u larguan në dy-tri dekadat e fundit nga vendi, si dhe numrin e banorëve të tri komunave veriore.

Sipas Agjencisë për Statistika e Kosovës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian, numri i banorëve të Kosovës, pa veriun, kalon shifrën prej mbi 1 milion e 730 mijë vetash.

Por, në këtë shifër nuk është përfshirë numri i banorëve që u larguan nga Kosova nga vitet ‘90 e këndej, ndonëse është bërë edhe një regjistrim i tyre, në bazë të deklaratave të familjarëve të tyre në Kosovë.

Këshilltari politik në Ministrinë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Xhevdet Sfarça, thotë se në bazë të regjistrimit të fundit, pavarësisht që ato shifra ende nuk janë publikuar, del se 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit dhe bëhet fjalë për largimin e tyre këto dy-tri dekadat e fundit.

“Nëse flasim për diasporën në dekadat e fundit që kanë dalë nga Kosova për shkaqe politike, kryesisht politike dhe ekonomike, llogaritet përafërsisht një shifër, duke marrë parasysh edhe regjistrimin e fundit të popullsisë, se mund të jenë diku rreth 700 – 800 mijë, apo një e treta e popullsisë së Kosovës jetojnë jashtë”, thekson Sfarça.

Shifra prej 700 mijë shqiptarëve të Kosovës që konsiderohet se jeton në diasporë pas viteve ‘90, nuk përmban numrin e ish-banorëve të Kosovës, por të cilët ende konsiderohen si diasporë kosovare që jeton kryesisht në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i kësaj diaspore është shumë më i madh, thotë zëdhënësi Sfarça.

“Po flasim për pjesën e diasporës që kanë dalë nga vendi dy-tri dekadat e fundit, ndërkaq sa i përket komplet diasporës, ne e dimë që në Turqi jetojnë me miliona, pastaj në SHBA ku ka një pjesë të madhe të popullsisë me origjinë shqiptare nga Kosova etj”, thotë Sfarça.

Ndërkohë, Agjencia për Statistika ka kumtuar, po ashtu, se rezultatet nuk përmbajnë edhe numrin e banorëve në tri komunat veriore, të cilat dominohen nga popullata serbe. Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar regjistrimin e serbëve, por jo vetëm në veri, mirëpo në gjithë Kosovën.

Një tendencë e tillë, është kundërshtuar jo vetëm nga institucionet e Kosovës, por edhe nga prania ndërkombëtare.

Megjithatë, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka paralajmëruar regjistrimin e serbëve në Kosovë. Njëri nga liderët e serbëve të veriut, Millan Ivanoviq, thotë se do ta mbështesin nismën e shtetit serb për organizimin e regjistrimit të serbëve, pasi që një proces i tillë konsiderohet nga ai, në interesin e këtij komuniteti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi