Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zef Preçi:Per babain tim

Shko poshtë

Zef Preçi:Per babain tim Empty Zef Preçi:Per babain tim

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 22, 2012 10:16 pm

Zef Preçi:Per babain tim 202983_100002918033429_32587809_n

Zef Preçi:Per babain tim
Zef Preçi:Per babain tim 551901_306657772774821_741654120_n


Gja ma t'bukur s'kish me pa me sy
Prend Nue Precit i kish lind nji fmij
Llesh ktij emrin kishin pas ngjit
Shum shpejt shtat na paska rrit.

Pas 3 te tjereve lindi ky burre
Se uli veten per asgje kurre
Te tan jeten ai ka vuajtur
Por asnjeher s'asht dorzuar.

N'familje te varfer ne konak kish lind
Por shum njerez te pasur ne shpirt
Shpejt u rrit e u martue
Por i ri babe ti ke shkue.

Ke punue nje jete te tere
Me ba familje e mbajt ndere
5 femije zoti t'kishte fale
4 djem si drita e nji shkni vajze.

Me shum halle baba na rriti
Thote Gjelina dhe Petriti
Zefi i gjate shum i ka ngjare
Kujtimit floket si atij i kan ra.

Gjergji i vogel lindi bjond
Duke u rrit e ba vakabond
Me shaka Gjergjit po ja qendis
Por jan gemet e vegjelise.

Ne koperativ me gjith grue
Babe cdo dite ti ke shkue
Me mbaj fmij e me mbaj konak
Me vdek i ri se kishe hak.

Ter jeten u mundu e u copetue
Sebashku me ne femijet edhe gru
Nena jone si vec zoti e bekofte
Shpirti e dashnia e saj iu shumofte.

Krah per krah me baben tone
Me na rrit si ter fmijet e tjere njesoj
E kurgja mos me na mungue
Zoti ne qiell prind me u bekue.

Kurren e kurres skem me ua harrua
C'keni bere per vllazen,moter e mua
Keni qend prind te dalluar
Na keni dhen nga jeta juaj.

Dhe per ne kur erdhi momenti
Na vloj shpirti edhe gjaku
Njat jete babes me i shpetue
Un dhe Petriti gjak duke te dhurue.

Dhe ai gjak ste ka mjaftue
E kshu jeta bre bab na u shkaterrua
E gjithnje babe na ke munguar
Vec skemi dasht me e pranuar.

Skem pranu bre babe ate dite
Zoti ty pergjithmon ti mbylli syte
Dije mire bab i madherishem
Ti gjithmon na jep fuqite.

Te mendoj sa her qe dua
Edhe lotet me shkojne si perrua
Un kta fjal dua me ti shkrua
Dhe nje dite kam me ti lexua.

Sot mor babe ti 10 vjet mbush
Syte e ballit na i ke rrudhe
Dhe tani qe jam duke shkrua
Pikon syri lot si nje krua.

Me thuaj babe vetem nje fjale
A te kam babe,a me ke djale
Po ti per ne a je merzite
Si tu mbush mendja me ike.

Ike babe,me mos me u kthye
Mor bab zemren na e ke thye
Dhe nje fjale dua me ta thene
Nuk kemi ty por kemi nje nene.

Ajo te bashkuar na ka mbajtur
Se vetem kshu e nderoni baben
Keto fjale na i ka thane
Na ka dale nane ma shum se nane.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi