Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhelozia për gruan, fqinji ekzekuton babain e dy fëmijëve

Shko poshtë

Xhelozia për gruan, fqinji ekzekuton babain e dy fëmijëve Empty Xhelozia për gruan, fqinji ekzekuton babain e dy fëmijëve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 10:59 pm

Xhelozia për gruan, fqinji ekzekuton babain e dy fëmijëve


Xhelozia për gruan, fqinji ekzekuton babain e dy fëmijëve Largea_arma1348567483
Vritet nga fqinji pasi akuzohej se i ngacmonte gruan. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit pohojnë, se ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në qytetin e Divjakës.

Mësohet se Fatos Bello, baba i dy fëmijëve, është qëlluar për vdekje nga 55-vjeçari Shaban Lleshi. Mësohet se viktima dhe autori i krimit i kanë banesat afër njëra-tjetrës dhe se i ndan një gardh. Burime nga policia lokale sqarojnë, se Bello dhe Lleshi kanë debatuar për motive banale para banesave të tyre. Pas sharjeve të ndërsjellta, sherri mes tyre ka degjeneruar deri në vrasje. Sipas hetuesve të çështjes, në gjaknxehtësi e sipër 55-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar tre herë mbi fqinjin e tij, duke e lënë atë të vdekur në vend. Krismat e armës kanë alarmuar familjarët dhe banorët e Divjakës, të cilët kanë sinjalizuar policinë. Menjëherë forcat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe pas marrjes së dëshmive janë vënë në ndjekje të autorit të krimit.

Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet që ngjarja të ketë marrë shkas për motive xhelozie, ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Dy fqinjët kishin pasur dhe më parë përplasje, për shkak të dyshimeve që kishte autori se Bello kishte marrdhënie me të shoqen. Ditën e djeshme ata janë përballur përsëri, duke e rikthyer këtë temë. Autori ishte shofer autobusi, ndërsa viktima njihej nga zona si peshkatar.


Vetëm pak kohë pas vrasjes së 42-vjeçarit Fatos Bello, policia ka mundur të arrestojë vrasësin.

55-vjeçari akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Lushnjes.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi