Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakova, më shumë votues se banorë

Shko poshtë

Gjakova, më shumë votues se banorë Empty Gjakova, më shumë votues se banorë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 24, 2012 11:22 am

Gjakova, më shumë votues se banorë




Gjakova, më shumë votues se banorë Largea_gjakova1348469605
Numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë për zgjedhjet e 12 dhjetorit të vitit 2010 ishte 1.630.636 persona. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i banorëve është 1.739.825. Prej tyre, fëmijë nën moshë 6-vjeçare janë 179.648. Gjakova del se ka pasur më shumë votues se që ka banorë, gjithsej 97.215 votues, ndërsa 94.556 banorë. “Asnjëherë nuk mund të merret për bazë lista e regjistrimit për shkak se ne i pastrojmë listat vazhdimisht dhe jemi më të saktë”, tha Valdete Daka, për transmetuesin publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do ta marrë për bazë rezultatin përfundimtar të regjistrimit të popullsisë në krijimin e listave të votuesve në zgjedhjet e ardhshme.


Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se në këtë proces nuk është përfshirë diaspora, e cila merr pjesë në votime, e po ashtu, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës që për arsye të ndryshme nuk janë regjistruar fare.

“Asnjëherë nuk mund të merret për bazë lista e regjistrimit për shkak se ne i pastrojmë listat vazhdimisht dhe jemi më të saktë”, tha Valdete Daka.

Në rezultatet e regjistrimit del se Prishtina ka 198.897 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur 161.236 votues.

Prizreni, 177.781 banorë, ndërsa ka pasur 144.579 votues.

Gjakova del se ka pasur më shumë votues se që ka banorë, gjithsej 97.215 votues, ndërsa 94.556 banorë.

Komuna e Shtërpcës ka 6.949 banorë, ndërsa në zgjedhjet e fundit ka pasur 12.604 votues, e kështu me radhë.

Pakënaqësi rreth shifrave të publikuara të rezultatit përfundimtar të regjistrimit të popullsisë kanë shfaqur edhe partitë politike në Kosovë, të cilat kanë paralajmëruar se do t`i bojkotojnë këto të dhëna.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi