Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazmend Islami:Krishterimi a është radikal

Shko poshtë

Gazmend Islami:Krishterimi a është radikal Empty Gazmend Islami:Krishterimi a është radikal

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 24, 2012 11:49 am

Gazmend Islami:Krishterimi a është radikal


Gazmend Islami:Krishterimi a është radikal Largea_gazmend_islami11348331264
A është bota krishtere më radikale sesa islami duhet pyetur sot,kur të merren parasysh gjithë ato që ndodhin rreth kësaj bote. Jam kundër çdo diskriminimi qoftë fetar apo racor mirëpo siç shihet nuk mund të rri duarkryq para kësaj tërbimi që është duke u hedhur mbi Islamin. Filmi mbi Muhamadin.a.s. është një shenjë që tregon që shërbimet e shteteve të fuqishme punojnë pandërprerë për mos të pasur paç mes popujve të besimeve të ndryshme. Karikatura e cila është publikuar sot në një gazetë në Francë tregon për mos seriozitetin e shteteve perëndimore për të punuar për paç dhe tolerancë. Urrej gjithë at pjesë të atyre grupeve si Mysliman ashtu krishtere që mbjellin urrejtje. Karshi këtyre provokimeve të tregojmë mençuri dhe pjekuri në këtë situate që nuk është e mirë për as një njeri.. Këtu rrah problemi i gjithë kësaj situate të rrezikshme e cila prek deri në sedër çdo mysliman por edhe çdo njeri të ndershëm i cilit do besim qofshin. Në botën krishtere ka elemente të grupacionëve që financohen nga struktura të ndryshme vetëm që në botën Islame të mos ketë paç. Kjo u shkon përshtati shteteve të zhvilluar luftërat dhe dobësimi i vendeve arabe se vetëm në këtë formë munden të shtypin më lehtë. Shkrimet e pandërprera në mediat e shkruara dhe elektronike bëjnë një propagandë të fuqishme kundër çdo myslimani të ndershëm dhe punëtorë. Thirren në krimet e kryera nga grupe të caktuara që thirren në emër të islamit e në fakt nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin. Këto grupe zakonisht janë të krijuara nga vende të caktuara jo islame për shërbime politike. Por të marrim disa shembuj të disa grupeve ekstreme që kanë vepruar dhe kanë kryer akte terroriste nga bota krishtere

2.2 Urdhri i Tempullit Diellor - Lu Zhure, një udhëheqës fetar belg dhe njëkohësish neonazist, thuhet se ka krijuar këtë grup në vitin 1984, nën maskën e një grupi kristian, duke i vënë emrin Ardhja e Dytë e Krishtit dhe Kalorësve Templarë. Thuhet se Zhure, si dhe liderë të tjerë të grupit, në një fshat zviceran kanë kryer flijimin e një fëmije, që ata mendonin se ishte antikrishti, në vitin 1994. Disa ditë më vonë, ata kanë kryer vetëvrasje së bashku me disa pasues të tyre. Sot, organizata konsiderohet kriminale dhe e jashtëligjshme prej autoriteteve franceze.

2.5 Portat e Parajsës - Pasuesit e kultit të Portave të Parajsës, të kryesuar nga Marshall Epëlluajt, mendonin se Toka dhe çdo gjë mbi të do të “ricikloheshin” në një gjendje të pastër, dhe besonin se një kërcim i shkurtër në Kometën Heil-Bop në marsin e vitit 1997 do t’i ndihmonte ata që të mbijetonin. Tridhjetë e nëntë anëtarë (përfshirë Epëlluajt-in) u vetëhelmuan me radhë në një banesë në Kaliforni. Të gjithë ishin të veshur me atlete Nike dhe shirita në krahë, ku ishte shkruar: “Ekipi i Portave të Parajsës”.

2.6 Aum Shinrikio - Themeluar diku në mesin e viteve tetëdhjetë të shekullit XX, Aum Shinrikio është i famshëm për sulmin me gaz sarin në metronë e Tokios, ku shkaktoi vdekjen e 12 vetave dhe plagosjen e 5000 të tjerëve. Besimet e këtij kulti shpeshherë përshkruhen si një mishmash i aspekteve destruktive të besimeve të ndryshme fetare dhe ndërkohë që shumë prej pasuesve të kultit mendonin se do të zhvillonin fuqi supernatyrore, të tjerë ndienin kënaqësi në shfrytëzimin e shansit për të luftuar materializmin japonez.

2.7 Tempulli i Popujve - Prifti Xhim Xhons nisi Tempullin e Popujve për të ndihmuar të pastrehët, të papunët dhe të sëmurët e të gjitha racave, por ish-anëtarët thonë se ka pasur shumë abuzime brenda grupit.
Për të mos lejuar hetimet e mëtejshme të grupit të tij, Xhons nisi një koloni në Guajana, aty ku shpresonte të ndërtonte një utopi tropikale. Kur një kongresist vizitoi këtë bashkësi, së bashku me tre gazetarë, për të hetuar në lidhje me pretendimet për abuzime, ata u qëlluan dhe u vranë në përpjekje për t’u larguar. Pas kësaj ngjarjeje, 913 anëtarë të bashkësisë - përfshirë qindra fëmijë - pinë aromatizues të helmuar në një prej vetëvrasjeve më masive.


2.11 Jezusi i Zi - Në Guinen e Re, në disa zona të thella, ishte themeluar një sekt i quajtur “Jezusi i Zi”. Themelues i këtij sekti ishte Steven Tari. Ky sekt ishte ndër sektet më barbare, ngase nga prijësi i tyre bëhej dhunimi i të miturve, mbytja e tyre dhe në fund, si pjesë e profetësisë së të dërguarit të Zotit, ai e pinte gjakun e viktimave.
Tari kishte mijëra adhurues fshatarë, të cilët besonin në mësimet e tij fetare. Ai kishte inkurajuar vajzat e reja që të martoheshin me të, duke thënë se kjo ishte pjesë e profetësisë së dhënë nga Zoti. Një dëshmitare u ka treguar hetuesve se ishte e pranishme kur “Zoti” Tari ia kishte prerë fytin bijës së saj dhe pastaj ia kishte pirë gjakun
Stiven Tare, profetësinë e tij e kishte proklamuar në emër të të dërguarit nga Zoti. Ky i ashtuquajtur i dërguar nga Zoti, u arrestua me ndihmën e Kishës Luteriane, e cila ndihmoi në kapjen e tij.
Keqpërdorimet e ndryshme të besimit fetar nuk mund t’i veshën fesë apo besimeve fetare ku ato shfaqen. Ndonëse, këto dhe llojet e tjera të keqpërdorimit të fesë kanë ndikim në sigurinë e vendeve ku ato ndodhen
Pra të gjithë ato grupe cilat do qofshin ato duhet luftuar pamëshirshëm për të mundësuar që njerëzit të jetojnë në paç aty ku janë. Të dënohen dhe të ndiqen të gjithë ata që ngjallin këto urrejtjeje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi