Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë

Shko poshtë

Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë Empty Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 7:43 pm

Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë


Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë Largea_is1348579380
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka deklaruar sot se është kundër dialogut politik me Serbinë.
Si duket Mustafa i ka rënë pishman për deklarimet e tij të para disa ditëve nga Londra kur ka thënë se Kosova duhet të negociojë me Serbinë, edhe pse ai ka thënë se është keqinterpretuar deklarata e tij.
Ai sot gjatë një aktiviteti të Komunës së Prishtinës, në sheshin Nëna Terezë, i pyetur nga gazetarët për këtë temë, ka thënë se bisedimet politike me Serbinë kanë marr fund në Vjenë dhe me Serbinë nuk ka për çfarë të bisedohet më.
“Konsiderojmë se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar në dialogun e Vjenës. Ne jemi që të bisedojmë me qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe ata të veriut, por jo me Serbinë. Ne me Serbinë mund të bisedojmë vetëm si dy shtete fqinjë, ashtu siç mund të bisedojmë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi”, ka thënë të martën kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Këto komente i ka bërë pas hapjes së Panairit të Vlerave Kulturore, Trashëgimisë Kulturore.
Ndryshe ky është edicioni i tetë me radhe i organizimit të këtij panairi nga Komuna e Prishtinës. Kosova është shteti i 49 që ka marrë pëlqimin nga Komisioni Evropian për organizimin e një panairi të tillë, në të cilin forcohen lidhjet ndërkulturore në mes të vendeve të ndryshme të Evropës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi