Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua një shqiptar

Shko poshtë

Në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua një shqiptar Empty Në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua një shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 10:13 pm

Në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua një shqiptar




Në pjesën veriore të Mitrovicës u sulmua një shqiptar Largea_mitrovica_veriu1348572837
Shqiptari 22 vjeçar, E. Dansefaj, mbrëmë është sulmuar fizikisht nga një grup i personave të paidentifikuar në pjesën veriore të Mitrovicës, ka njoftuar policia.

Shqiptari ka pasur shenja të dukshme të lëndimeve dhe dhëmbë të thyer, të shkaktuara nga sulmuesit.

Sipas policisë, sulmi kishte ndodhur mbrëmë në orën 21:20, afër lokalit “Padrino”.

Rasti është regjistruar si vepër kriminale “sulm fizik dhe lëndim i rëndë trupor”, i motivuar mbi paragjykime dhe nga urrejtja etnike, ndërsa besohet se veprimet e tilla janë të organizuara nga grupe të strukturave të të rinjëve të përkatësisë etnike serbe, thotë policia e Kosovës.

Drejtoria rajonale e policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka kërkuar me përgjegjësi nga stafi udhëheqës i stacionit policor veri në Mitrovicë, që ta trajtoj me prioritet identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi