Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Shko poshtë

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Empty Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2009 4:56 pm

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Visar_kryeziu-pervjetori006-490x320


Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës


Nga Express më 17.02.2009 në ora 14:33

Njëvjetori i pavarësisë është duke u festuar pothuajse në të gjithë qytetet e Kosovës, me përjashtim të pjesës veriore të Mitrovicës. Njësoj sikur vitin e kaluar, kur Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, edhe këtë vit, e njëjta atmosferë po mbizotëron nëpër rrugët e vendit.
Shumica e rrugëve kryesore nëpër këto qytetet janë bllokuar nga policia, e cila po përkujdeset për sigurinë e qytetarëve, të cilët kanë filluar një ditë më herët festën.

Për dallim prej qyteteve tjera, banorët e pjesës jugore të Mitrovicës janë duke festuar njëvjetorin e pavarësisë pa pjesën veriore të qytetet. Banorët e “Lagjes së Boshnjakëve”, thonë se frikësohen të festojnë njëvjetorin e pavarësisë, pasi ekziston rreziku që në çdo moment të shpërthej dhuna ndëretnike.

Edhe pse janë shtuar masat e sigurisë në këtë qytet, sipas policisë gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe nën kontroll.

“Deri më tani gjithçka është duke shkuar mirë dhe ne jemi të përgatitur për secilën situatë”, tha për Express, Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti.

Flamuri i Kosovës, përkrah me flamurin shqiptar kuq e zi, dhe flamuri i SHBA-ve kanë stolisur sot edhe rrugët e kryeqytetit.

Ushtimë tupanësh, muzikë patriotike kushtuar lirisë së vendit dhe krisma fishekzjarrësh, nuk janë lënë aspak anesh edhe këtë vit.

Për të shtuar me shumë atmosferën festive, sot në mesditë, në shumë qytete të Kosovës, nxënës të shkollave fillore e të mesme kanë defiluar me pelerina në shenjë të flamurit të Kosovës.

Për mundësimin e qarkullimit sa më të lirshëm të të gjithë kosovarëve që ia kanë mësyrë kryeqytetin për festimin e pavarësisë, Policia e Kosovës ka marrë vendim që prej sot nga ora 8 të mëngjesit janë bllokuar trajektorja që lidhë rrugët: “Nënë Tereza” nga semaforët kryesorë deri tek “Hotel Grand”; rruga
“Garibaldi” deri tek kryqëzimi me rrugën “Luan Haradinaj”, rruga “Luan Haradinaj” deri tek kryqëzimi me rrugën “Migjeni”, rruga “Migjeni” deri tek kryqëzimi me “Rrugën e UÇK-së”.

Ndërsa, varësisht nga rrjedha e aktiviteteve në Kryeqytet, mbetet në alternativë edhe bllokimi i “Rrugës së UÇK-së” deri te rrethi, tek Gjykata e Qarkut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Empty Re: Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2009 4:59 pm

Homazhe te varri i Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës


Nga Express më 17.02.2009 në ora 8:54

Me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në orën nëntë të ditës së sotme kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të vendosë kurora lulesh në Varrezat e Jasharëve në Prekaz. Po në këtë orë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të vendosë kurora lulesh para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Ambasadorë te vendeve të Qiuntit dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar takojnë kryeministrin dhe presidentin e Kosovës për t`i uruar atyre njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Përderisa Ramush Haradinaj bënë homazhe para lapidarit të Heroit të Kombit t Zahir Pajaziti dhe varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova , Nexhat Daci kryetari i LDD do të vë kurora lulesh pranë varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Homazhe pranë varrit të Ibrahim Rugovës dhe varrit të komandantit legjendar Adem Jashari do të bëjë edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli. Në orën 11 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca solemne me rastin e njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Empty Re: Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2009 5:00 pm

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Jetmir_idrizi_aak_dhurat_kopja_e_delkarates_se_pavarsise-490x320

Haradinaj: Viti i dytë i pavarësisë, më i vështirë


Nga Express më 17.02.2009 në ora 12:26

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, parashikon që viti i dytë i shtetësisë së Kosovës do të jetë shumë më i vështirë se ky i pari.

“Na presin një mori sprovash dhe problemesh, të cilat aktualisht nuk kanë adresë të mirëfilltë të zgjidhjes së tyre”, tha Haradinaj, në një konferencë me gazetarë, transmeton agjencia KosovaLive.

Ai i uroi të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndërsa nuk e la as këtë rast pa e kritikuar qeverinë aktuale për ngecje në shumë fusha e jetës.

Haradinaj tha se nuk mund të jetë rehat, kur është dëshmitar i shndërrimit të shtetit në pronë private të një udhëheqësie, e cila sipas tij, dëshiron të monopolizojë të gjitha të mirat e trashëguara, të gjithë historinë dhe ardhmërinë, dhe e cila e ka transformuar pushtetin në një korrupsion të organizuar.

Kryetari i AAK-së u shpreh pesimist për perspektivën e shtetit të Kosovës, me gjithë këta qytetarë të papunë dhe gjithnjë e më shumë të zhgënjyer.

“Shteti i Kosovës është shumë i ri, prandaj duhet të jemi të pjekur, të mençur dhe të guximshëm për ta ruajtur dhe për ta forcuar atë. Nuk mund të jemi ne mirë, nëse shteti i Kosovës është keq, nuk mund të jemi të qetë, nëse shteti i Kosovës nuk e ka të siguruar tërësinë e tij territoriale”, tha Haradinaj, citon KosovaLive.

Ndërkaq sa i përket paralajmërimit të serbëve se në këtë njëvjetor të shpalljes së pavarësisë do të mblidhen në Zveçan dhe se do të mundohen të bëjnë provokime, Haradinaj tha se për këtë gjë qeveria është dashur të mendojë më herët, e jo sot.

Sipas tij, edhe ky fakt tregon dështimin e qeverisë në punën e saj, sepse nuk po arrin të krijojë strategji paraprake për të qenë e gatshme në parandalimin e provokimeve serbe.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Empty Re: Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2009 5:01 pm

Urojnë njëvjetorin e shtetësisë


Nga Express më 17.02.2009 në ora 13:04

Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi sot në mëngjes kanë pritur ambasadorët e shteteve të ndryshme të akredituar në Prishtinë, si dhe zyrtarët e misioneve ndërkombëtare, të cilët kanë uruar ata dhe popullin e Kosovës me rastin e njëvjetorit të pavarësisë.

Zyrtarët ndërkombëtarë kanë konfirmuar se do të vazhdojnë ta ndihmojnë shtetin e Kosovës, i cili po feston njëvjetorin e pavarësisë.

“Tash e tutje, ne jemi të përkushtuar ta vazhdojmë mbështetjen e fuqishme, në mënyrë që Kosova të ecë edhe më tej në rrugën e saj. Kosova do të jetë vend i lirë dhe demokratik, i të gjitha komuniteteve”, vlerësoi Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Edhe ambasadorja amerikane, Tina Kaidanow, tha se populli i Kosovës duhet të jetë krenar për punën e bërë deri tash dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes amerikane në rrugën përpara.

Presidenti Sejdiu, falënderoi shtetet që kanë njohur Kosovën dhe rolin që kanë luajtur ato për një vit.

“Urimet tuaja dhe janë inkurajim i madh për ne dhe qytetarët tanë. Kosova ka një përcaktim. Do të jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve me një kujdes të veçantë ndaj komuniteteve pakicë”, tha Sejdiu.

Ndërsa, Kryeministri Hashim Thaçi falënderoi shtetet që kanë njohur Kosovën. “Falënderojmë për mbështetjen që i ka dhënë vendit për fuqizim dhe në rrugën drejt integrimeve”, tha Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës Empty Re: Festohet pa pjesën veriore të Mitrovicës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi