Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik

Shko poshtë

Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik Empty Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 25, 2012 10:16 pm

Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik
Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik 211569_1563102666_1056832408_n

FOLEJA E KRIMBIT
(Cikli i tretë i librit të parë, KU I LA LISAT ERA, 1990 )

FLETA E BARDHË

Ti je krejtësisht e bardhë
Fletë e pashkruar
Virgjëreshë

Vjen koha frika shqetësimi
Hapësirës sate pikin njollat

Ti s’je më e lirë e dlirë

Lapsi i theshtë
Me dorën e dikujt
Cënon bardhësinë

Goma nuk i shlyen gabimet
Ajo përshkëllinë sall bukurinë

Ajo që mbolle mbinë


FLETË E ZEZË

Fushës sate të bardhë
Lapsi nxin në endjet e veta
-Një botë e tërë shkarravitë shkrrabla në ty

Fletë e shkruar
Vashë e nusëruar
U bëre e gjithkujt si e askujt

Nuse fytyrëshkruar
Fushës sate epshet shfryn
Një botë laramane çapkëne

U mashtrove nga ëndërrat
Frika se do vdesësh e virgjër

E mira syqorre
Pa rojë në fushë
Me dhëmbët lazdranë në gushë


SËMUNDJA E DHËMBIT

(Kjo poezi, në vitin 1979 është shpërblyer me vendin e dytë, në konkursin anonim letrar të revistës letrare JETA E RE, Prishtinë)

1. (Në dhëmb krimbi)

Në rrënjën tënde
Krimbi ka zënë vend

Të therë
Të helmon
Të shtrëngon

Zemrën tënde kërkon fole
Po u vendos aty
Nga shtrati ti dole

Në rrënjën tënde
Krimbi bëri vend

Nxirre atë rrënjë

Shërimi yt
Shpëtimi i të tjerëve


2.(Dhëmbi artificial)

Dhëmb i ngjitur
Artificialisht

Plotëson një vend
Të mbetur bosh
Përherë me rojë

Dhëmb i ngjitur
Artificialisht

Pa rrënjë
Shtyllat nuk të mbajnë
Përherë

Je e nuk je

Dhëmb i ngjitur
Artificialisht
Mbulon tonën shëmti

Asgjë tjetër


3. (Dhëmb i fëmijërisë)

Shpejt u mplake
Jetëshkurtri im
Dhëmbi i fëmijërisë

Më i vogli dhëmb
Më i dashuri
Më i bukuri dhëmb

Të hodha mbi kulm
Të shtëpisë
Për një dhëmb më të ri

Korbat s’di ka të kanë batur
S’di ka të kanë çartur

Jetëshkurtri im
Mashtrimi im
Dhëmbi i fëmijërisë


Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik 408567_3496948833437_634306517_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi