Sabit Rrustemi: Vjen një grishë prej mali (Cikël poezish)
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi: Vjen një grishë prej mali (Cikël poezish)
Sabit Rrustemi
VJEN NJË GRISHË PREJ MALI
PËR ZGJIMIN TËND
një Mëngjes i Mirë
e kaltëror
me një zemërlule
nuk mjafton
për zgjimin tënd
të aurortë
ti
dëshiron dhe një puthje
një përqafim
një seancë dashurie
ti pret
për një ditë tërësisht të mbarë
pritja përzjarret dashurisht
mes sysh tanë
çelë ajo trëndafile
fytyrës sate
e ma kënaq këtë shpirt
(21 nëntor 2009)
TEK UNË
e tëra je tek unë
përmes asaj stine të hershme
atyre drithmave që na mikluan
nëpër të tjera stinë
sa rrugë shkelëm
sa dritare cakërruam
kthinave të padukshme të shpirtit
përbiruam
deri tek puthjet
që ëndërruam
......
e tëra je tek unë
përmidis qendrës trupore
frymëmarrjen tënde dëgjoj
dhe atë puls zemre
tek hapet e mbyllet
me një ritëm dashurie
eci tutje
drejt atij stacioni buzësh
një biletë puthjesh
mes gjuhësh kërkojmë
po sytë
më thellë depërtojnë
tek ai plazh shpirti
tek ajo parajsë dashurie
ndalen
shtrihen
e shkrihen
për jetë e mot
(21 Nëntor 2009)
PRITJA E PASOSUR
Tek sa u zgjua, hapi dritaren.
Ajo ish vizatuar si pritja, në atë vazo prej luleje.
E preku lehtas, përmes një shpupurishje flokësh, faqesh.
Pastaj, ngadalë hyri nën mbulesën e saj prej nate, avullit të ngrohtë të zemrës.
Me faqe, me gjuhë, me krejt qenien e tij, u bë një me të, nga majat e gishtave, deri tek ato buzë kuqërreme.
E vërshoi me puthje, për një zgjim të këndshëm, për një ditë të mbarë, të përjetshme nëpër vargndjenjat e tij.
- Kështu, do të të vijë, çdo mëngjes, përmes një puthjeje. Dhe, çdo mbrëmje, përmes një ëndrreje, I tha.
Pritja nuk ka të sosur.
(22 Nëntor 2009)
NË FRONIN E ZEMRËS
si mund të të pres
kur brenda të kam
në fronin e zemrës
me verën e pemës sonë
në krye oxhaku
shtrirë
kur fjalët pushojnë
lëkurat e qullura
prej kënaqësisë
i lajmë sërish
rrobat lozin në ballkon
me gjuhët e erës
II
a të nxjerr në publik
për një expresso të shkurtë
apo shetitje në park
gjithçka është zhveshur
deri në lëkurë
edhe une e ti në tanët sy
dashuria ime
publiku yt
unë jam
në fronin e zemrës të kam
kur duam
në çdo kohë çmallemi
përmes kësaj natyre
sa të butë
e të ngrohtë
krejt zemër
me miliona puthjesh
që pushtojnë universin
e nuk shterrojnë
më sa dashuria
aty në fronin e zemrës
paqtoje atë dëshirë zjarri
shpërbleje kryenegritjen time
me atë paqe shpirti
(23 Nëntor 2009)
TITULL JE TI
çdo hapje buzësh nga unë
kudo që jam
afër a larg
me fjalë a pa fjalë
qoftë edhe vetëm pëshpërimë
merre si puthje
si ledhatim
merre si përqafim
e mbaje në gji
a kudo ti
Shpirti Im
se dua
në çdo kohë
në çdo vend
atë aromë të ta shijoj
përmes buzësh të mia
(25 Nëntor 2009)
ME TËNDEN DASHURI
se si më ndezë kaq lehtë
kaq shpejt
përmes një fjale
tek më kërkon
ajo ëndërr jete
e unë prush bëhem
i tëri
nga përndezjet
e gjuhës sate
a nuk shtrihet dhe mbi ty
kjo valë zjarrmie
a nuk të ndezë si mua
ajo ekstazë mrekullie
lugut të dafinës
krojeve të venerës
tek ajo maje mali
në plisore
a nuk të grishë
të na zgjojë ajo puthje e kaltër
e një mëngjesi me diell
unë tashmë jam aty
në tëndin gji
tek ai bli
tërë ditën me ty
zjarrit të ndezur
iso i mbanë
një mbrëmje me puhi
pastaj dhe hëna
tek lëma
dritë na bën
dhe një imazh
tek thellohemi
atij universi krejt dashuri
të përndezur deri në hi
(29 Nëntor 2009)
NJË PUTHJE ËSHTË PAK
Kjo natë e ikur
rigoi shi
rigoi dashuri
në mua
në ty
e ëmbla ime
më merr sërish në gji
aty tek je ti
në tënden ngrohtësi
përjetshëm të mbetem
nën atë qiell
nën atë emër
sa të moçëm
sa të ri
dashuri
një puthje është pak
për mua
për ty
etjen nuk e shuan
këtij mëngjesi
të vranët me shi
më mbaj dhe pak aty në gji
të ta përkëdhelë atë luleloçkë
me dashuri
Me një puthje
nuk shkunden ato re
nuk hapet ajo kupë e kaltër
mbi ne
puthmë e dashur
në pakufi
3 dhjetor 2009
NGJITAS BUZËS SATE JAM
Çepuri Im
ti gur i madh i zemrës sime
që fsheh dhimbjet tua para meje
për t'ma ruajtur këtë buzëqeshje
këtë hap të jetes sime drejt teje...
as këtë të dielë nuk të trokita
nuk të preka
as putha faqen tënde ngjyrë ari...
ti je aty
i palëkundur kohëharsh
hije e rreze e jetës sime
nuk ikën nga ti
sall këtë të dielë
mungoj
Tempulli im i dashur...
oh
sa i zbrazët jam
sa i xhveshur
një fund vjeshte i trishtuar
i pambuluar
dhe pa një bardhësi paqeje...
Çepuri im
më merr sikur jam aty
me ty
edhe këtë të dielë...
më fal
e më prano
në gjiun tënd
kurdo që të arrijë
strehë e përjetshme
e shpirtit tim
ti tembull i heshtur
e i hapur
Çepur
aty ngjitas buzës sate jam
në çdo kohë
në secilin çast
(6 Dhjetor 2009)
BUZËQESHJEN E SAJ SHIJOJ
kur buzeqesh ajo
unë flakëroj
drejt saj hapëroj
asnjë gjysmërreth
nuk mund të më ndal
ta arrijë
e të shkrihem nën ata sy
kur buzëqesh ajo
unë festoj
çastin më të lumtur
nën atë sy të bukur
tek më fton pranon
të tërin brenda saj
kur më buzeqesh
po ajo parreshtur më buzëqesh
më fton e më pret
më dëshiron
brenda zemrës sime çelë
bleron
buzëqeshjen e saj
edhe tash e shijoj
(8 Dhjetor 2009)
PRISTE SI NJË ËNDËRR
ajo priste si një ëndërr
skaj bebëzave të mia
e kapa për dore
të tërën
me krejt shpirtin tim
në dhomën më të ngrohtë
të qenies sime
e vendosa përjetësisht
të plotë
si hënën në të pesëmbëdhjetë
me atë fytyrë që shëndritë
e rri e çelur
në sytë e mi
aromën e saj
edhe tash e thithë
me afshin e zemrës
e shijoj
të lumin çast uroj
që këtu e kam
dëgjojeni
tek pulson parreshtur
ora ime e dashurisë
(9 Dhjetor 2009)
MONOLOGU I KRONIT t' MIRË
buroj prej zemrës malit
nëpër dejt e kësaj toke
plasave prej guri përbirohem
a rrënjëve të kësaj shkoze
mbush me ujë atë gotë shprese
për ato buzë që i kaplon etja
kur mungon ajo që dua
vjen një grishë prej mali
më ngushëllon mua
po unë rrjedh e s'ndalem
rrjedh e vijë
atje ku më pret Ti
dhe jotja dashuri
(10 Dhjetor 2009)
TË FALEM PËRJETËSISHT
Ty
Letër e bardhë
hapësirë e paqtë
ty natyrë e pazhurshme
e shpirtit tim
. të falem çdo çast
të falem përjetësisht
që po më pranon hapur
qetësisht
të tërin
ashtu si jam
me krejt këtë dashuri
këtë zjarr që vlon në gji
e derdhet shrkonjash
vargjesh
në Ty
dhe ti nuk rudhesh
nuk ikën nga unë
shtrihesh prore para meje
me krejt atë bardhësi
për timen dashuri
që është vetën një
dhe ajo e di
si Zoti vetë
Të falem
Letër e bardhë
të dua përjetësisht
për këtë hapësirë
ku shprehem lirisht
për Lulen e Shpirtit tim
sot e përjetësisht
Të falem
Letër e bardhë
hapësirë e paqtë
e shpirtit tim....
(11 Dhjetor 2009)
VJEN NJË GRISHË PREJ MALI
PËR ZGJIMIN TËND
një Mëngjes i Mirë
e kaltëror
me një zemërlule
nuk mjafton
për zgjimin tënd
të aurortë
ti
dëshiron dhe një puthje
një përqafim
një seancë dashurie
ti pret
për një ditë tërësisht të mbarë
pritja përzjarret dashurisht
mes sysh tanë
çelë ajo trëndafile
fytyrës sate
e ma kënaq këtë shpirt
(21 nëntor 2009)
TEK UNË
e tëra je tek unë
përmes asaj stine të hershme
atyre drithmave që na mikluan
nëpër të tjera stinë
sa rrugë shkelëm
sa dritare cakërruam
kthinave të padukshme të shpirtit
përbiruam
deri tek puthjet
që ëndërruam
......
e tëra je tek unë
përmidis qendrës trupore
frymëmarrjen tënde dëgjoj
dhe atë puls zemre
tek hapet e mbyllet
me një ritëm dashurie
eci tutje
drejt atij stacioni buzësh
një biletë puthjesh
mes gjuhësh kërkojmë
po sytë
më thellë depërtojnë
tek ai plazh shpirti
tek ajo parajsë dashurie
ndalen
shtrihen
e shkrihen
për jetë e mot
(21 Nëntor 2009)
PRITJA E PASOSUR
Tek sa u zgjua, hapi dritaren.
Ajo ish vizatuar si pritja, në atë vazo prej luleje.
E preku lehtas, përmes një shpupurishje flokësh, faqesh.
Pastaj, ngadalë hyri nën mbulesën e saj prej nate, avullit të ngrohtë të zemrës.
Me faqe, me gjuhë, me krejt qenien e tij, u bë një me të, nga majat e gishtave, deri tek ato buzë kuqërreme.
E vërshoi me puthje, për një zgjim të këndshëm, për një ditë të mbarë, të përjetshme nëpër vargndjenjat e tij.
- Kështu, do të të vijë, çdo mëngjes, përmes një puthjeje. Dhe, çdo mbrëmje, përmes një ëndrreje, I tha.
Pritja nuk ka të sosur.
(22 Nëntor 2009)
NË FRONIN E ZEMRËS
si mund të të pres
kur brenda të kam
në fronin e zemrës
me verën e pemës sonë
në krye oxhaku
shtrirë
kur fjalët pushojnë
lëkurat e qullura
prej kënaqësisë
i lajmë sërish
rrobat lozin në ballkon
me gjuhët e erës
II
a të nxjerr në publik
për një expresso të shkurtë
apo shetitje në park
gjithçka është zhveshur
deri në lëkurë
edhe une e ti në tanët sy
dashuria ime
publiku yt
unë jam
në fronin e zemrës të kam
kur duam
në çdo kohë çmallemi
përmes kësaj natyre
sa të butë
e të ngrohtë
krejt zemër
me miliona puthjesh
që pushtojnë universin
e nuk shterrojnë
më sa dashuria
aty në fronin e zemrës
paqtoje atë dëshirë zjarri
shpërbleje kryenegritjen time
me atë paqe shpirti
(23 Nëntor 2009)
TITULL JE TI
çdo hapje buzësh nga unë
kudo që jam
afër a larg
me fjalë a pa fjalë
qoftë edhe vetëm pëshpërimë
merre si puthje
si ledhatim
merre si përqafim
e mbaje në gji
a kudo ti
Shpirti Im
se dua
në çdo kohë
në çdo vend
atë aromë të ta shijoj
përmes buzësh të mia
(25 Nëntor 2009)
ME TËNDEN DASHURI
se si më ndezë kaq lehtë
kaq shpejt
përmes një fjale
tek më kërkon
ajo ëndërr jete
e unë prush bëhem
i tëri
nga përndezjet
e gjuhës sate
a nuk shtrihet dhe mbi ty
kjo valë zjarrmie
a nuk të ndezë si mua
ajo ekstazë mrekullie
lugut të dafinës
krojeve të venerës
tek ajo maje mali
në plisore
a nuk të grishë
të na zgjojë ajo puthje e kaltër
e një mëngjesi me diell
unë tashmë jam aty
në tëndin gji
tek ai bli
tërë ditën me ty
zjarrit të ndezur
iso i mbanë
një mbrëmje me puhi
pastaj dhe hëna
tek lëma
dritë na bën
dhe një imazh
tek thellohemi
atij universi krejt dashuri
të përndezur deri në hi
(29 Nëntor 2009)
NJË PUTHJE ËSHTË PAK
Kjo natë e ikur
rigoi shi
rigoi dashuri
në mua
në ty
e ëmbla ime
më merr sërish në gji
aty tek je ti
në tënden ngrohtësi
përjetshëm të mbetem
nën atë qiell
nën atë emër
sa të moçëm
sa të ri
dashuri
një puthje është pak
për mua
për ty
etjen nuk e shuan
këtij mëngjesi
të vranët me shi
më mbaj dhe pak aty në gji
të ta përkëdhelë atë luleloçkë
me dashuri
Me një puthje
nuk shkunden ato re
nuk hapet ajo kupë e kaltër
mbi ne
puthmë e dashur
në pakufi
3 dhjetor 2009
NGJITAS BUZËS SATE JAM
Çepuri Im
ti gur i madh i zemrës sime
që fsheh dhimbjet tua para meje
për t'ma ruajtur këtë buzëqeshje
këtë hap të jetes sime drejt teje...
as këtë të dielë nuk të trokita
nuk të preka
as putha faqen tënde ngjyrë ari...
ti je aty
i palëkundur kohëharsh
hije e rreze e jetës sime
nuk ikën nga ti
sall këtë të dielë
mungoj
Tempulli im i dashur...
oh
sa i zbrazët jam
sa i xhveshur
një fund vjeshte i trishtuar
i pambuluar
dhe pa një bardhësi paqeje...
Çepuri im
më merr sikur jam aty
me ty
edhe këtë të dielë...
më fal
e më prano
në gjiun tënd
kurdo që të arrijë
strehë e përjetshme
e shpirtit tim
ti tembull i heshtur
e i hapur
Çepur
aty ngjitas buzës sate jam
në çdo kohë
në secilin çast
(6 Dhjetor 2009)
BUZËQESHJEN E SAJ SHIJOJ
kur buzeqesh ajo
unë flakëroj
drejt saj hapëroj
asnjë gjysmërreth
nuk mund të më ndal
ta arrijë
e të shkrihem nën ata sy
kur buzëqesh ajo
unë festoj
çastin më të lumtur
nën atë sy të bukur
tek më fton pranon
të tërin brenda saj
kur më buzeqesh
po ajo parreshtur më buzëqesh
më fton e më pret
më dëshiron
brenda zemrës sime çelë
bleron
buzëqeshjen e saj
edhe tash e shijoj
(8 Dhjetor 2009)
PRISTE SI NJË ËNDËRR
ajo priste si një ëndërr
skaj bebëzave të mia
e kapa për dore
të tërën
me krejt shpirtin tim
në dhomën më të ngrohtë
të qenies sime
e vendosa përjetësisht
të plotë
si hënën në të pesëmbëdhjetë
me atë fytyrë që shëndritë
e rri e çelur
në sytë e mi
aromën e saj
edhe tash e thithë
me afshin e zemrës
e shijoj
të lumin çast uroj
që këtu e kam
dëgjojeni
tek pulson parreshtur
ora ime e dashurisë
(9 Dhjetor 2009)
MONOLOGU I KRONIT t' MIRË
buroj prej zemrës malit
nëpër dejt e kësaj toke
plasave prej guri përbirohem
a rrënjëve të kësaj shkoze
mbush me ujë atë gotë shprese
për ato buzë që i kaplon etja
kur mungon ajo që dua
vjen një grishë prej mali
më ngushëllon mua
po unë rrjedh e s'ndalem
rrjedh e vijë
atje ku më pret Ti
dhe jotja dashuri
(10 Dhjetor 2009)
TË FALEM PËRJETËSISHT
Ty
Letër e bardhë
hapësirë e paqtë
ty natyrë e pazhurshme
e shpirtit tim
. të falem çdo çast
të falem përjetësisht
që po më pranon hapur
qetësisht
të tërin
ashtu si jam
me krejt këtë dashuri
këtë zjarr që vlon në gji
e derdhet shrkonjash
vargjesh
në Ty
dhe ti nuk rudhesh
nuk ikën nga unë
shtrihesh prore para meje
me krejt atë bardhësi
për timen dashuri
që është vetën një
dhe ajo e di
si Zoti vetë
Të falem
Letër e bardhë
të dua përjetësisht
për këtë hapësirë
ku shprehem lirisht
për Lulen e Shpirtit tim
sot e përjetësisht
Të falem
Letër e bardhë
hapësirë e paqtë
e shpirtit tim....
(11 Dhjetor 2009)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi: Zjarrmi e kthjelltë (cikël poezish)
» Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik
» Nga libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Rrahim Sadiku dhe Sabit Rrustemi
» Sabit Rrustemi: Tubë poezish me një dashuri
» Sabit Rrustemi: KËPUCË PREJ LËKURËS SIME
» Sabit Rrustemi vjen me një cikël poetik
» Nga libri i Sabit Rrustemit "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Rrahim Sadiku dhe Sabit Rrustemi
» Sabit Rrustemi: Tubë poezish me një dashuri
» Sabit Rrustemi: KËPUCË PREJ LËKURËS SIME
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi