Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi

Shko poshtë

Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi Empty Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 7:40 pm

Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi


Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi Largea_ian-cliff1348816034
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff, ka kërkuar nisjen urgjent të dialogut Kosovë-Serbi. Në një intervistë për mediat kosovare, Cliff ka theksuar se Londra dhe Bashkimi Europian e konsiderojnë dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë si një çështje të vonuar, dhe nisja e tij nuk mund të presë.


Sipas ambasadorit britanik, dialogu duhet të fillojë para zgjedhjeve që mund të mbahen në Kosovë, ndërkaq që ideja e zgjedhjeve të parakohshme, sipas tij, nuk është e mirë.


Cliff ka shpjeguar se plani i baroneshës Ashton për normalizim të marrëdhënieve, por edhe të gjitha angazhimet për veriun nuk do ta rrezikojnë funksionimin e Kosovës, pasi sipas tij zgjerimi i qeverisjes lokale nuk e rrezikon pushtetin qëndror.


Ai ka kërkuar nga shoqëria kosovare dhe mediat të flasin më shumë për zyrtarët e shtetit të përfshirë në sfera të ndryshme kriminale, që duhet të japin dorëheqje. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është e komplikuar, por nuk është e humbur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi