Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkësia Islame e Kosovës respekton rrugën institucionale

Shko poshtë

Bashkësia Islame e Kosovës respekton rrugën institucionale Empty Bashkësia Islame e Kosovës respekton rrugën institucionale

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 07, 2011 12:55 am


Bashkësia Islame e Kosovës respekton rrugën institucionale

Bashkësia Islame e Kosovës respekton rrugën institucionale 88naim-ternava06_

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që ndërlidhen me realizimin e të drejtave fetare në vend. Këto të fundit, siç thuhet, kanë të bëjnë me të drejtën e shkollimit në sistemin publik për nxënësit që bartin shaminë, futjen e edukatës fetare në shkolla, ndarjen e vendit për Xhaminë në Prishtinë etj.

"Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës angazhohet që të realizohen të gjitha të drejtat e besimtarëve, e para së gjithash e drejta për shkollim, punësim, arsimim e vend dinjitoz për xhami. Konsiderojmë që këto të drejta janë legjitime dhe në bashkëpunim me institucionet e vendit do të gjejmë zgjidhje ligjore e kushtetuese", thuhet në kumtesën e BIK-ut.

Sipas së njëjtës, BIK-u nuk mbështet dhe as që do të mbështesë "asnjë lloj proteste, manifestimi, qëndrimi a platforme politike, që është bërë dhe shfaqur kohëve të fundit".

"Kryesia e Bashkësisë Islame shpreh gatishmërinë për respektimin e rrugës institucionale dhe jemi të bindur që institucionet tona me përgjegjësi do të kryejnë detyrat e veta ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës, besimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës", thuhet pos tjerash në komunikatën e BIK-ut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi