Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Dora e Zezë", akoma aktive në terrorizëm

Shko poshtë

"Dora e Zezë", akoma aktive në terrorizëm Empty "Dora e Zezë", akoma aktive në terrorizëm

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 30, 2012 11:07 pm

"Dora e Zezë", akoma aktive në terrorizëm


"Dora e Zezë", akoma aktive në terrorizëm Largea_dhuna-serbe1349025212
Propagandimi i religjionit përmes organizatave të ndryshme militante-religjioze në botë dhe gjuha e padinjitetshme njëdimenzionale, se njerëz të mirë janë vetëm ata të fesë sime, apo ata që praktikojnë ritin – sektin tim fetar fatkeqësisht po gjen mbështetje jo vetëm nga klerikë, por edhe nga zyrtarë të ndryshëm shtetërorë.

Duket se kriza ekonomike ka rritur frikën e pakuptimtë të njerëzve ndaj njëri tjetrit, të përkatësive të ndryshme religjioze, duke kryer krime monstruoze kundër njerëzimit për të ekspozuar fuqinë e religjionit, duke gjetur përkrahje edhe nga politika, si instrument për të realizuar qëllimet politike.

A nuk filloi kështu lufta e Serbisë kundër jo-serbëve, apo jo-ortodoksëve? Marshimi i makinerisë ushtarake serbe për të kryer krimet më monstruoze dhe më të turpshme kundër njerëzimit, në esencë ishte neofashiste, përveç karakterit shfarosës të multikulturalizmit, filloi me sponzorimin medial të kishës, e cila shfaqi haptas pretendime territoriale fetare kundër të tjerëve jo serb, jo kundër republikave me shumicë dominante ortodokse, çfarë ishin Mali i Zi dhe Maqedonia.

Lufta gjenocidale serbe e shtetit, edhe partitë politike serbe krijuan eshalonët e shkatërrimit masiv të njerëzve, çdo ndërhyrje e militarëve dhe paramilitarëve serb filloi me bekimin e Kishës ortodokse serbe, arrinte aty ku kishte të tjerë, jo-serbë, në fillim u sulmua Sllovenia me një shumicë dominante katolike, pastaj Kroacia duke zbrazur përfundimisht dufin e egër shtazarak kundër Bosnjës e Hercegovinës multikulturore dhe multireligjioze dhe kundër Kosovës shqiptare, e cila fetarisht ishte neutrale...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi