Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK

Shko poshtë

Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK Empty Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 1:16 pm

Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK


Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK 44251_10151108742819495_976518100_n
Anton Kolaj i duhet LDK-së sepse ia rikthen kësaj partie organizimin dhe masovizimin e viteve 90-ta jo vetëm si emër por edhe si përvojë.
Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK 274865_708934494_278213755_n
Bajrush Morina

Kur më vitin 1992 në konferencën e parë për media, në krahun e djathtë të presidentit Ibrahim Rugova u ul një djalë i ri, me pamje tepër serioze për moshën që kishte dhe me një emër pothuaja të panjohur deri më atë ditë nga opinioni medial e publik në Kosovë, shumica e gazetarëve që ishin të pranishëm në këtë konferencë për shtyp të presidentit Ibrahim Rugova, e sigurisht edhe shumica anëtarësisë së gjerë të LDK-së kanë pyetur: Kush qenka ky Antoni?
Me kohë, Anton Kolaj u bë emër dhe figurë e njohur jo vetëm e LDK-së. Ai jo vetëm se shfaqej rregullisht në krah të djathtë të presidentit Ibrahim Rugova në konferencat e rregullta për shtyp që mbaheshin në selinë e LDK-së në Prishtinë, por ishte emri dhe personaliteti që u bë i njohur në aktivet e strukturat organizative të LDK-së. Madje ishte një kohë kur për të gjitha organizimet e brendshme në LDK, presidenti Rugova u thoshte, sidomos aktivistëve në terren: “Merruni vesh me Antonin! Tregoni Antonit! Pyeteni Antonin! Vendosni si të ju thotë Antoni!”
Mos të harrojmë, të ishe krahu i djathtë i presidentit Ibrahim Rugova ishte edhe nder por edhe guxim. Nder sepse të nderonte me besimin e tij lideri më i nderuar i popullit shqiptar i shekullit XX, ndërsa ishte edhe guxim sepse në ato vite ishe njeriu më i rrezikuar dhe më i urryer i aparatit policor e ushtarak serb që ishte instaluar me dhunë në Kosovë.
Jo të gjithë ishin të nderuar si Anton Kolaj nga presidenti Ibrahim Rugova!
Jo të gjithë kishin guximin të uleshin fare pranë presidentit Ibrahim Rugova!
Kështu shkruan ndër të tjerash gazeta “Bota sot” edicioni i Kosovë.


Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK 561644_477967592237089_448714650_n

Bajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK 423732_477126435654538_423007606_nBajrush Morina:Anton Kolaj, ai që mund ta shtojë rugovizmin në LDK 601614_476672522366596_1323087376_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi