Mirëdon Fusha sjell:Nga kujtimet pë Aziz Zhilivoden
Faqja 1 e 1
Mirëdon Fusha sjell:Nga kujtimet pë Aziz Zhilivoden
Mirëdon Fusha sjell:Nga kujtimet pë Aziz Zhilivoden
Nipi i Azizit , Xhemaili tregon se kur ishte xhandar Azizi në Podujevë, në fshatin Lebanë ishte formua edhe gjandarmëria me pjesëtarë të nacionalitetit serb me lejën e pushtetit gjerman. Disa nga këta serbë dikur kishin bërë të kqija dhe kishin maltretua shumë herë shqiptarët. Kjo nuk i kishte pëlqyer Aziz Zhilivodës, prandaj kishte organizua me disa shokë llapjanë për t’i sulmuar dhe likuiduar xhandarët serbë në Lebajë. Një ditë e rrethojnë stacionin e xhandarmërisë në Lebajë. Më parë kishin kërkuar që të dorëzohen, por ata, pasi nuk kishin pranua, Azizi me shokë i vrasin të gjithë… Eprorët gjermanë kur kishin dëgjua për këtë ngjarje , menjëherë kishin marrë masa për zbulimin e autorëve. Mirëpo në Podujevë, gjatë kësaj kohe, prefekt ishte Jahë Fusha, njëri ndër të parët në atë kohë që kishte të kryer fakultetin. Ishte i mënqur, atdhetar i njohur dhe antikomunist i dalluar në këtë anë të Llapit. Ishte organizator i spikatur në mbrojtjen e kufirit
Kosovë-Serbi. Veprimtaria e tij atdhetare si nënprefekt gjatë kësaj periudhe ishte me rëndësi të vaçantë për popullin shqiptarë të Llapit. U vra nga forcat serbo-çetnike me 1944. Ai e kishte thirr Azizin dhe kishte biseduar për ngjarjen, pasi kishin dyshuar se këto vrasje mund t’i kishte bërë vetëm Aziz Zhilivoda. Jahë Fusha e çmonte personalitetin e Aziz Zhilivodës. Ai kishte lidhje dhe një bashkëpunim të mirë, prandaj nuk kishte dashur të insistojë në zbulimin e autorit, përkundrazi ishte përpjekur që ta msheh, prandaj eprorët gjermanë nuk kishin mundur t’i zbulojnë autorët e vërtetë të vrasjeve të gjandarëve serbë. Sipas Musë Begut nga Tërnava e Podujevës, pas një kohe (1944) kur pushteti dhe sundimi komunist kishte fillua të paraçitet në këtë hapsirë dhe e kishte pushtua Jugosllavinë e Kosovën, Jahë Fusha kishte thirr një ditë të gjithë kryetarët dhe këshilltarët llapjanë dhe i kishte porositur: “Nese komunistët gjatë pushtimit dhe sundimit marrin masa, çdo përgjegjësi dhe masë që ndërmerret ndaj jush, mbrohuni dhe për çdo gjë me fajsoni mua, sepse unë nuk kam kurfarë shanse që të shpëtoj”. Ai ishte një personalitet me qënderime të larta njerëzore dhe patriotike. Sakrifica për atdhe dhe për popullin shqiptarë ishte mbi të gjitha në mendjen e Jahë Fushës…
Faik Aziz Zhilivoda
Kujtimet e mia për Aziz Zhilivodën (1)
Më datën 27 shtator të vitit 1998 vendosa që të shkruaj një pjesë të së kaluarës së familjes Mujaj, për t'i kryer amanetet babgjyshit Mustafës, babës tim Aziz Zhilivodës dhe axhës tim Çerkinit, që aq shumë u sakrifikuan për ne. Gjithashtu dajëve të mi Avdiajve të Hadës dhe dajve të babës Abdullahajve të Vranidollit të Llapit dhe për t'i kryer obligimet e mia si bir i kësaj shtëpie.
Për të gjithë ata që mbajtën mbi supe tmerrin e kohës së turkut dhe shkaut dhe që qëndruan të patrembur dhe stoik gjatë gjithë jetës së tyre dhe na mësuan të jetojmë si njerëz të patrembur në ideale të larta kombëtare dhe njerëzore.
Lavdi i qoftë të madhit atë Gjergj Fishta që na e la "Lahutën e Malsis", si femijë e doja shumë këtë libër e tash ne të gjashtëdhjetat e vjetëve të mia i jam mirënjohës për të gjitha që na i la pas vetes.
Në bazë të gjeneratave që i mësova nga babgjyshi Mustafë Latifi. Paraardhësit tanë jetonin në Gllovotin, jo larg fshatit Zhilivodë, ku kemi jetuar. Deri në vitin 1980 në kohë të turkut, kjo familje i përkiste besimit të krishterë dhe i pari i familjes quhej Mikel Lekë Gjoni. Po në këtë vit pas kalimit në fe islame me dhunë edhe emrat është dashur të ndërrohen mjerisht. Në vijim të asaj kohe në atë fshat jetonte djali i madh i Mikelit, Muja i cili për shkaqe të mosdurimit të pushtetit turk detyrohet ta lëshojë shtëpinë dhe tokën dhe të ikë në malet e Çyçavicës. Ja po e shkruaj ngjarjen si e tregonte babgjyshi im.
Historiku i familjes Mujaj
Babgjyshi im ka qenë i mençur dhe i ka përcjellë kujtimet dhe amanetet e baballarëve të vet. Po në atë kohë sa ishin në fshatin Gllovotin, shkon Muja me marrë dru në malin e Çyçavicës, derisa ishin në mal, vjen një qaush i mbretit me disa tasildarë dhe zapti. Qaushi, shtatë tasildarë dhe katër zapti hyjnë në oborrin e shtëpisë së Mujës dhe pyesnin se ku është i zoti i shtëpisë!? Nëna e Mujës ju thotë së ai me djem janë shkuar me marrë dru në mal. Atëherë qaushi vret gjelin e shtëpisë dhe i thotë nënës së Mujës që ta përgatit për me ngrënë. Qaushi me zapti e tasildarë shkojnë në kullë dhe shtrihen të flenë.
Nuk vonohet shumë Muja dhe kthehet nga mali. Nëna i del përpara dhe e pyet:
- A u lodhe bre bir?
- Jo moj nanë, po ti a u lodhe? - e pyeti Muja, por Muja i sheh disa pika të gjakut në oborr dhe e pyet:
- Lumë nana, çka janë këto pika gjaku kështu? - pyeti Muja.
Nëna për mos mi treguar të birit, se e dinte se djemtë i zen hataja me turk i thotë:
- Biro e kam pre një gjel!
Në atë moment vjen një djalë i vëllaut të Mujës dhe i thotë: - Baba Mujë!?
- Fol ore bir!??
- Na e vrau qaushi gjelin! - thotë djali.
- Çfar çaushi ore!?
- Janë në kullë baba Mujë. - përgjigjet djali.
- Eu. - bërtet Muja, leni drutë bre, - ju bërtet vllaznive, rrokni martinat, - dhe hyjnë në kullë.
Qaushi me njerëzit e tij ishin kanë në gjumë.
- Qohuni bre qena, - ju kishte bërtit Muja.
- Kush ju dha leje të qitni me pushkë në oborrin tim dhe të vrisni pulat.
Pas pak fjalëve dëgjohen të shtëna në kullë, ku vritet qaushi i vetë njëmbëdhjeti. Ahëherë merr Muja anëtarët e familjes me ikë dhe me i shpëtue ata. E djegë shtepinë, pasurinë dhe gjithë turqit e vrarë dhe ia mësyen maleve të Çyçavicës ku edhe gjen strehim atje. Këtu ku kemi jetuar, prej të parëve tanë themelohet fshati Zhilivodë. Pastaj fillon Muja me e pre malin që ta bëntë tokë për bukë. Babgjyshi thoshte se shtatë herë ishte rrethue Muja prej ushtrisë dhe zaptisë së turkut, mirëpo Muja i thyente forcat turke me vllazni e djem. Një pjesë e mashkujve të Mujës ishin gjithnjë në roje, për mos me ju ra turqit tinëz siç e kanë pasur zakon. Muja vazhdon të punojë tokën buzë malit. Toka në mes të lumit Llap dhe Sitnicës ku tani është fshati Prelluzhë mbeti e ndjerë. Një ditë vjen një Beg prej Vushtrrisë dhe i thotë Mujës: - Nëse don me të shpëtue prej ekspeditave të turkut mundemi ta bëjmë një marrëveshje. Më jep toke dhe livadhet dhe unë ti hjeku qafe turqit.
Në atë kohë Muja jetonte në një bashkësi prej 63 anëtarësh. Mendohet Muja dhe konsultohet me vllazni dhe marrin vendim me e lanë tokën. I lanë afër 80 hektar tokë. Pasi Begu i merr tokat, i kolonizon me qerkez të ndjekur nga Rusia. Babgjyshi nuk e dinte në cilat vite kishin ndodhur këto ngjarje dhe sot e asaj dite qerkezët e kanë një pjesë të tokës sonë, e pjesën tjetër e kanë serbët e Prelluzhës. Pas okupimit të Kosovës në vitin 1912 nga Serbia vijnë zotrinjë taze të asaj kohe dhe secili i luante mexhat sipas nevojave të veta.
Maskara në mes të Krasmirovcit dhe Gradicës
Koha kalonte dhe vitet shkonin. Rëndohej pesha e robërisë mbi supet e të parëve tanë dhe në vitin 1919 poashtu në shtator, një ekspeditë e shkaut ia mësyen Çyçavicës dhe fshatit Zhilivodë. Pushka përhapet prej Zhilivode e deri në fshatin Kollë. Pas forcat serbe thehen nga shqiptarët, vijnë përforcime tjera nga ushtria serbe.
Në rrethin e Çyçavicës fillon lufta e madhe për jetë a vdekje. Pas shumë përpjekjeve nuk munden me i ba ballë forcave të Serbisë. Pjesa e luftëtarëve tanë tërhiqen thellë në zemrën e Çyçavicës. Po në këtë vit zihen 87 burra prej Kollës e deri në Zhilivodë nga forcat serbe. Të pa armatosur, pleq dhe të rinjtë pushkatohen dhe masakrohen që të gjithë në mes të fshatit Krasmirovc dhe Gradicë.
Në mes të këtyre të vrarëve nga shtëpia e Mujës ishte axha Shaban, vllau i babgjyshit tonë Mustafës, masakrohen në mënyrën më barbare. Në këtë masakër u vranë edhe Fazliu dhe Sejdiu 17 vjeçar.
Babgjyshi thoshte, - Kur jemi shkue me i marrë mashkujt tanë të vrarë, ishin kanë të zhveshur lakuriq. Teshat i kishin marrë fshatrat për rreth ku ishte bërë masakra. Mashkujt i kanë njohur përmes shenjave të trupit, aq keq ishin masakrue. I marrin 12 mashkujt në mes të tyre kishte qenë edhe një vajzë e masakruar. Vajza quhej Zylfie, e bija e Avdullit prej Zhilivode. Avdulli nuk kishte pas djem në atë kohë dhe vendosë që vajzën ta bëjë si djalë. Kurrë fshatarët e Zhilivodës nuk e kanë ditur se është vajzë dhe se emrin e ka pas Zylfie, por e kanë quajtur Syla i Avdullit. Pas kësaj masakre është konstatuar se Syla kishte qenë Zylfia, e bija e Avdullit 22 vjeçare.
Vllau i babgjyshit Shabani i vrarë i len 2 jetima Çerkinin dhe Qerimin.
Çerkini, Azizi dhe Qerimi e kanë pa babën e tyre, gjegjësisht axhën të masakruar dhe janë betuar te varri i tijse do ta marrin hakun e axhës Shaban dhe gjithë të tjerëve. Sipas tregimeve të babgjyshit tonë Mustafës shtëpia jonë e Mujajve mbeti në shënjestër të pushtetit të atëhershëm të Serbisë dhe gjatë krejt kohës fillon qëndresa prej burgimeve, persekutimeve, malltretimeve, vrasjeve dhe qëndrimi i paepur kombëtar dhe njerëzor. Vitet shkonin, koha kalonte.
Aziz Zhilivoda dhe pjesëmarrja e tij në NDSH
Baba jonë Azizi rritet, poashtu edhe Çerkini dhe Qerimi. Martohen që të tre dhe babgjyshi ia len përkujdesjen e shtëpisë Çerkinit. Baba, Azizi hynë në detyrën e xhandarmërisë shqiptare të asaj kohe. Në vitet që vijojnë Kosovën e ndajnë në mes gjermanët dhe italianët. Azizi gjendet në detyrë në Orllan të Podujevës, pastaj në Lluzhan dhe në fund në Besi. Disa vite më vonë kalon në Mitrovicë në gardën e Xhafer Devës. Pas largimit të gjermanëve dhe italianëve nga Kosova, shpartallohen këto formacione. Kosova pushtohet nga serbosllavët komunist. Këto formacione ndahen në grupe më të vogla dhe strehohen disa në Drenicë dhe disa në Çyçavicë.
Në atë kohë organizohen dhe riorganizohen formacione ushtarake nga Xhafer Deva, Marie Shllaku dhe Gjon Sereqi. Fillon lufta frontale dhe në prita kundër serbosllavëve. Po flasim vetëm për rrethin e Çyçavicës, Shalës dhe të Llapit, që na i la me gojë dhe shkrim baba ynë Aziz Zhilivoda.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faik Aziz Zhilivoda:Kujtimet e mia për Aziz Zhilivodën (1)
» Mirëdon Fusha sjell Poezinë:Robnisë
» MirëDon Fusha:E Bukura
» MirëDon Fusha:E vranë Azemin
» Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua!
» Mirëdon Fusha sjell Poezinë:Robnisë
» MirëDon Fusha:E Bukura
» MirëDon Fusha:E vranë Azemin
» Mirëdon Fusha:Unë Mimozën shumë e dua!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi