Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO

Shko poshtë

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Empty A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 3:37 pm

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO



A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO 1Në organizim të Parlamentit Studentor, sot në Prishtinë u organizua protesta studentore para Rektoratit të UP-së në kohën kur bëhej pranim-dorëzimi i detyrës nga rektori i deritanishëm Mujë Rugova në rektorin e ri Ibrahim Gashi.

Studentë protestuan për të shprehur pakënaqësinë e tyre që politika dhe qeveria po “përziejnë duart” në emërimet në rektorat dhe në përgjithësi në Universitetin e Prishtinës.

Derisa brenda në rektorat ishin të pranishëm ish rektori dhe rektori i ri se bashku me kabinetin e tij të ri, ministri i arsimit Ramë Buja, dhe funkasionarë të tjerë, policia reagoi dhunshëm ndaj studentëve protestues. Si rezultat kishte dhjetra studentë të lënduar nga dhuna dhe gazi lotsjellës, studentë të arrestuar, etj.

Studentët kanë pretendime se janë emëruar prorektorë me implikimin e politikës në rektorat, dhe atë të partive PDK, AKR dhe partive të tjera manipulative.

Në vend se Policia e Kosovës e udhëhequr nga mitrovicasi Bajram Rexhepi të luftojnë krimin, korrupcionin, bandat kriminale në veri, kjo polici me urdhërat e ministrit Bajram Rexhepi po “shfryhet” duke përdorë dhunën ndaj të ardhmës së vendit tonë, ndaj rinisë, ndaj studentëve që po kërkojnë drejtësi në universitet.

Në asnjë moment gjatë ditës së sotme studentët nuk kanë përdor dhunë dhe pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur vetëm me prezencën e tyre në protestë dhe gjuajtje me vezë në drejtim të ndërtesës së rektoratit, si shprehje e pakënaqësise ndaj emërimeve politike në UP.

Me këtë rast, rektori i deritanishëm, Mujë Rugova ia dorëzoi detyrën rektorit të ri, Ibrahim Gashi në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, ku kishte të pranishëm personalitete nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Pas ceremonisë, ministri Buja pati edhe një takim të shkurtër me rektorin e ri të UP-së, Ibrahim Gashi, të cilit ia uroi detyrën dhe uroi që Universiteti në krye me të vazhdojë rrugën drejt sukseseve edhe më të mëdha dhe drejt ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë, që është edhe synim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ndërsa thuhet se , rektori Gashi u zotua se do punojë pakursyeshëm për vizionin e tij për ta quar përpara Universitetin e Prishtinës.

Merret vesh se Parlamenti Studentor do të vazhdojë protestat edhe ne ditët në vijim deri në arritjen e kërkesës së tyre.

Kuptohet se protestat mund të kenë edhe impakt të dhunës dhe pjesmarrje edhe më të madhe të studentëve, dhe është e mundur që edhe qytetarët t’i bashkangjiten protestës./Gazeta Ditore

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Protesta-3A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Studentet-6

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO ArsenaliA po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Studentat-4

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO 1A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Studentet-7-A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO 2-lopt-hahaa

A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Studentet-2A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO Studentet-5
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi