Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond !

Shko poshtë

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! Empty Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond !

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 8:37 pm

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! 195596_100003611961268_1656322046_n



Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond !

/qe e keni ne vazhdim......./

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! 581404_392491450783379_397674040_n

Leonora Buçinca

Nuk e di, nëse u zgjova kështu e lodhur e këputur sot, apo kauza e ligështimit tim është ky e- mail qe me paska ardhur ne orët e para te mëngjesit !!??'

Përshëndetje e nderuara Leonore Buçinca. Kërkoj falje nëse kjo letër e imja te sjell dhimbje dhe shqetësime, por me beso ne zot, sikur te mos ju shkruaja, besoj qe do te vdisja nga vuajtja dhe tmerri te cilat jam ka i përjetoj.

Dua te rrëfej gjithçka, por s'di a kam fuçi për tu rrëfyer ende.!?
Dua ta përshkruaj vuajtjen time, por nuk e di sa ka fuçi fjala te flete për përjetime e mia.

Po i bie trup, siç thoshte gjyshi im i ndjere. Jam nënë e 3 fëmijëve, gruaja e një luftëtari te lirisë, me një gjysme strehe, me shumë mundime dhe shumë nënçmime ne rrethin te cilin jetoj.
Burrin ma vranë ne luftë gjatë shpërthimit te Grykës se Llapushnikut, me 25 gusht ' 98. Mbeta maleve si e gjitha popullata me djalin e madhe 3 vjeç dhe dy binjaket 7 muajsh. Deshi zoti dhe shpëtuam, unë dhe fëmijët, por pas lufte erdhi një lufte tjetër qe quhej lufte për ekzistencë...na mungonte edhe buka e gojës. Vitet e para fatbardhësisht na vinin disa ndihma, nga fshataret, nga akraballëku dhe nga qeveria, por tani gjerat kanë ndryshuar plotësisht. E shkreta unë, nuk pata kohe ta qaje plumbat, plagët e burrit tim qe e desha aq shumë, me te cilin linda këta fëmijë. Me një fjalë unë isha ajo qe duhet te isha edhe babë e nënë për fëmijët e mi, por t'mos fol për vitet e mia me te bukura te rinis qe i mori vala e detit te zi. Me një fjale, jam martuar e re, dhe kur me vdiq burri i kisha vetëm 22 vjet...e tash jam 36 vjeçe.

Kam dëshirë ta them emrin e burrit tim, e di qe e ke njohur ne lufte, besoj qe te kujtohem edhe unë sepse me ke pas ndihmuar ne disa rrethana te ndryshme gjate kohës ne lufte, por nuk mundem ta them emrin e luftëtarit tim, kam drojën qe do ta përjetoj vrasjen për herë te dytë aty ne varre ku pushon, nuk kam dëshirë t'ja lëkundi eshtrat duke e zërë ne gojë emrin e tij te shenjt. Qe besa kam frike ta them publikisht edhe emrin tim dhe te fëmijëve te mi, sepse po e morën vesh familja ime (babai plakë dhe vëllezërit, behet gjaku deri ne gjunjë), e unë jam ngopë me gjak, jam ngop me vdekje, jam ngop me vetmi..!!

Sa here qe shkoj ne komune te Malishevës , për t'i kërkuar te drejtat e mia qe me takojnë, si e vejë e një dëshmori, si nëne e këtyre fëmijëve jetim...zotërinjtë qe zotërojnë atë vend pune me thonë, herë me rrotulla, herë troç; "Ne qofte se pajton te vish ne shtrat me mua, do te ndihmoj ty dhe fëmijëve tuaj"!!
O zot unë po çmendem, ata qe shumica nga ta ishin shoke dhe bashkëluftëtare te burrit tim.....ata te cilët po e gëzojnë paqen, lirinë dhe atë vend pune fal gjakut te dëshmorëve, ata, ata po i ndihmojnë jetimët dhe grat e mbetura ne këtë mënyrë..
Pasi qe nuk jam e krijuar për gjera te fëlliqtë dhe nuk ja qes faqen e zezë as varrit te burrit tim, as farës e fisit se kurrë se kem pas zakon imoralin, detyrohem te kthehem ne shtëpi pa asnjë lloj ndihme për fëmijët e mi jetim. Ata shpesh here me pyesin ? Nene pse qanë, pse s'te falen asgjë për ne sot? Unë ua kthej, po qaje se po me djegin sytë, nuk kam gjë.....dhe sa i për këtë asaj a mora ndonjë ndihme ju them; qe s'kishte mbet asgjë.....nuk kishin arrite ende ndihmat.
Sinqerisht jam keq, shumë keq, e kam humbur besimin ne çdo gjë, dhe e vetmja gjë qe me bënë te ngrihem ne mëngjes janë fëmijët, te cilët fajin e vetëm qe kane është pse linden ne Kosovë dhe pse babai i tyre e deshi aq shumë Një KOSOVE TE LIRË.
Nuk me ka mbete gjë tjetër, pos t'ju bashkëngjitëm qyqeve e te vajtoj ne gjithë rajonin e Malishevës ( sepse këtu jetoj), dhe t'i mbledh te gjitha vezët e qyqeve - shoqe, për tua përgatit një mëngjes, drekë apo darkë jetimeve te mi.
SHUMË FALEMINDERIT QE PATE DURIMIN TE ME LEXOSH E NDERUARA LEONORË, SHPRESOJ QE JE MIRË ME SHËNDET, SEPSE KE VUAJTUR SHUMË NE LUFTË, ME THUAJ A U SHËROVE PLOTËSISHT, TETË ORË E PLAGOSUR NE BORË E NGRINË KE PAS MBETE. ISHNALLA JE MIRË, E MOS NA HARRO. BËJE TE MUNDUR QE KËTO FJALËT E MIA TE SHPËRNDAHEN KUDO NE POPULL. NE RADIO, TV, GAZETA KU PUNON, EDHE NE FCB BESA....tregoju te gjithëve se nuk jam e vetmja grua e veje qe jetoj ne kondicione te tilla.

********************************************

Ndjej qe po me zihet fryma, sikur Kosovës sime.
Pas një letre te tillë, për momentin me vjen te them; "Zot na shpëto nga vetja". Miq te dashur, lexoni dhe vlerësoni ju; me ç'parametër matet drejtësia. Gjithë ajo luftë u bë, qe liria te na sjellë paqen, jo liria te na vret.! L.B.

Ju, Rreze L. O. Abdullahu, Deshira Haxhi, Milazim Kajtazi dhe 20 të tjerë e pëlqejnë këtë..

Ekrem Meta

Vërtet e dhimbshme!

Leonora Buçinca

Ekrem, sot ne mëngjes me erdhi kjo letër, e kam kopjuar origjinal si e ka shkruar zonja nga rrethi i Malishevës. Kjo është tragjedi, kjo është tej tragjedie. Sinqerisht unë nuk jam ka gjeje paqe, pas këtij rrëfimi. Dhe me e keqja është, qe "zotërinjtë qe punojnë ne komunën e Malishevës", ka mundësi te s'masakrohen.......ama sa do te këtë efekt kjo pune.....te korruptuarit nuk po dëgjojnë për njeri te gjallë..!

Ekrem Meta

Sikur ta kisha ditur nuk e kisha lexua këtë letër! Ndjeva dhimbje për këtë zonjë. Nora disa njerëz i ka renduar përtej mase nëna natyrë. Njëherë me fëmijë binjak midis malit, kurse tani pa pik përkujdesje shtetërore....tmerr, tmerr, tmerrrrr.

Milazim Kajtazi

më janë përzier emocionet.....kjo që lexova më bënë të iku diku në mal e të dal e të shfryhem e të piskas,....desha të përgatitem të festoj vitlindjen e të dashurës sime por më gjasë i kam pre thonjtë e këmbëve dhe duarve shpesh për menjëherë.....shumë e dhimbshme mike kjo letër!!!!!

Ismail S Rexhepi

Bindu se un jam lugati, merrma namin, më bind se nesër mbetem i vetmi lugat! un atëherë ta kthej forcën... në nuk e gjej forcën tënde do ta prej Lisin më të gjatë të Gjallicës ta bëj kuja varresh ti ke forcën rrëfehu, rrëfehu e unë lugati në çdo kujt të varrit e uli nga një shqiponjë për ty u them Korbi e kujtimin tënd ndoshta e rrëfejnë shqiponjat ...ndoshta kur ti më nuk je as amaneti im....

Hasan Elshani

Duke lexuar këtë letër me vinte turp mua këtu kaq larg Burrave te Malishevës, kjo është një turp i turpit !.. Te sillesh ne mënyrë si e shkruan nëna e tre fëmijëve te një dëshmori është turpi i pa kuptueshëm ! Me vjen shumë keq për nenën dhe uroj te bej zgjidhje.

Leonora Buçinca

Milazim Kajtazi, mik i mire, te gjithë këtu e njohim zemrën tende bujare, me vjen keq qe t'u gjenda me një shkrim te tille sot. Por, m'beso qe edhe vetë jam e turbullt krejtësisht. Jam ne orar pune dhe nuk arrije te koncentrohem aspak. Me behet se dëgjojë vajin e asaj gruaje, me bëhet qe shoh trupin e përgjakur te atij luftëtari (ajo thotë qe njiheshim), me bëhet qe shoh sytë e vegjël te fëmijëve jetim, me pak dritë shprese. Nuk shoh tjetër pos saj..!

Bekim Kqiku

na kanë ra hise edhe te tillë me te cilët fatkeqësisht duhet ta ndajmë komb dhe atdhe!- kam emocione, me fal Leonor te përshëndes pak me vonesë,

Leonora Buçinca

Kam një lutje Milazim, shko dhe festo me te dashurën, sepse ajo e meriton çdo gjë. Mos ja prish festen pash nderin, është me fat qe te ka, dhe prezenca jote ne gëzimet e saja është e pa zëvendësueshme. Ne drenicaset gjithherë kemi thënë; si deka, si dasma, te dyja vade janë.. Shume urime dhe gëzime për te dashurën tënde. Paqja, lumturia dhe shëndeti te mbretëroj ne jetën tuaj. Përshëndetje te dyve dhe flm.

Leonora Buçinca

Prsh Bekim. Te falënderoj për bashkendjenjen.

Viola Doko Red

Kjo tregon mese miri fytyrën e pushtetarëve, turp ,,,turp i madh,,,turp për Malishevën qe i njeh heronjtë qe dhanë jetën për Kosovën dhe nuk interesohen për familjet e tyre,,, Leonore unë besoj se ti nuk do heshtësh dhe shpresoj se dikush duhet te dëgjojnë.

Leonora Buçinca

Te flm Hasan, por ajo grua nuk po gjen zgjidhje...me bishat nuk ka dialog. Prandaj ne u drejtua neve, ju drejtua shtypit, medieve etj.... Ajo grua thotë qe nuk është e vetmja....!! O zot si ndihem....një njeri kur t'i drejtohet dikujt, për një hall, kjo d.m.th., qe ai njeir ka shpresa ne atë njeri......e UNE NE VEND QE T'I MBLEDHI FORCAT ...NDJEHEM SI NJERIU ME I DOBET I KETIJ PLANETI..... Prsh e flm..

Leonora Buçinca

Po, Viola do te luftoj me te gjitha mundësit qe ta ndihmoj këtë grua qe me shkruan aq ne besë. Por kam nevojë për mbështetjen e te gjithë juve..!

Ekrem Meta

Mbështetjen time e ke 110%

Milazim Kajtazi

mbase jemi nga mishi dhe ashti,u ndjeva keq si një burrë familjar, për deri sa dikush feston e dikush po për këtë gjë vuan, dhe atë për gjënë me të ëmbël DASHURIN familjare qe na mungon, s`ka të keqe mike, do të mundohem të e konservoj në një qosh të shpirtit këtë dhimbje dhe vuajtje për fat të keq të shumë nenave bijave e motrave tona. Jeta është e tillë, sot do mbylli kapakun e zemrës por kjo dhimbje do mbetet aty, një pikë e zezë e vuajtje qe jo letë do mund të shkeli për mbi të. Dhurata ime për këto nëna e motra tona do jetë gjithherë solidariteti im. Më fal atë dhimbje për një çast ta ndjejë edhe unë për ju qe sot na mundësuat ne të festojmë atë më të ëmblën qe ju se keni,por që ju bënë krenar për jetë e mot.....e do i mbylli sytë sot,pa ja shpaluar askujt zemrën asaj qe sot e meriton.....

Leonora Buçinca

Qe besa, Ismail S Rexhepi, këto vargjet tuaja do ti shkonin përshtati çdo gurë varri- dëshmorësh lirie. Prsh e flm.

Rrënjët-Pellazg Kroni

No Comment!

Muharrem Xhemajli

E nderuara Leonor ky shkrin ne këtë letre po me duket me shumë si një shkrim fantastik se sa një shkrim qe ka te bej me realitetin, është e vërtet se një pjesë e shokëve tanë ushtar te UÇK-së jetonin ne gjendje te rendë ekonomike dhe sociale por nuk është edhe një familje e dëshmorit te jetoi ne një gjendje te tillë, pasi qe ata marrin nga 360 euro ne muaj dhe kanë edhe benificione te tjera qe tani nuk po dua te i përmend, unë lirisht po te them se familjet e dëshmorëve nuk kanë as edhe një arsye me u ankuar, jetën e shokëve, vëllezërve, baballarëve, bashkëshortëve nuk ka çmim qe e paguan jetën e tyre e paguan vetëm liria.

Leonora Buçinca

Përshëndetje dhe respekt Muharrem Xhemajli. Unë nuk e di, nëse kjo letër është pjellë fantazie apo jo. Di te them aq, me erdhi ne orët e para te mëngjesit ne forme anonimi. Sipas mendimit tim, kjo grua me njeh mirë, por unë sinqerisht nuk e kam idenë se cila është. Ne letër thotë qe njihesha me bashkëshortin e saj....por nuk mund ta dijë me aq pak te dhëna qe cili ishte ai. Kam njohur shume bashkëluftëtare, dëshmorë, heronj te gjallë etj. Nëse kjo qe thua ti është e vërtetë, dhe askush nuk e di me mire se ti, unë do te ndjehem si njeriu me i lumtur i gjithë rruzullit tokësore. Ka kohë qe nuk jetoj ne Kosove, thënë drejte atje jetova pak vite, dhe nuk jam ne rrjedha totale deri ne detajet e secilës situatë. Tjetër, shkrimi nuk ishte ne emër timin, unë vetëm e përcolla një lutje te një grua te veje, nëne e tre jetimeve. A është e vërtetë, apo fantazi ky shkrim, ngel koha për ta dëshmuar te vërtetën, se asgjë s'metet për atë dynja themi ne nga Drenica. Çdo dite me vijnë e-maile te natyrave te ndryshme, por është hera e pare qe me vjen një letër e tillë. Për sa kam aftësi mbi njohjen e teknologjisë se re, do t'i derdhi te gjitha për ta zbuluar nga kush, erdhi kjo letër. Jo për kuriozitetin e njohjes se një emri, sepse te gjitha gratë ne situata te tilla me janë njëlloj, ama për te qenë korrekte nga fillimi deri ne fund ngjajnë rrëfimit, ndodhisë dhe publikut. Me gëzove jashtë mase ne këto momente plote dhimbje, thua qe te paktën gëzojnë 350 euro çdo familje etj. Amin. Qoftë ashtu siç thua, ky laj me bënë te ndihem krenar me ju. Sidoqoftë ngel fakti qe kjo letër, i ka përgjegjësit e veta dhe nuk me lejon profesioni qe te heshte, apo ta hedh si te palexuar. Nuk me lejon profesioni te ndalem me kaq, do te vije deri ne identitetin e vërtetë te fjalës. Përshëndetje dhe faleminderit.

Fitim Allciu

Vërtet shume e dhimbshme, si Kosova dhe Shqipëria po vuan mirësinë e vërtetë. zoti e ndihmoftë kombin shqiptar..respektet e mia për te gjithë shqiptaret.

Dorian Qoku

flm shume fitim edhe ty zoti te ndihmoftë shumë ?

Syle Mujaj

E lexova letrën e motrës mikja ime -luftëtarja jonë Leonorë, kisha para veti një punim, tjetër disi te festave, disi te gëzimeve.....

e hodha anash e e qita para veti një dërrasë për thirrje te lirisë e e te drejtësisë e qita para veti një KLITHJE LIRIE E MIRËQENJE, nga zëri i një motrës qe aq njerëzisht te tregon jetën e saj pa burrin krenar- Martirin tonë; /qe thotë motra qe sa duket e njohe edhe ti Leonorë/,....

DUA TA VIZATOJ MOTREN ME TRE FEMIJ, DY NGA TA BINJAK QE SHKON NE KOMUNEN E MALISHEVES, E PUSHTAT -PUSHTETAR I THONË: ".....zotëri qe zotërojnë atë vend pune me thonë, here me rrotulla, here troç; "Ne qofte se pajton te vish ne shtrat me mua, do te ndihmoj ty dhe fëmijëve tuaj"!!....

PO, PO DO TA VIZATOJ PËR MBARË PUBLIKUN TONË, e le ta shohin veten ne pasqyrë se KU ARRITI LIRIA DHE MIRËQENIA E MOTRAVE TONA LUFTËTARE, KU JANË INVALIDËT E LUFTËS KU JANË TE PERSEKUTUARIT POLITIK, ....

MORE KU JEMI NE KAH PO SHKOJMË.....qe sa do pak te te gjendem ty dhe motrave tona qe nuk është e vetmja ne Dardaninë tonë.........
Leonorë, populli i donë martirët, invalidët motrat tona qe dhanë çdo gjë qe ti rrisin fëmijët shqiptar edhe nëpër tenda, nëpër plumba,....
KJO MOTËR DUHET TE DAL ME EMËR E MBIEMËR PËR MES TEJE ME NJË INTERVISTË PUBLIKE, veç atëherë ne kurbeteqarët e ish krajatave qetësohem.....

Mbes ne ndarje dhimbjesh me ty me motrën dhe me te gjithë qe e lexuan ketë letër qe goditi shumë rend shpirtin tonë ......

sot e 14 vite mbas pushtimit barbaro serb, UNË THESIN E ISH VUAJTEJEVE TE MIJA E QITA PËRPARA VETI.....

Leonora Buçinca

Sot e 14 vite mbas pushtimi barbaro serb, Unë, po i kthehem serish vijës se parë te frontit, ama jo me serrb kësaj radhe, jo me pushke, përmes një pene t'bardhe ne emër te drejtësisë.

Leonora Buçinca

Edhe shkrimi yt Syle Mujaj, me erdhi një lloj sikur letra e saj. Përshëndetje, respekt dhe nderime, qe besa bujaret nuk i qëndroj përballë kësaj letre pa e thënë asnjë fjale.. Falemnderit për bashkendjenjen.

Syle Mujaj

me ke me veti ne çdo hap, mikja jonë luftëtare, duhet ta themi hapur se ne na duhet LIRIA E MIREQENJA E POPULLIT TONË: POSHTË USHUJËZAT PUSHTETARE QE NUK JU GJINDEN rasteve te motrave tona me fëmijë.....

Bajrush Behrami

Sa gjera të ulëta ndodhin tek ne. U preka nga kjo letër.

Sofije Nokaj

burrat kanë vdek, mashqit kanë zanë pozitat zoti i shpërbleftë te gjithë ashtu sikur e meritojnë, hehehehehe PUSHTETARET E mjerë

Syle Mujaj

Nuk janë te ngopur me paret e popullit tash kërkojnë edhe te “bien ne shtrat” me nënat e reja, Zoti i vraftë moreeeeee, pushtat -pushtetar, kjo nuk i ndodhi as një populli mbas çlirimi..... duhet te ju qitet emri ne publik, horrave e morrave kinse pushtetar te Malishevës

Bekim Kqiku

nuk është krim vetëm te shkrepsh pushkë e te vrasësh njeri, është krim te qëndrosh indiferent, te mbyllsh sytë, te injorosh dhembjen, vuajtjen dhe mjerimin e një nene vetë ushqyese e cila pagoi çmimin e lirisë, te cilën liri maskarenjtë e kombit e robëruan, e pronësuan dhe bastarduan!

Gjergj Nikolla

Ky shkrim me ka prekur thelle ne shpirte...

Por kështu është e vërteta qe dhemb e rremon çdo nyje te plagëve qe therin, sapo ndien qe nuk mbërrihet aty ku duhet... Ne një shkrim kam thënë: Tjetërkush bën luftën, tjetërkush Hero!

O zot....

Ç’parandjenjë!

E çfarë i kërkojnë asaj motre....nderin!

Po te ishte i huaj ai qe shprehet ashtu donë shume ndëshkim. Është gjaku ynë e mos qoftë....

Një letër qe duhet te dërgohet ne çdo instance te shtetit te Kosovës, madje ne çdo institucion e media e sigurisht shoqatave, nëse janë, qe dine te mbrojnë këto qe ironikisht mund t'i quaj viktima te gjalla te vrara nga thundra e jetës!

Ato jetimë duhet te dëgjohen ne çdo kërkese te jetës qe thirr duaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa...

Ju e njihni atë realitet te kohës se luftës dhe ia keni vuajtur plagët qe ndoshta ende nuk janë kuruar, por jeta është e shtrenjte. Ajo motër duhet ndihmuar....

Kaq...

Ju përshëndes me respekt!

Leonora Buçinca

Te falem- nderit Gjergj Nikolla. Përshëndetje dhe flm për bashkëndjenjen dhe prezencën tende këtu.

Viola Doko Red

Leonore mbështetjen mos e ve ne dyshim veç thuaj mike se çfarë ke nevoje dhe si mundemi me e ndihmuar atë zonje.

Leonora Buçinca

Qe te bëhemi grusht te gjithë ne një dhe ta luftojmë padrejtësie Viloa e dashur. Ashtu sikur tani, qe jemi këtu te një fjale dhe një mendimi. Pjesa tjetër është ne përgjegjësin time ne rolin e gazetares, ku momentalisht jam duke i kontaktuar te gjitha institucionet informative. Do t'i shkojmë kësaj pune deri ne fund dhe përkrahja e popullit me duhet patjetër, ne një mënyrë sikur po i shpallim lufte vetë- shtetit.!

Viola Doko Red

Mikja ime është dashtë me kohe një nisem por ende nuk është vonë, e mendojmë dhe bëjmë një proteste ne emër te grave nënave fëmijëve,,, ne gratë Leonor fundja një organizate te organizuar, merr nismën dhe te bëhemi grusht se këto janë fenomene si ne Kosovë dhe ne Shqipëri. Unë kam besim te ti, por dhe ajo zonja qe ju ka shkruar ka besim ndaj te është drejtuar ty.

Haradin Kuqica

Mjafte prekese dhe shum e dhembeshme,uroj qe te mose kete rene shoqeria kosovare e posaqerisht bashkeluftetaret e lirise qe shokeve te tyre te rene tua kushtezojn ndihmen ne kete menyre femijeve dhe bashkeshorteve te tyre ,siq tregohet ne kete leter.

Gëzim Muçolli

Leonorë e nderuar e lexova letrën që kishe postuar sot. Pasi e lexova rreshtin e parë tëndin vazhdova ngadalë dhe më beso e lexova deri në fund pa emocione. Ndoshta duket e çuditshme por rreshti yt i parë paralajmëron krismën e bubullimës jehona e të cilës do të dëgjohet larg. Kurse e vërteta duhet të dalë shumë shpejt në shesh me shpejtësinë e rrufesë. U kërkova edhe prindërve të mij disa momente për vëmendje dhe nuk munguan emocionet dhe reagimet nga ana e tyre. E vështirë për tu gëlltitur kjo ligësi kaq e madhe që thënë troç ka kuptimin e tradhtisë kombëtare. Një nënë e vejë kërkon ndihmë dhe drejtësi te institucionet tona,kërkon bukë dhe mbështetje për fëmijët e saj babai i të cilëve ka rënë në luftë për lirinë që frymon sot populli i Kosovës. Dhe gjen faqen e zezë që i bënë të kuptojmë sa poshtë kanë rënë disa nga ata që kanë qenë në luftë bashkë me babin e ndjerë të këtyre fëmijëve. Ata që ndoshta marrin guxim edhe të vejnë lule e të mbajnë fjalime te varret e dëshmorëve. Megjithatë Kosova nuk është e vogël dhe kjo letër duhet ti dërgohet edhe përgjegjësve komunalë të përfshirë në këtë histori si dhe shoqatave të veteranëve të luftës që të kenë parasysh se dikush në radhët e tyre ka tradhtuar idealin e luftës për liri duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve. E patjetër edhe organeve të drejtësisë. Mos harroni që pyka e qet pykën.

APO RASTI TJETËR, KREJTESISHT I NJËJTË

Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond !

Është rasti i njëjtë me snajperisten tonë te dashur L.SH., nene e dy fëmijëve qe sot vuan nga kanceri e cila gjendet e shtrirë ne pritje te vdekjes...e cila kishte një operacion e tash nuk ka kushte te spitalit...

ne moskujdesje nga askush... po, po ne këto ditë snajperisteja jonë e dashur L.SH., gjendet ne mes jetës e vdekjes ne spital nga kanceri, nënë e dy fëmijëve dy trimave te vegjël.......

Ishte viti 1998 në një bunker ku ishin disa luftëtar, erdh një vajzë me flokë të shkurtra, e gjatë dhe e hollë si një selvi. Ne menduam se është mashkull. Pamja e saj dhe maskimi i saj nuk tregonte se ishte femër. Ato ditë, binte shi i madh. Ishim mbyllë në strehimore mbrojtëse. Në mesin tonë ishin një grup snajperistësh. Në mesin e atyre ishte edhe kjo vajzë. Ne si ushtarë bisedonim, që ta kalojmë kohën me humor. Kjo vajzë nuk fliste, asnjë fjalë, veç buzëqeshte. Kur, nisi të bisedon, atëherë në e kuptuam se në misin tonë kishim.
Një femër, bile femër shqiptare. Ishte për ne si një "dush i ftoftë" akull, sepse ne kishim folur me lidhje e pa lidhje, se si një vajzë e re, a ishte e mundur të ishte deri tani si djalë, e tash një vashë e Kosovës. në mesin e pyllit, në mesin e meshkujve shqiptar. Kjo kishte një pushkë "snajperë", e cila e kishte ble diku në Shqipëri. Ishte e përgatitur shumë mirë; fizikisht dhe psiqkikisht.
Ne i kërkuam falje për ato biseda që i kishim bërë, me parë, pa e kuptuar se ajo ishte femër. Pas disa ditëve të mbyllur në atë strehimore si bunker. Koha nisi të përmirësohet. Toka qitke avull, bjeshkët ishin me mjegull. Na këshilluan që t’i pastronim /fshinim/ armët të afrohemi, në vendet ku i kishim të caktuar.
Gjatë pastrimit të armëve, një djalosh i ri, aty bëri një shaka jo të mirë. Kjo vajzë trime i tha atij djaloshit: se unë s’jam ardhur me bë këtu revolucion seksual, por jam ardhur me marrë "hak" për njerëzit e mi, që mi kanë masakruar. Pasi që me mua me ra radha të isha me të për një kohë. Dhe biseduam shtruar gjatë asaj kohe. Kjo vajzë kishte një strategji të mirë luftarake. Kjo i këshilloi "snajperistët", me anë të radios, që të mos i vranë ushtarët serb me njëherë, por t’i plagosin sidomos në organe, sepse me një ushtar serb, merr shumë ushtar të tjerë. Ishte, edhe një, porosi për ushtarët e tjerë, se çka i gjënë "ata", me luftuar me shqiptar. Njashtu edhe për femrat serbe. Të kanë burra si robotë.
Lufta mbaroi. Shumë nga luftëtarët u kthyen, në vendet perëndimore ku ishin të vendosur me parë, ashtu veprova edhe unë. në vitin 2002 u përgatita të shkoj në Kosovë. Nuk i njihesha shumicën në pamje, sepse kishin ndryshuar. Disa ishin bo "bosa", "shefa" disa ishin shëndosh ishin me të trashë. Punonin, gjallonin. Dikush vuante, dikush jetonte, në luks. Me ra rasti të shkoj të një lokal, ku aty u mblidheshin ish kolegët e luftës.

Një ditë, hynë disa ushtar të TMK-ës, po në atë lokal. Ishte kënaqësi që të sheh ushtarët shqiptar, me uniformë, në Prishtinë. Aty kishte ushtar femra e meshkuj. Duke e ditur gjendjen e tyre financiare, të tmerrshme që ishin. Unë, me një koleg timin i thashë kamerierit: që mos të paguajnë ata me uniformë, do t’i paguajmë ne. Respekt, për këta ushtar të TMK-ës. Kamerieri tha: po dëshirojmë me ditur, se kush jeni ju. Unë, ju tregoj emrin tim, dhe me falënderuan. Pas disa minutave erdhën në tavolinën tonë ata ushtarët. Filluam bisedat të ndryshme, të jetës, të luftës, e tjera. Një nga ata ma qiti në kokë kapelën e TMK-ës. Në mesin e këtyre ushtarëve ishin edhe dy femra ushtare shqiptare të TMK-ës. Njëra me drejtohet mua dhe me thotë: se unë, juve po ju njoh.

Unë e shikoj, i them me vjen keq vogëlushe, por juve unë s’po ju njoh.
Se unë s’kam qenë 20 vite në Kosovë, veç gjatë luftës, për së pari herë, gjatë atyre viteve.

Me në fund tregoi se është ajo vajza: Ajo ushtarja e UÇK-ës, L.SH., që tregova me lartë. Ishte kënaqësi të sheh njeriun e lumtur ta shohësh apo takosh ish luftëtaren apo trimëreshën luftëtare.

Kjo vajzë ishte në TMK-ën. Kishte qenë para lufte e organizuar në ilegalitet një aktiviste me merita. Pas një viti me ra rasti të jem në një përkujtimore, diku në Kosovë.

Me ra rastin ta shoh këtë vajzë në atë përkujtimore të disa ushtarëve të UÇK-ës. Një shok i mi që kishte qenë me atë në TMK-ën, me tregon se ka dal nga TMK-ja.

Kishte gjetur një punë private në një agjenci sigurimi për një kohë të shkurt.

Një ditë më thotë një shokë, do i mbledhin do pare që t’i ndihmojmë, sepse ka qenë në gjendje të keqe, edhe shëndetësore dhe e mbetur pa punë.
Shkuam ta vizitojmë nënën e saj. në një shtëpi nga qerpiçi balta.

Plaka u gëzuar shumë kur na pa. Tregonte për "hekat" që i kanë pas gjatë kohës të Serbisë.
Tregonte se si ia kanë masakrua familjen serbët, e si i kanë djeg për se gjalli.
Ishte një plakë, e cila kishte hequr shumë në jetën e vetë.
Tha, edhe me vdekur, se kam dert, se pashë sot se sa djem të mirë ka Kosova.
Tha: "amanet po ju a lë, . nëse vdes më me ardhur në varrim.
Plaka kur vdiq, unë me disa shokë, shkuam e varrosem, me shpenzimet tona.
Bija e nënës plakë, që e përcollëm në amshim, apo shoqja jonë "ish snajpëristja e UÇK-së".
Një ditë na tregoi një ndodhi që i kishte pasur, me një të vetëquajtur gjeneral.
Tha, isha duke punua në TMK-ën. Aty banonim dy shoqe, që punonim së bashku në TMK-ën.

Një natë pa prit mbas gjysmës se natës troket dera!: Shoh nga "vrima" e derës, Gjeneralin, veshëm shpejt dhe e çeli derën. I them: Çka, ka ndodhur i nderuar gjeneral, në këtë kohë !! Gjenerali tha: asgjë, hiq s’ka ndodhur, por kam ardhur, me pi kafe me ty !!. Hyri brenda pa e pyetur. Shoqja ime ishte aty. Kur e pa shoqen time gjenerali i tha asaj. Ti vajzoo, shko sonte diku, del pak se kam një bisedë me këtë shoqen. Ajo shpejt e shpejt u vesh, dhe doli jashtë. Gjenerali u ulë në karrigen, aty ku isha unë. Fol gjeneral: çka ke me biseduar me mua në këtë kohë. Gjenerali me tha: Dëgjo këtu t’i çiko.
Unë, kur të shoh në punë, t’i mua me çmendë!!Po ku e ki hallin gjeneral, çka do t’i nga unë me këto fjalë !!. Unë, dua nga t’i sonte me të q. . Poaa? Po i përgjigjet gjenerali. Unë, i thashë. Ok. Të paskam jetë merak gjeneral, po ta bëj qejfin. Po, zhvishu. Gjenerali filloi të zhveshët, ngadalë e ngadalë. Gjeneralin e përcjellsha, nga çdo lëvizjeje, se ku po e lenë revolen. Pasi u zhvesh, unë, pa e hetuar gjenerali me një shpejtësi të madhe ia mora revolen e tij. Shoh më shpejtsi se revolja ishte e plotë, me fishek /e mbushur/. Unë, e shti fishekun në "tytë" të revoles se gjeneralit, dhe e marrë telefononin tim, preki numrin e policisë dhe i them: Nënën ty qen, bir qeni. S’ka muajt shkau më me dhunuar, e le ma t’i !! Mos luaj nga vendi se të vras si qenin, nëse luanë, e thërras edhe KFOR-in. Në ato momente mendoja se ku t’ja shkrepi.
Mu kujtonin ushtarët serbë gjatë luftës, se i qëlloja në organe gjeniale. I them: qohu ngadalë, ashtu siç je, ec, ka dera kryesore. Çdo veprim i yti, të kushton me jetë. Unë, hapa derën kryesore, dola në korridor, të shkallët, duke e shikuar gjeneralin të Zhveshur, me rroba në dorë, i strukur, ashtu siç e kishte lind nëna e vet. Gjenerali kundërshtoi me dalë në korridor. Unë, i bërtas, me zë të lartë, që të më dëgjojnë edhe krejt pallati.

Gjenerali doli dhe me shikonte, me droje !!. I thash: shkallëve teposhtë. Ashtu i zhveshur, me tesha në dorë filloi të ec shkallëve teposhtë. Aty duke zbritur gjenerali, tek pushimorja e shkallëve, pashë shoqen time duke u ngjit përpjetë shkallëve. Kur e pa gjeneralin, ajo kapi kokën me duar, duke e shikuar gjeneralin me një nënçmim, apo jo si gjeneral.
Kur zbriti gjenerali te pushimorja e shkallëve, unë ia hoqa të gjithë fishekët e revoles, dhe ia hedha revolen. Nuk më kujtohet në ato momente se çka i kam thënë. Shoqja ime me mori e hymë në banesë. Isha në gjendje të keqe shpirtërore. Pas disa minutave, dolëm nga banesa dhe u vendosëm në një banës, te një i afërmi i ynë. Të nesërmen shkoi në punë në TMK-ën, dhe u thash: se unë për shkaqe private po e lëshoi punën. Gjenerali disa herë, me ka kërcënua, se nëse foli, do ia shoh sherrin. Unë e familja. Pra, ishim dhe disa persona që u ritregua kjo ndodhi apo kjo ngjarje e Kosovës se mbas luftës. Gjendja e "ish snajperistes shqiptare" nga ana ekonomike ishte katastrofë. Kishte pengesa, për me gjet edhe një vend pune për mbi jetesën e saj. Ishte e lumtur, sepse kishte gjet personin që e donte dhe aje e donte. Dy luftëtaret e lirisë ishin burrë e grua apo shokë lufte. Janë martuar dhe sa bukur kanë edhe fëmijë. Disa herë i kemi dërguar ndihma që t’i lehtësojmë jetën e tyre. Para dy ditëve, një ish luftëtar që jeton në Mërgatë, dhe ka kontakte familjare i kishte bërë, kësaj luftëtare një vizitë. Ishte çuditur, se si ajo jetonte në atë gjendje aq të mjere dhe pa kushte normale të jetës, dhe e sëmurë rendë. Nuk kishte të holla për kontroll, për mjekun as për tabletat dhe i qëndronin të koka shumë e shumë recete, që e kishin këshilluar mjeket e saj për me i marrë, ajo nuk kishte para as shpresë, që do t’i blinte dhe t’i pinte ilaçet.

Nuk kishin mundësi me shkuar me as të mjeku, sepse me një rrogë,
që i merrte burri i saj, si punëtor krahu, nuk i dilnin, përveç bukës së gojës.
Unë, mora një aksion me disa të njohur këtu dhe ia dërguam një shumë solidare.
Këtij shokut që t’ia u përcjell deri në duart e saj, familjen e ish snajperistes së njohur të UÇK-së.
Na falënderoi shumë, ajo dhe bashkëshorti apo shoku i saj i luftës
për këtë ndihmë që ju dërguam.

Përshkruar me fakte nga, Besnik Lajqi nga Rugova Kreshnike,

Syle Mujaj

E lexova letrën e motrës mikja ime -luftëtarja jonë Leonorë, kisha para veti një punim, tjetër disi te festave, disi te gëzimeve.....
e hodha anash e e qita para veti një dërrasë p
ër thirrje te lirisë e e te drejtësisë e qita para veti një KLITHJE LIRIE E MIRËQENJE, nga zëri i një motrës qe aq njerëzisht te tregon jetën e saj pa burrin krenar- Martirin tonë; /qe thotë motra qe sa duket e njohe edhe ti Leonorë/,....
DUA TA VIZATOJ MOTREN ME TRE FEMIJ, DY NGA TA BINJAK QE SHKON NE KOMUNEN E MALISHEVES, E PUSHTAT -PUSHTETAR I THONË: ".....zotëri qe zotërojnë atë vend pune me thonë, here me rrotulla, here troç; "Ne qofte se pajton te vish ne shtrat me mua, do te ndihmoj ty dhe fëmijëve tuaj"!!....
PO, PO DO TA VIZATOJ PËR MBARË PUBLIKUN TONË, e le ta shohin veten ne pasqyrë se KU ARRITI LIRIA DHE MIRËQENIA E MOTRAVE TONA LUFTËTARE, KU JANË INVALIDËT E LUFTËS KU JANË TE PERSEKUTUARIT POLITIK, ....
MORE KU JEMI NE KAH PO SHKOJMË.....qe sa do pak te te gjendem ty dhe motrave tona qe nuk është e vetmja ne Dardaninë tonë.........
Leonorë, populli i donë martirët, invalidët motrat tona qe dhanë çdo gjë qe ti rrisin fëmijët shqiptar edhe nëpër tenda, nëpër plumba,....
KJO MOTËR DUHET TE DAL ME EMËR E MBIEMËR PËR MES TEJE ME NJË INTERVISTË PUBLIKE, veç atëherë ne kurbeteqarët e ish krajatave qetësohem.....
Mbes ne ndarje dhimbjesh me ty me motrën dhe me te gjithë qe e lexuan ketë letër qe goditi shumë rend shpirtin tonë ......
sot e 14 vite mbas pushtimit barbaro serb, UNË THESIN E ISH VUAJTEJEVE TE MIJA E QITA PËRPARA VETI.....


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Oct 03, 2012 10:03 am, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! Empty Re: Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond !

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 8:44 pm

Agim Gashi http://agim.poeticforum.com/t22278-syle-mujaj-sjelljam-nene-e-3-femijeve-gruaja-e-nje-luftetari-te-lirise-apo-rasti-i-njejte-ish-luftetarja-dhe-gjenerali-vagabond#28577 I dashur vlla Sylë, unë qava e qava duke e qitë këtë shkrim.Më vjen keq që se kam hasë këtë letër të mikes Leonora. Engjulli i Lirisë është kjo grua me zemër shqiptare e luftetare e denjë e lirisë dhe e paqës.Të na rroj Leonora e jonë!


Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! Safe_image.php?d=AQDsJ_GHuDq0KxWz&w=90&h=90&url=http%3A%2F%2Fi77.servimg.com%2Fu%2Ff77%2F13%2F27%2F24%2F01%2Funtitl14


Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo rasti i njëjtë Ish luftagim.poeticforum.com

Sylë Mujaj sjell:JAM NËNË E 3 FËMIJËVE, GRUAJA E NJË LUFTËTARI TE LIRISË Apo ras
ti i njëjtë Ish luftëtarja dhe gjenerali vagabond ! /qe e keni ne vazhdim......
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi