Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!!

Shko poshtë

Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! Empty Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 04, 2012 9:57 pm


Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!!


KOMENT

ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!


Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! 408725_463847626993974_1748639662_n
Kutitë e votimit që shpesh shërbejnë për trafikim votash..

Hajnia radhitet ndër veprat më të liga që bën njeriu, por edhe ndër veprat e rënda penale në cilën do shoqëri qoftë në botë. Rasti më eklatant i vjedhjes së votave ishin zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë me 2010, ku siç dihet ka pasur manipulim dhe vjedhje të votave, qoftë te kutitë e votimit, qoftë vjedhje brendapërbrenda partive. Kjo dukuri e shëmtuar ka ndodhur në PDK, LDK dhe AAK për të cilën është shushuritur gjatë, por që askush nga anëtarësia e partive të cekura më lartë nuk ka guxuar të flas haptazi për këto vjedhje.
Nëse Jakup Krasniqi ka ndonjë meritë për thyerjen e heshtjes ndaj vjedhjes së votave, atëherë ajo është detabuizimi i kësaj të keqeje, i cili duke kritikuar partinë e vetë se në Kuvend ka deleguar deputet me vota të vjedhura, dhe se Kuvendi që ai udhëheq është legjislacion i hajnisë, në fakt e ka hapur edhe njëherë debatin rreth vjedhjes dhe parregullsisë së zgjedhjeve të viti 2010. Andaj lidhur me këtë çështje dëshirojmë të nënvizojmë disa pikëpamje tona.

Jakup Krasniqi, më në fund pranoi publikisht se është zgjedhur në krye të Kuvendit me vota të hajnisë, ndaj mbetet të shihet se çka ka për të sjellë (të re) në skenën politike të Kosovës “bomba” që ai e hodhi në parlamentin e Republikës së Kosovës para dy-tri ditëve..?!


Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! 559487_463850653660338_1452574102_n
Porosi (akoma) aktuale për votuesit shqiptarë..

Por, si qëndron puna e vjedhjes së votave në partitë tjera të cilat për nga programet e tyre kanë deklaruar se gjoja janë më demokratike se PDK-ja, ose, çka do të ndodhte sikur të hapeshin kutitë e zgjedhjeve në LDK, në AAK dhe partizat tjera, kur dihet fakti se edhe tek ato ka pasur trafikim votash si dhe pazare politike. Andaj, lidhur me vjedhjen e votave tek partitë në fjalë, shpresojmë se një ditë jo të largët do del një Jakup tjetër për t’i shpjeguar opinionit të gjerë se kush është mënjanuar nga listat e kandidatëve për deputet si dhe nga cilët kandidat të “pa përshtatshëm politikisht” , të cilët në fakt i kishin fituar votat e elektoratit, por që u janë marrë votat dhe janë bartur tek ata të cilët nuk i kishin fituar ato, ngase shefi me çdo kusht donte që ata të zgjidheshin për deputet..!?

Trafikimi i votave është pa dyshim vepër e rënd penale që dënohet me ligj por edhe politikisht bartë përgjegjësi, aq më tepër kur ky veprim i pa moralshëm është sponzorizuar nga vetë krerët e partive politike me arsyetimet e rrejshme se duam të bëhemi pjesë e BE-së, ndërsa në fakt bëhej fjalë për zgjedhje dhe vota të manipuluara. Por ajo që asokohe ishte tepër e habitshme, ishte qëndrimi i vëzhguesve ndërkombëtarë të cilët i cilësuan zgjedhjet e 2010-tës si demokratike dhe legjitime, kur dihet mirëfilli se edhe ata kanë pasur informata njësoi sikur Jakup Krasniqi se zgjedhjet ishin të manipuluara..!? Po ashtu, shtrohet pyetja, ku ishte OSBE-ja dhe organizatat tjera ndërkombëtare në Kosovë, ku ishin mijëra vëzhgues vendorë dhe të huaj që nuk e denoncuan vjedhjen e votave pranë gjykatave përkatëse, por të gjithë si në kor heshtën ndaj këtij manipulimi nga i cili Kosova ka pa shumë sherr, e që sot pas dy viteve Jakup Krasniqit i ka ra ndërmend që ta luftoi këtë hajni, por me një vonesë të madhe.


Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! 576349_463851526993584_92214319_n
Listat zgjedhore brenda partive, që ndryshohen sipas tekeve të shefit partiak..

Të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm se Kosova do të kaloi një periudhë të vështirë të tranzicionit, që nga roli i UNMIK-ut e deri në pavarësinë e plotë shtetërore të Kosovës, por asnjëherë nuk kemi dashur të besojmë se liderët tanë politikë do jenë të inkriminuar në këtë masë me trafikimin e votës së qytetarit. Ndonëse shumica e liderëve aktual qysh asokohe kanë dhënë shenja të mjaftueshme se janë të pa moralshëm në këtë proces, duke u nisur nga pasurimi i tyre marramendës e deri të mënyra e zgjedhjeve të tyre në krye të partive politike.

Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! 541258_463854496993287_1310469630_n
Korrupsioni që po ngulfatë shoqërinë kosovare..

Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!! 561953_463856203659783_22074572_n
Kutitë e votimit edhe kështu trafikohen..diku-diku..!

Parlamenti i Republikës së Kosovës përbëhet nga përfaqësuesit e partive politike, dhe, nëse këto parti nuk kanë arritur të afirmojnë vlerat kombëtare dhe politike për të deleguar në Kuvend deputet me duar të pastra, atëherë është e kuptueshme se nuk mund të ketë as deputet të formuar drejt politikisht për të mos u korruptuar. Po ashtu, mendojmë se është koha e fundit që partitë politike të vetëdijesohen për të bërë reforma thelbësore demokratike si dhe krijimin e hapësirës së nevojshme për ndërtimin e institucioneve të pa korruptuara dhe me politikanë të moralshëm. Koha po troket mbi ndërgjegjen e njerëzve të pastër moralisht dhe politikisht që të kyçen në procesin e ndryshimeve, së pari brenda partive politike që u takojnë e pastaj edhe brenda institucioneve shtetërore të Kosovës që të ndihmojnë në zhvillimin e Kosovës, duke larguar nga pushteti grupet dhe individët që në krye të partive dhe organeve më të larta shtetërore kanë ardhur me vota të vjedhura dhe të trafikuara.

Pa ruajtjen dhe mos cenimin e votës së lirë të qytetarit të Kosovës, pa zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe pa ndërtimin e shtetit ligjor, ku ligji dhe të drejtat elementare të njeriut do të respektohen edhe në Kosovë sikur në çdo shoqëri demokratike perëndimore, çdo debat dhe kritikë sado qëllim mirë të jetë, do mbeten të pa vlera, pa marrë parasysh se nga kush vijnë.!?


Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi