Një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të Zvicrës në BE
Faqja 1 e 1

Festa kombëtare e Zvicrës dhe shqiptarët (1)
Flamuri zviceran duke valuar
Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëherë ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore: një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën, duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjera.
1 Gushti është për zviceranët, siç është 14 Korriku për francezët dhe 4 Korriku për amerikanët, apo 28 Nëntori për shqiptarët. Zviceranët e përkujtojnë këtë ditë të shënuar qysh prej më tepër se një shekull, megjithëse ata përkujtojnë një ngjarje që daton prej vetëm 700 vitesh. Në vetë shënimin e kësaj date për Konfederatën Zvicerane, është një zakon që ka të ngjarë të jetë qysh nga lindja e jetës në tokë. 1 Gushti na kujton besën e dhënë nga ana e tre kantoneve alpine më 1291, me qëllim që të përfundohej një aleancë e përjetëshme, akt themelues i Konfederatës. Përfaqësuesit e Schwyz (Shvicit), Unterwalden dhe Urit u takuan në lëndinën e Rutlit, mbi liqenin e Lucernës, për të uruar vëllazërimin dhe të vulosnin paktin e asistencës së përbashkët, në rast se liritë e tyre do të cënoheshin nga agresorët e huaj. Nuk është për t’u habitur që edhe sot, pjesa zyrtare e festës së 2 gushtit fillon në lëndinën e Rutlit, duke mbledhur një publik zviceran dhe të përfaqësuesve të kombeve të tjerë që jetojnë aty, duke përfshirë dhe shqiptarët. Aty flet Presidenti i Konfederatës. Ky është një rast edhe për të gjithë njerëzit politikë të së djathës, të qendrës dhe të majtës zvicerane, në të gjitha nivelet, këshilltarë federalë (ministra), si dhe kryetarë bashkie të komunave, për të mbajtur fjalime në gjithë Zvicrën. Kjo ditë përkujtohet në çdo komunë zvicerane, me fishekzare, fëmijët parakalojnë në rrugë, shpesh të zbukuruar me Kryqin e Bardhë, simbol i Zvicrës apo me simbolet e kantoneve. Banorët ndezin qirinj të dritaret e banesave të tyre. Njerëzit mblidhen si vëllezër, harrojnë hallet dhe shqetësimet e përditëshme, këndojnë, kërcejnë dhe drekojnë bashkë rreth një “barbecue” (zjarr ku piqet mishi në hell), me “fondynë” (djath i shkrirë) e famshme zvicerane dhe verën e bardhë të kulluar të Valesë (Valais).
Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve
Politika e Zvicrës është ajo e një Republike Federale, e përbërë nga 26 kantone. Ajo karakterizohet nga demokracia e drejtpërdrejtë, rëndësia e të drejtave civile, politike dhe themelore, si edhe nga neutraliteti në politikën e jashtme. Politika e brendshme respekton ndarjen e pushteteve, kërkimin e konsensusit dhe ndryshimet midis rajoneve që e përbëjnë atë, deri sa siguron edhe përfaqësimin e këtyre të fundit në gjirin e qeverisë federale. Lidhur me politikën e jashtme mund të përmendim këtu fjalët e ministress ë saj të jashtme, Micheline Calm-Rey e cila në analizën e saj „Diplomacia zvicerane në konfiguracionin e ri evropian dhe botëror thekson:“Fati i Zvicrës është i lidhur sa vjen e më tepër me atë që ndodh në një hapësirë megjithatë të mondializuar. Pra ajo nuk mund të prtendojë të organizohet vetëm për vehte, sepse ajo varet, nëse do apo nuk do, nga raportet e forcave që e rrethojnë. Mënyra e saj e trajtimit të çështjeve të mëdha ndërkombëtare ka si cilësi që të jetë e pavarur dhe e bazuar në të drejtën. Gjithashtu, ajo nxitet nga një vizion i hapur dhe solidar mbi botën…Përvoja e fituar qysh nga aderimi i saj në Kombet e Bashkuara, mjafton për ta treguar; Zvicra ka mjetet që të dëgjohet dhe të jetë e pranishme në fushat që kanë të bëjnë me politikën e paqes dhe të respektit të së drejtës ndërkombëtare“.
Zvicra nuk ka armiq të deklaruar, por raportet ndërkombëtare të forcës janë ashpërsuar. Globalizmi kërkon aleanca të reja të fuqishme, më shumë interesa se sa ideologji. Një botë e re imponon dimensionet dhe kërkesat e saj. Shkëmbimet vazhdojnë, njerëzit, të mirat materiale, flukset financiare. Presionet fiskale të Bashkimit Evropian, procesi i UBS në SHBA kanë nxjerrë në pah nevojën e largimit nga një „listë gri“ të G20, apo ndërhyrja e Gjermanisë dhe sidomos e ministritt ë saj të ekonomisë. Tashmë një grup intelektualësh janë shprehur në favor të aderimit të Zvicrës në Bashkmin Evropian. Dihet se Zvicra është një vend vogël me sipërfaqe afro sa dy herë Shqipëria: 48 mijë km2. Por ajo e ka bërë zgjedhjen e saj në mënyrë të ndërgjegjëshme, me synim që të ruajë vlerat e saj më të shtrenjta. Natyrisht kjo ka një çmim, duke patur parasysh presionet që i janë bër“asaj dhe që i përmendëm më sipër. Por sot ekziston një brez të rinjsh që janë të hapur ndaj botës dhe që kanë dëshirë të krijojnë, të fitojnë. Kjo forcë e re, brezi i viteve 70-të që ka sot 40 vjeç, shprehet sidomos në Zvicrën romande. Fjala që e karakterizon më mirë Zvicrën është ekuilibri midis Zvicrës gjermanofone dhe asaj romande, por edhe me fqinjët, Evropën, SHBA dhe gjithë botën. Zvicra është një tërësi ekuilibrash. Sapo ekuilibri cënohet pak, bëhet gjithçka për ta rivendosur.
Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne
Zvicra është krijuar gjatë viteve, nëpërmjet aleancave, pakteve, që kishin në fillim si qëllim mbrojtjen e përbashkët dhe sigurimin e brendshëm. Këto marrëveshje përfshinë edhe kantonet e Zvicrës, me kalimin e kohës dhe në sa më tepër fusha të ndryshme. Sipas parimit «një për të gjithë dhe të gjithë për një», e cila është diviza tradicionale zvicerane, pa status zyrtar, kantonet filluan të trajtojnë bashkërisht marrëveshjet me kombet e mëdhenj evropiane (mund të citohet marrëveshja me Francën në 1444, mbi mbajtjen e marrëdhënieve miqësore apo me Selinë e Shenjtë në fillim të shekullit XVI-të). Megjithatë, kantonet e ndryshme të pranishme ishin krejtësisht sovrane dhe nuk egzistonin organe mbi shtetin. Miratimi i një sistemi federal në vitin 1848, shënoi lindjen e Zvicrës moderne. Ekzekutivi atëhere ishte krijuar krejtësisht nga anëtarë të rrymës radikale që sollën jo vetem ndryshime të thella, por edhe bazën e politikës së sotme zvicerane. Mendimet e tyre mbështeten në dy shtylla që në pamje të parë duken kontradiktore: një sistem politik liberal, që favorizon liritë, si individuale ose ekonomike dhe një sistem solidariteti për një integrim të gjithë qytetarëve që e përbëjnë Zvicrën (duke përfshirë edhe shqiptarët dhe përfaqësuesit e kombeve të tjerë) , të ardhur nga të gjitha rrymat politike dhe sociale, në gjirin e Komunitetit. Këto dy parime përbëjnë edhe sot një bazë të rëndësihme të Konfederatës Zvicerane dhe një fakor stabiliteti dhe kohezioni të brendshëm.
Zvicra siç e përmendëm më sipër është e ndarë në 26 kantone, të cilat vetë janë të nëndara në komuna. Disa kantone kanë një nëndarje ndërmjetëse që quhet « distrikt ». Disa kantone ose rajone janë të grupuara në hapësira ( Hapësira « Mittelland », Hapësira « Bejune » etj.,) që u jep atyre mundësi të mbrojnë interesat e përbashkëta dhe veçanërisht ato ekonomike. (Vijon)
Alfred Papuçiu

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një grup intelektualësh nga Shtutgarti me rrethinë:KOMENT: ATA QË I VODHËN VOTAT E POPULLIT, TË NJËJTIT E PLAÇKITËN SHTETIN E KOSOVËS..!!
» Krenarë që janë shqiptarë, krenarë që shërbejnë në uniformë të Zvicrës
» Shqiptarët në Zvicër janë dëshmuar se janë ambasadorë të kombit
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci
» Faruk Tasholli:Në mërgim po krijohet një klasë e re intelektualësh shqiptarë(Intervistë me Driton Gashin)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi