AKR: Orkestrime të pa vlera kundër z.Pacolli

Aleanca Kosova e Re, është e detyruar të reagojë përkitazi me deklaratën e eurodeputetes Ulrike Lunaçek, raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian, deklaratë kjo e publikuar në portalet informative në Kosovë, të cilat i referohen përgjigjes së eurodeputetes Lunaçek, në pyetjen e gazetarëve lidhur me rastin e zv/Kryeministrit, Behgjet Pacolli, i cili sipas tyre është nën hetime nga prokurorët e EULEX-it. Në përgjigje znj.Lunaçek thotë: “Dorëheqja do të ishte shembull i mirë dhe do të përmirësonte imazhin e Kosovës”.
“AKR beson fuqimisht se zonja Lunacek është përdorur me qëllim nga ana e disa mediave dhe qarqeve të caktuara në Kosovë, të cilat tash e sa kohë nuk pushojnë së reshturi, në lansimin e lloj-lloj intrigave ndaj zv/Kryeministrit të parë të qeverisë së Kosovës, njëherit president I AKR-së dhe punës së gjithë qeverisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e AKR-së.
Me tej thuhet në reagim se kjo parti dëshiron t’ua bëjë me dije, se tendencat e grupeve të ndryshme tashmë janë shpërfaqur publikisht dhe për fat të keq kanë arritur që të përfshijnë edhe një numër të miqve të Kosovës, siç është rasti me zonjën Lunaçek.
“Ne, jemi të prirur të besojmë se eurodeputetja e nderuar Lunaçek nuk i është referuar me këtë rast zotit Pacolli, sepse kësisoj do të binte në kundërshtim edhe me frymën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe parimeve Europiane të cilat prezymojnë pafajësinë në secilin rast”.
Për më tepër, zëvendëskryeministri Pacolli nuk ka pasur asnjëherë ndonjë njoftim se kundër tij janë duke u zhvilluar hetime.
Përkundrazi, në këtë rast konsiderojmë se veprimi i z.Pacolli, i cili me kohë ka denoncuar një rast korrupsioni në autoritetin e duhur, duhet të çmohet dhe të vlerësohet nga të gjithë, e veçanërisht nga ata të cilët kërkojnë nga institucionet e shtetit të Kosovës, sundimin e rendit dhe të ligjit.
“Aleanca për Kosovën e Re, i bën thirrje zonjës Lunacek të deklarohet përkitazi me deklaratën në fjalë në mënyrë që të mos bie pre e keqinterpretimeve të medieve dhe grupeve të caktuara, të cilat me çdo kusht kërkojnë “kokën” e atyre që janë të vendosur dhe veprojnë për sundimin të rendit dhe ligjit. AKR edhe njëherë shpreh gatishmërinë e plotë të saj, që të jetë në funksion të vendosjes së shtetit ligjor”, thuhet në reagim.
AKR beson me bindje se është fjala për një orkestrim të veprimeve nga më të ndryshmet në përpjekje për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës, ndër të tjera duke sulmuar një nga figurat kyçe të partnerëve të koalicionit, me qëllim të realizimit të agjendave të tyre politike.
“Kjo është dëshmuar edhe nga miqtë e mëdhenj atë Kosovës, të cilët kanë qenë pjesë e proceseve politike, e të cilët kanë deklaruar se në Kosovë ka grupacione të cilave u pengon zoti Pacolli dhe disa figura të tjera të skenës politike. AKR beson fuqimisht në përkrahjen e institucioneve ndërkombëtare dhe të miqve të Kosovës, në proceset zhvillimore në vend, njëkohësisht kërkojmë që gatishmëria e tyre mos keqpërdoret për luftë për pushtet. Zoti Pacolli në vazhdimësi ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi në avancimin e proceseve të përgjithshme në vend, dhe të njëjtën gjë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen”, thuhet në reagimin e AKR-së. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» RREZART KALAJA:Barbarizmi i xhihadit primitiv islamik kundër kulturës, artistëve dhe këngëtarëve me vlera!
» Pacolli: Sot unë jam kundër jush z. Kryeministër!
» Edhe Pacolli kundër Jahjagës
» Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar
» Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi