Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia

Shko poshtë

Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia Empty Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 07, 2012 9:30 pm

Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia


Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia Largea_nenad1349624504
Nenad Rashiq, përkundër se mban pozitën e Ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale në Kosovë dhe aksione në biznese private, përfiton edhe ndihmë financiare nga Republika e Serbisë.

Nenad Rashiq në Kosovë mban pozitën e Ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale por në Serbi është i regjistruar si i papunë. Republika që nuk e njeh Kosovën si shtet i jep ndihmë financiare të përmuajshme zyrtarit të lartë shtetëror të Kosovës i cili në regjistrat serbë figuron si i papunë.

Enti Kombëtar i Punësimit në shtetin Serb i jep 1 mijë euro në vit anëtarit të Partisë së Pavarur Liberale (SLS) i cili merr nga 1 mijë e 100 euro në muaj nga Qeveria e Kosovës që nga fillimi i vitit 2008 kur u emërua ministër.

Bazuar në deklarimet e pasurisë së Rashiqit në Agjencinë Kundër-Korrupsion (AKK) nga e njëjta agjenci shtetërore merr të ardhura edhe bashkëshortja e tij.

Në vitin 2010 ai ka shënuar se merr 120 euro në muaj apo 1 mijë e 440 euro në vit si ndihmë financiare. Ndërkohë në vitet 2011/12 ka shënuar edhe për vete edhe për bashkëshorten se marrin nga 1 mijë e 300 euro nga Enti i Punësimit në Graçanicë.

Enti Kombëtar i Punësimit, një agjenci shtetërore në Serbi që ka zyre të veta edhe nëpër Kosovë, nuk ka komentuar rreth kësaj çështje.

Ministri Rashiq thotë se historia e ndihmave financiare ka nisur para se të bëhej ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se kishte punuar në Departamentin e Shitjes në ndërmarrjen “Coca-Colla”. Një kompani greke, sipas tij, kishte blerë ndërmarrjen dhe kishte larguar një numër të madh të punëtorëve nga puna. Në mesin e tyre ishte edhe ministri Rashiq.

“Unë marrë ndihma për shkak se e kam statusin e parregullt të punës në Beograd dhe këto mjete më ndahen nga Enti Kombëtar i Punësimit”, tha ministri Rashiq, për Gazetën Jeta në Kosovë.

Zyrtari i lartë shtetëror nuk e sheh si problematike përfitimin e ndihmave nga Republika e Serbisë.

“Kjo nuk lidhet me poziten time në ministri. Nëse ndërmarrja nuk do të na largonte nga puna, ndoshta nuk do të isha fare ministër sepse do të vazhdoja punën aty”, ka thënë Rashiq.

Ai përfitimin e këtyre ndihmave e lidh me zvarritjen e marrjes së një vendimi nga gjykatat në Serbi kundrejt një kërkese të ish-punonjësve të Coca-Colla’s.

“Janë bërë 12 vite e ky proces ende nuk ka përfunduar, nuk është marrë një vendim”, thotë Rashiq, duke shtuar se derisa gjykatat të vendosin për dëmshpërblim ai do të vazhdojë të marrë ndihmë nga Enti i Punësimit.

Ndërkohë në vitin 2004 Agjencia Kosovare e Mirëbesimit e kishte nxjerrë në shitje në valën e tretë edhe ndërmarrjen shoqërore mbushtorja e pijeve “Coca-Colla”, Lipjan. Fitues në këtë garë ishte shpallur një kompani që kishte ofruar mbi 2 milionë euro për blerjen e saj.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se nuk kishte përfituar nga shpërndarja e 20 për qindëshit që iu takon ish-punonjësve nga shitja e ndërmarrjes shoqërore.

“Unë nuk kam përfituar sepse nuk kam qenë në listë. As që jam ankuar për këtë. Më kanë lajmëruar se mund të ankohem por nuk më ka interesuar të ankohem”, ka thënë Rashiq.

Rashiq e bashkëshortja hisedarë në biznese private

Bashkëpronar i një kompanie tregtare “N&N Komerc”, me bazë në fshatin Dobrotin të Lipjanit është edhe ministri Nenad Rashiq me 20 për qind.

Prej këtij biznesi, ai ka deklaruar në Kundër Korrupsion në vitin 2010, se merr 8 mijë e 400 euro në vit. Për vitet 2011/12 ka shënuar se merr 3 mijë e 600 euro.

Ai ka thënë se ishte tërhequr nga mbajtja e më shumë se 20 për qind e aksioneve në këtë kompani private pasi këtë ia kishte kërkuar Agjencia Kundër Korrupcion. Ky biznes sipas tij u krijua në vitin 2002.

Veç tij hisedarë në biznese private është edhe bashkëshortja e tij Suzana Rashiq. Më 9 nëntor të vitit 2011 u krijua kompania “Comos –Deni”, e cila ka për aktivitet tregtinë me pakicë nëpër dyqane ku kryesisht shitet ushqimi, pijet dhe duhani.

Ministri Rashiq ka thënë se ky biznes u krijua nga marrja e një kredie.

“Mund ta shihni që e kam deklaruar kredinë në Kundër Korrupsion. Aty kemi investuar mjetet e marra me kredi. Aty gruaja është drejtoreshë e kompanisë”, ka thënë Rashiq.

Përveç hises prej 20 për qind të aksioneve në këtë kompani bashkëshortja e tij merr të ardhura në vlerë prej 7 mijë e 600 euro në vit nga Postë-Telekomi i Kosovës (PTK).

Edhe vetë Rashiq në vitin 2007 kishte punuar si Udhëheqës i Ekipit për integrimin e Minoriteteve në PTK ku tash punon gruaja e tij.

Ndërkohë në Kundër-Korrupsion ai ka shënuar se si pasuri të paluajtshme ka 30 ari truall në fshatin Dobratin që kanë vlerë rreth 250 mijë euro, tokë punuese prej 5.5 hektarësh që kanë vlerë rreth 30 mijë euro si dhe një apartment prej 60 metrash katrorë në Kraljevë (Serbi) që ka një vlerë prej 40 mijë eurosh.

Po ashtu ka një veturë të tipit Nisan të blerë në Beograd në vitin 2008 që ka një vlerë prej 6 mijë eurosh.

Në vitin 2012 ka shënuar se ka marrë një kredi në vlerë prej 120 mijë eurosh ndërsa para të gatshme të mbajtura në bankë ka raportuar se ka më pak se 3 mijë euro. Një vit më herët kishte shënuar se ai bashkë me gruan e fëmijët e tij kanë afro 40 mijë euro para nëpër banka.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi