HAFIZ GAGICA: UDHËKRYQI I LDK-së..!
Faqja 1 e 1
HAFIZ GAGICA: UDHËKRYQI I LDK-së..!
HAFIZ GAGICA: UDHËKRYQI I LDK-së..!
Është bërë traditë, që në vend të përballjes me problemet dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, të flitet vetëm për zgjedhje parlamentare dhe qeverisjen si punësim, për merita joreale të disa njerëzve që nuk njohin tjetër gjë veçse luksin e pushtetit dhe pasurimin individual të tyre. Siç duket udhëheqja aktuale e LDK-së nuk është në gjendje ta kuptojë faktin se nuk ka ardhur në krye të partisë përmes konkurrencës dhe debateve partiake, por përmes grupeve të interesit.
“Bomba” që ka shpërthyer në PDK ishte kurdisur vite më parë për LDK-në, dhe tani tymi i saj po shpërndahet ngadalë në PDK. Sepse, në këtë parti ka njerëz të zhytur në korrupsion, krim politik dhe ekonomik, prandaj edhe po përballet me të bëmat e saj ideologjike dhe hakmarrëse.
Të njëjtit kundërshtarë politikë të LDK-së kishin ndërmarrë çdo gjë për ta ndarë dhe përçarë atë, gjë që në masë të madhe ia arritën qëllimit dhe ajo u nda në dy pjesë në vitin e mbrapshtë, 2006.
LDK
LDK-ja dhe rugovistët në përgjithësi, me vështirësi të mëdha e kaluan avazin dhe pasojat e ndarjes, por për fat të keq edhe në Kuvendin e fundit përsëri brenda saj kishte hyrë elementi përçarës, i cili në mënyrë shumë perfide orkestroi protesta dhe tubime që në minutat e fundit para mbajtjes së Kuvendit të na paraqitet një kundërkandidat për postin e kryetarit të partisë, në mënyrën e cila nuk ishte aspak demokratike, mbase krejtësisht imponuese, që siç dihet ishte prognozuar edhe nga mediet gjë që rezultoi me kandidatin e preferuar të tyre, për shkakun sepse shumica e strukturave dhe anëtarësisë së LDK-së kishin rënë nën ndikimin e medieve dhe protestave, përveç një pjese e cila dinte për këtë kurth, duke u treguar shumë e matur. Ndryshe në atë Kuvend mund të përsëritej edhe më keq 2006-ta.
Hafiz Gagica, presidenti Rugova me mikun gjerman,,
Tani jemi para një beteje tjetër. Si të aktivizohet LDK-ja rugoviane në kohën kur ka iniciativa deklarative dhe shumë akuza dhe ndërskamëza, sulme të llojllojshme dhe përpjekje për çarje të reja, dhe, sipas mendimit tim për ta tejkaluar këtë gjendje dhe për ta evituar përçarjen duhet të bëhet aktivizimi i anëtarësisë së vjetër dhe të re si dhe të gjendet mënyra që të eliminohen hasmëritë mes njëri-tjetrit, të mos ketë përjashtime arbitrare e as akuza të pa baza dhe të motivuara për interesa të ngushta, që jo rrallëherë kanë ndodhur në vitet e fundit.
Nëse sërish do të dominojë fryma e diferencimit, ekziston rreziku latent që LDK-ja të pësojë sërish goditje të rënda. Mbase, si nevojë imediate shtrohet kërkesa që strukturat e LDK-së t’u nënshtrohen proceseve demokratike për verifikimin e vullnetit të anëtarësisë në të gjitha nivelet, sepse pa këtë proces është vështirë të tejkalohen mosmarrëveshjet e brendshme, gjë të cilën e kanë treguar ngjarjet e vitit 2006-të dhe këto të fundit.
Prandaj, bashkëbisedimi dhe shkëmbimi i ideve që çojnë në forcimin e proceseve të brendshme të saj, qofshin ato krejtësisht të kundërta më njëra-tjetrën, duhet t’i jepet përparësi filozofisë burimore të LDK-së si dhe atyre figurave që dinë dhe duan ta shtyejnë procesin e zhvillimit të saj përpara dhe që kanë një të kaluar të pastër politike.
H. Gagica mban fjalimin e tij në Bonn para afër 100.000 demonstuesëve shqiptarë..
Çështja se kush ishte i pari në LDK, kush erdhi më vonë s’ka më rëndësi. Rëndësi dhe çështje kryesore është se kush është në gjendje që filozofinë rugoviane dhe programin e LDK-së, ta zhvillojë dhe avancojë më tej duke e bërë bashkimin e të gjithë krahëve të hasmëruar brenda LDK-së, të gjejë një kompromis për t’ia krijuar mundësinë secilit që të kontribuojë në dobi të LDK-së dhe institucioneve të vendit. Për t’i arritur këto objektiva duhet të çlirohemi nga ata politikanë dhe aktivistë që kanë keqpërdorur dhe tjetërsuar pasurinë e shtetit të Kosovës si dhe ndaj atyre që janë zhytur në korrupsion dhe krime ekonomike dhe që kanë bashkëpunuar apo janë në kontakt me shërbimet informative siç është SHIK-u dhe agjentura tjera.
H. Gagica i drejtohet me një fjalë rasti bashkëatdhetarëve tanë, 2007
LDK-ja duhet ta ruajë dhe të kultivojë vizionin e partisë popullore e cila është e shtrirë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe në Perëndim ku jetojnë shqiptarët, ku ajo gjithmonë ka ditur të përballet me vështirësitë dhe elementet destruktive, prandaj ajo duhet edhe sot t’i kundërshtojë tendencat rrënuese brenda dhe jashtë saj. Para së gjithash duhet të lirohet nga individë që partinë e përdorin si mburojë për qëllimet e tyre personale, ku nëse një funksionar ka rënë në kundërshtim me ligjin ai duhet të përgjigjet vetë e jo të fshehët pas partisë ose imunitetit të deputetit, sepse askush në asnjë vend demokratik nuk e ka atë privilegj që përgjegjësitë personale t’i nxjerrë mbi subjektin politik në emër të të cilit edhe mbrohet.
Partinë duhet zhvilluar dhe begatuar me ide dhe propozime të reja të anëtarësisë së saj, me qëllim të përparimit sa më të madh të vendit me projekte konkrete zhvillimore, ngase dihet se disa politikanë të LDK-së partinë e kanë shfrytëzuar për punësim dhe pasurim personal dhe familjar.
Duhet analizuar me vëmendje pasurimin e funksionarëve partiakë dhe të ardhurat e tyre sot, nga sa burime financiare i marrin rrogat dhe njëkohësisht janë funksionarë të LDK-së.
Hafiz Gagica, është radhitur në pozitën e 100 në listën për deputet ..!?
Nuk është ndonjë fshehtësi nëse themi se gati të gjithë e dinë se një pjesë e Kryesisë së LDK-së nuk është e aftë të ballafaqohet me proceset që ka para vetes sepse koha që jetojmë kërkon vendosmëri politike, angazhim dhe guxim për hapat që duhet të ndërmerren. Anëtarësia e saj dhe populli i Kosovës, po presin zhvillime pozitive brenda LDK-së e jo sjellje sensacionale, sepse koha është për bashkërenditje e jo për përfitime personale.
Duhet ulur për t’i debatuar hapur problemet, por edhe pranuar gabimet e së kaluarës, për t’i hapur rrugë zhvillimit të reformave dhe forcimit të mëtejmë të partisë.
LDK-ja dhe anëtarësia e saj e gjerë sot para vetes e kanë shansin historik që ta shpëtojnë partinë rugoviane nga rënia në kataklizëm dhe dobësimi e saj i mëtejmë. Andaj, për hir të gjithë asaj që është ndërtuar me mund, gjak dhe sakrifica aq të mëdha në krye me liderin historik të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, por edhe për hir të mijëra mërgimtarëve tanë të cilët e kanë dhënë gjithëçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si udhëheqës shumëvjeçar i LDK-së në Perëndim, bëj thirrje që të gjithë të angazhohen në zhvillimin e LDK-së dhe vlerave të saja kombëtare dhe politike!
Mendoj se gjithë ata që kanë përvojë nga e kaluara dhe nuk kanë probleme me ligjin, apo nuk janë nën hetime është mirë që përmes strukturave të partisë të mblidhen dhe të ofrojnë alternativa se si të çohen më përpara proceset politike në Kosovë. Koha kërkon të reflektojmë dhe veprojmë konform rrjedhave aktuale politike për të marrë mbi vete obligimet dhe përgjegjësitë që na takojnë për ta zhvillue partinë dhe përmes partisë ti kontribojmë për vendin tonë e jo të vetëm të vjelim nga vendi ynë, ngase, duke e zhvilluar partinë në frymën demokratike dhe duke u çliruar nga ata që fusin huti, përçarje dhe urrejtje kundër njëri-tjetrit do kultivojmë konkurrencën brenda partiake për të qenë më të fuqishëm karshi konkuruesit politik siç është sot PDK-ja. Në këtë mënyrë mund të shkojmë zgjedhjet e ardhshme parlamentare me program serioz zgjedhor dhe me vëzhgues që nuk do t’i trafikojnë më votat e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve për deputetë.
Në një akademi kushtuar heroit Jusuf Gërvalla, afër tij znj. Donika Gërvalla e bija e Jusufit, Koblenz, 06/2012
Pretendimi për t’i fituar zgjedhjet parlamentare është e drejtë e çdo subjekti politik. Por në rastin tonë për t’u rikthyer fuqishëm në qeverisje të vendit, mendoj se duhet ta fuqizojmë LDK-në duke demonstruar vlerat e saj politike dhe kombëtare në funksion të zhvillimit të ideve sa më pragmatike për t’i vënë në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës. Të gjithë ata që e duan shtetin e Kosovës dhe zhvillimin e saj duhet të ndihmojnë në reformimin e institucioneve të shtetit të Kosovës të cilat katër vite pas pavarësisë formale po përballen me korrupsion, nepotizëm, me kuadro dhe administratë të dobët si dhe me individë që i kanë shkelur ligjet. LDK-ja ka kuadro te gjeneratës se vjetër, të mesme dhe të re të dëshmuara në aspektin profesional dhe kombëtar, por këta janë penguar dhe menjanuar nga grupet e interesave të ngushta partiake.
H. Gagica mban fjalën e rastit për presidentin I. Rugova në akademinë kushtuar dëshmorëve të kombit në Frankfurt, 2012
LDK-ja mund t’ia dalë matanë lumit nëse degët e saj, Këshilli i Përgjithshëm dhe gjithë anëtarësia aktivizohen për ruajtjen e vlerave të saj duke siguruar perspektivën e sigurt të Kosovës si një vend i lirë dhe demokratik. Personalisht jam anëtar i KP të LDK-se dhe asnjëherë në dy (2) vitet e fundit nuk jam konsultuar apo thirrur në ndonjë takim, apo të jem angazhuar në ndonjë punë apo komision të partisë. Megjithatë, konsideroj se kontributi dhe përvoja jonë shumëvjeçare në rritën dhe forcimin e LDK-së, do të kishte qenë e dobishme për zhvillimin dhe avancimin e LDK-së si forcë kryesore politike në Kosovë, për të cilën nuk kemi kursyer asgjë në të kaluarën dhe do të jemi të gatshëm edhe në të ardhmen. Mbetem me shpresë se strukturat e LDK-së, me Kryesinë e saj do ta marrin në konsideratë dëshirën dhe vullnetin e shumë anëtarëve të saj dhe se do të reflektojnë në dobi të zhvillimit të përgjithshëm dhe avancimit të LDK,së dhe përmes saj do të kontribojmë për ndyshime të përgjithme në Kosovë. Është koha e fundit, që ta largojmë këtë keqëqeverisje të korruptuar dhe inkriminuar. Këtë gjë mund ta bëjmë duke u çliruar edhe ne vet nga ato figura që mekanizmat e partisë dhe institucionet e vendit i kanë keqëpërdor për interesa personale e klanore.
Zhvillimi i përgjithshëm demokratik, mund të bëhet vetëm me figura të fuqishme politike, që dinë, duan dhe kanë guxim të ballafaqohen me problemet aktuale dhe kanë vizionin për të ardhmen e vendit.
(Autori ka qenë për shumë vite kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në perëndim dhe aktualisht është anëtar i KP të LDK-së).
Hafiz Gagica me një grup aktivistësh venë lule mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova
P. S. Ky shkrim është botuar sot (08. 10. 2012) në gazetën e përditshme "ZËRI" e cila botohet në Prishtinë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hafiz GAGICA:Hafiz Gagica:Letër përtej varrit!
» HAFIZ GAGICA - DEKLARATË
» Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
» HAFIZ GAGICA:Nëntori i Shqiptarëve...
» Hafiz Gagica:23 vjet më parë
» HAFIZ GAGICA - DEKLARATË
» Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
» HAFIZ GAGICA:Nëntori i Shqiptarëve...
» Hafiz Gagica:23 vjet më parë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi