Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EURO në Kosovë

Shko poshtë

EURO në Kosovë Empty EURO në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:50 pm

EURO në Kosovë


EURO në Kosovë Fisnik_dobreci_fusbal-mit-roboten0070-490x320

Derisa Federata e Futbollit e Kosovës po bën përpjekje për anëtarësim në FIFA e UEFA, Federata Evropiane e Futbollit për Robotë i ka besuar Kosovës që të jetë nikoqir i kampionatit evropian për robotë. Ky eveniment do të fillojë më 10 qershor, derisa, përveç kosovarëve, pjesëmarrës do të jenë edhe disa ekipe nga Evropa.

Nga Valon Konushevci valon.konushevc@gazetaexpress.com më 22.04.2009 në ora 16:24

Për herë të parë Kosova do të jetë nikoqir i një kampionati evropian në futboll. Jo i sportit më të popullarizuar në botë, por kampionatit të robotëve në futboll.

Ky eveniment do të mbahet në Prishtinë dhe pritet të fillojë më 10 qershor, derisa do të zgjasë tri ditë. Ky kampionat do të organizohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe do të zhvillohet në objektin e këtij institucioni arsimor, i cili gjendet në Prishtinë.

Në këtë kampionat pritet të marrin pjesë skuadra nga vende të ndryshme evropiane, derisa Kosovën do ta përfaqësojë ekipi i këtij universiteti, Kosova-UBT.

Udhëheqësi i ekipit kosovar, Edmond Hajrizi është shprehur i kënaqur, pasi Kosova do të jetë nikoqire e këtij kampionati, duke u bërë vendi i parë në Ballkan që e organizon evropianin e robotëve në futboll.

“Federata Evropiane e Futbollit për Robotë (FIRA) ia ka besuar UBT-së organizimin e kampionatit të sivjetmë. Organizimi i këtij kampionati ka peshën e vetë, pasi Kosova është shteti i parë në gjithë rajonin që e organizon këtë kampionat. Ky organizim dëshmon edhe njëherë nivelin e lartë të zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, përkatësisht të Universitetit UBT”, ka deklaruar udhëheqësi i ekipit Kosova-UBT, Edmond Hajrizi, në një konferencë për media.

Sipas tij, realizimi i këtij kampionati, UBT-së do t’i kushtojë rreth 20 mijë euro, derisa shpreson në ndihmën edhe të sponsorëve të tjerë.

Në anën tjetër, duke treguar arsyen e marrjes së vendimit për mbajtjen e këtij evropiani në Kosovë, kreu i FIRA-s, Peter Kopaçek, ka njoftuar se deri më tani pjesëmarrjen në këtë garë e kanë konfirmuar pesë ekipe.

“Ideja për organizimin e këtij kampionati këtu është se ne dëshirojmë t’i njoftojmë kosovarët se deri ku ka mbërri teknologjia. Deri më tani pjesëmarrjen në këtë kampionat e kanë konfirmuar pesë ekipe, dy nga Austria, një ekip nga Gjermania, një tjetër nga Zvicra si dhe nikoqiri Kosova do të garojë me një ekip. Por, pjesëmarrjen pritet ta konfirmojë edhe një ekip nga Holanda, një nga Sllovenia dhe një nga Sllovakia”, tha kryetari i FIRA-s, Peter Kopaçek, i cili njëkohësisht është nënkryetar i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit për Robotë.

Përveç Edmond Hajrizit, i cili do ta drejtojë ekipin kosovar Kosova-UBT, pjesë e tij janë edhe mësimdhënësi i këtij universiteti Artan Dërmaku dhe studentët Kushtrim Dragusha, Jeton Ahmeti, Faik Luri, Sherif Hyseni, Faton Bekteshi dhe Ahmet Murati.

Ndërsa në muajin qershor të vitit të kaluar, ekipi i UBT-së pati marrë pjesë në kampionatin evropian i cili u pat mbajtur në Zvicër e Austri, duke u radhitur në vendin e katërt.

Rregullat e lojës

Futbolli i robotëve zhvillohet duke përdorur robotët e programuar, të cilët lëvizin apo thënë ndryshe janë robotë gjysmë-inteligjentë, që veprojnë së bashku në mënyrë kooperative.
Sipas rregullave, robotët nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se 7.5 cm dhe të kenë shpejtësi më të madhe sesa 12 km/h. Një ekip i futbollit të robotëve duhet t’i ketë dymbëdhjetë lojtarë, prej të cilëve njëmbëdhjetë luajnë, kurse një duhet të mbetet si rezervist. Një nga robotët është portier, kurse të tjerët janë sulmues. Një ndeshje futbolli e robotëve zgjatë dy herë nga pesë minuta. Nëse ndonjëri robot dëmtohet gjatë zhvillimit të ndeshjes, atëherë loja ndërpritet në pauzë, derisa i dëmtuari të largohet nga fusha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi