Analizë:Vjelin miliona euro në Kosovë, i derdhin në Serbi!
Faqja 1 e 1

Vjelin miliona euro në Kosovë, i derdhin në Serbi!
Ramiz Bojaj, BOTA SOT
Veriu krijon evazion fiskal edhe nëpërmjet kompanive të sigurimit
Buxheti i Kosovës po humb me miliona euro nga evazioni fiskal i kompanive të sigurimit të Serbisë, të cilat shpërfillin institucionet e Kosovës, ndërsa veprojnë në gjithë territorin ku janë të pranishëm serbët. Përveç veprimtarisë ilegale, kompanitë serbe të sigurimit janë të licencuara në Serbi dhe paratë e vjela në Kosovë derdhen në buxhetin e Serbisë.
Humbjet buxhetore i konfirmojnë edhe institucionet shtetërore që janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e sistemit të kompanive të sigurimit. Por, për mosvënien nën kontroll të tregut të sigurimeve në vendbanimet me shumicë serbe, këto institucione mundohen të shfajësohen duke thënë se është përgjegjësi e politikës, institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it që ta shtrijnë autoritetin atje.
Zyrtarë të lartë si dhe analistë të vendit vlerësojnë se sfida që i bëhet ligjeve të Kosovës është e patolerueshme, përderisa aktiviteti ilegal i shkakton humbje të konsiderueshme buxhetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky evazion fiskal do të vazhdojë deri në shtrirjen e autoritetit shtetëror në veri, i cili nuk është i pranishëm në këtë pjesë tash e dhjetë vjet.
Veprimtaritë ilegale duhet të shuhen
Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF-it) thonë se është plotësisht evident evazioni fiskal nga shkelja e ligjeve të Kosovës nga kompanitë në veri.
Muharrem Shahini, zëdhënës i MEF-it, thotë se çdo biznes, i cili nuk është i licencuar në Administratën Tatimore të Kosovës, shkakton dëme të konsiderueshme në buxhetin dhe ekonominë e Kosovës. E njëjta vlen edhe për kompanitë e sigurimeve në veri, të cilat funksionojnë në mënyrë joligjore. “Pavarësisht faktit se në veri të Kosovës, apo edhe në pjesët tjera të vendit tonë, çdo kompani afariste, e cila në çfarëdo forme iu shmanget tatimeve dhe rregullave ligjore, i shkakton humbje buxhetit të shtetit tonë”, thotë Shahini duke shtuar se si MEF-i, nuk mund të bëjë ndarje rajonale nëpër territore, për faktin se Kosova është një, unike dhe e pandashme. Ai thotë se çdo qarkullim i parave pa iu përgjigjur rregullave fiskale të Republikës së Kosovës, konsiderohet veprimtari ilegale, e cila duhet të ndëshkohet. “Për MEF-in nuk ka jug e veri, për faktin se Kosova është shtet unik dhe i pandashëm, mirëpo veri natyrshëm kërkon një trajtim të veçantë për shkak të pozicionit specifik që ekziston atje”, thotë Shahini.
Pak shpresa për eliminimin e kompanive ilegale
Përpos parregullsive në shumë kompani private të sigurimeve (kompani pa licencë), duke u bazuar në hulumtimet e Qendrës së Kosovës për Siguri në veri të Mitrovicës ekzistojnë edhe kompani që nuk u përgjigjen fare ligjeve të Kosovës, e të cilat janë të licencuara në Serbi, thotë eksperti i QKS-së, Florian Qehaja. “Është e domosdoshme, që të rregullohet problemi i licencave, krahas së cilit duhet mbyllur edhe aktiviteti i atyre që nuk u përgjigjen ligjeve të Kosovës. Në veri janë disa kompani, të cilat nuk u përgjigjen fare ligjeve të Kosovës, por që janë të licencuara në bazë të MPB-së së Serbisë”, thotë Qehaja duke shtuar se një fenomen i tillë jo vetëm që dëmton buxhetin e Kosovës, por ul shkallën e sigurisë për vetë qytetarët e vendit tonë. Ai thotë se vakumi ligjor nuk lë hapësirë për veprime konkrete, mirëpo qeveria duhet të ndërhyjë në krijimin e klimës së lojalitetit të konkurrencës, pavarësisht rajoneve brenda territorit të vendit tonë. “Kosova është i vetmi shtet në rajon që nuk posedon ligj për sigurinë private”, vlerësoi z. Qehaja duke shtuar se ky vakum ligjor lë hapësirë për keqpërdorime edhe te vetë kompanitë e sigurimeve.
Zyrtari për informim në Bankën Qendrore të Kosovës, Besnik Kada, thekson se të gjitha kompanitë që janë të licencuara janë nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Sigurimeve të BQK-së. “Sa i përket kompanive të sigurimeve që veprojnë në Kosovë në bazë të licencës që kanë marrë nga BQK-ja, atëherë mund t’iu them se kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre të rregullt në territorin e Kosovës, raportojnë dhe po ashtu i nënshtrohen mbikëqyrjes së rregullt të Inspektoratit të Sigurimeve të BQK-së”, thotë Kada.
Kompanitë e vetme të licencuara janë: “Dardania”, “Dukagjini”, “Kosova e Re”, “Siguria”, “Insig”, “Sigal”, “Sigma”, “Croatia Sigurimi”, “Sigkos”, “Elsig”.
Shpresa për eliminimin e veprimtarisë ilegale, jep deputeti Emrush Xhemajli, anëtar i Komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, theksoi se të gjitha zbrazësitë që aktualisht janë evidente në sigurinë private do të eliminohen pas miratimit të ligjit përkatës, i cili i është kthyer qeverisë për ripunim.
Ai thotë se sa përket funksionimit të kompanitë private të sigurimeve ato ende janë duke punuar në bazë të rregulloreve të UNMIK-ut, duke lënë hapësirë edhe për keqpërdorime, veçmas në veri. “Kompanive të palicencuara që veprojnë në vendin tonë, i shtohen edhe një numër tjetër, të cilat janë të licencuara në Serbi, i përgjigjen këtij vendi, përderisa ato funksionojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës”, vlerësoi z. Xhemajli, duke shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, ka Kushtetutën, nga e cila rrjedhin ligjet tjera, duke përfshirë edhe atë të sigurimeve. “Ligjet e sigurisë në Kosovë janë unike për tërë vendin, pra edhe për veriun”, thotë Xhemajli duke shtuar se në dukje mund të duket se ka lajthitje të zbatimit të ligjeve të Kosovës, por në planin afatshkurtër dhe pas miratimit të ligjit të sigurimeve, do të eliminohen të gjitha veprimtaritë që funksionojnë pa licencë ose ilegalisht.
Deri atëherë, Kosova do të vazhdojë të humbë dhjetëra miliona euro, vetëm nga ky lloj evazioni, ndërsa në përgjithësi, nga evazioni fiskal nga mosbindja e serbëve, humbjet besohet të jenë disa qindra milionë euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Qeveria, miliona euro për UNMIK-un
» Kelmendi: ''Bukoshi e Mustafa shpërdoruan qindra miliona euro të 3-përqindëshit''
» Ofron policisë 5 euro, arrestohet serbi
» Varferia në Kosovë dhe Shqipëri-POPULLI NË VARFËRI, POLITIKANËT FLEJNË NË MILIONA
» Bisedimet Kosovë-Serbi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi