Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

21 vende mbrojnë Kosovën në Hagë, 13 janë kundër

Shko poshtë

21 vende mbrojnë Kosovën në Hagë, 13 janë kundër Empty 21 vende mbrojnë Kosovën në Hagë, 13 janë kundër

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 1:24 am

21 vende mbrojnë Kosovën në Hagë, 13 janë kundër

21 vende mbrojnë Kosovën në Hagë, 13 janë kundër Gjykata_nderk_drejtesise_17 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB-së, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prej tyre 21 janë pro pavarësisë, kurse 13 kundër.
Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, dokumente të shkruara kanë dorëzuar 21 vende: Çekia, Franca, Zvicra, Shqipëria, Austria, Gjermania, Polonia, Finlanda, Luksemburgu, Britania e Madhe, SHBA-ja, Estonia, Norvegjia, Holanda, Sllovenia, Letonia, Japonia, Irlanda, Danimarka, Maldivet dhe Sierra Leone.
Nga 22 vende të BE-së sa e kanë njohur Kosovën vetëm 8 nuk kanë prezantuar mendimin e tyre para Gjykatës e këto janë: Belgjika, Bullgaria, Hungaria , Lituania, Malta, Portugalia, Italia dhe Suedia. Në mesin e vendeve mike që nuk ka paraqitur mendimin e vet në Hagë është edhe Turqia.
Ndërkaq në favor të Serbisë janë deklaruar 13 vende: Qipro, Kina, Rumunia, Egjipti, Sllovakia, Rusia, Libia, Spanja, Irani, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani dhe Bolivia.
Nga Pallati i Drejtësisë në Hagë është bërë e ditur se në fazën e ardhshme, e cila do të zgjasë deri me 17 korrik të këtij vitit, të gjitha palët kanë të drejtë t'i paraqesin në gjykatë argumentet edhe komentet e tyre shtesë në formë të shkruar lidhur me pjesëmarrjen e shteteve tjera në këtë proces.
Gjykata më pas do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e deponuara dhe do të caktojë debatin, në të cilin palët do të këmbejnë argumentet e tyre me gojë. Në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta miratojë mendimin e saj këshill dhënës nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është bërë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. (F.G)

RTK
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi