Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Arkitektura dhe urbanizmi pa zbatimin e ligjeve në Kosovën e shekullit 21”

Shko poshtë

“Arkitektura dhe urbanizmi pa zbatimin e ligjeve në Kosovën e shekullit 21” Empty “Arkitektura dhe urbanizmi pa zbatimin e ligjeve në Kosovën e shekullit 21”

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 1:44 am

“Arkitektura dhe urbanizmi pa zbatimin e ligjeve në Kosovën e shekullit 21”



23 Prill 2009


Ylber Vokshi -Ylli
Në Kosovë kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ligjet e fushës së arkitekturës, urbanistikës dhe planifikimit hapësinor me të cilët është tentuar të punohet por nuk duhet harruar faktin se ne edhe në periudhat e kaluara kemi qenë territor shumë pak i zhvilluar mu nga fakti i përplasje së interesave të ndryshme gjeostrategjike.

Mu kjo varfëri kronike direkt ka ndikuar në krijimtarinë arkitektonike tek ne. Është shumë i vogël numri i arkitektëve shqiptar që u shkolluan në ish-federatën sllave. Ndikimi i tyre ka qenë i vogël deri sa u hap dega e arkitekturës në Prishtinë në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar me shumë peripeci dhe vështirësi.
Sa janë respektuar ligjet,standardet dhe normat e projektimi dhe ndërtimit ma së miri e tregon situata e dekadës së fundit në shekullin e ri pasi shteti nuk ka pasur as që ka tentuar të ketë kontroll institucional në arkitekturën e krijuar, edhe se janë ma shumë se 600 arkitektë që veprojnë në Kosovë nga shkollat e ndryshme të arkitekturës të qendrave të ndryshme botërore.

Ky vakum ka mundësuar që me këtë fushë fisnike të merren matrapaz dhe profiterë të ndryshëm të cilët fare nuk janë interesuar për të bukurin arkitektonike dhe organizimin urban të vendbanimeve. Qëllimi i vetëm i tyre ka qenë dhe është fitimi material,pa i respektuar edhe normat elementare të civilizimit. Për fat të keq “bashkëpunëtorët” ma të afërm të tyre janë individët e korruptuar në organet shtetërore të dy niveleve,në të kundërtën ata nuk do të kishin mundësi të vepronin lirisht gati një dekadë me tendenca vazhdimësie.


Ligjet,standardet dhe normat e projektimit kurrsesi nuk munden dhe nuk duhen me pas ndikim thelbësor apo kryesor në krijimtarinë arkitektonike dhe urbanistike,ato duhen me qenë vetëm si udhërrëfyes në veprimtarit artistike të arkitektëve e njëherë edhe obligues për të respektuar si anën teknike ashtu edhe anën legjislative ekzistuese kosovare. Janë shumë të rralla rastet kur mundesh me diskutuar privatisht për ndonjë të arritur arkitektonike të kopjuar nga stilet aktuale që po dominojnë në botën e artit dhe arkitekturës.

Për krijimtari origjinale as që mundemi të mendojmë e të diskutojmë e deri diku kjo është e arsyeshme duke marr në konsideratë niveli e shoqërisë kosovar në formim me dekada,në dy shekujt e fundit. Kjo mundet të arrihet nëse kyçemi në mënyrë aktive në lëvizjet artistike ndërkombëtare në mënyrë institucionale e jo si deri me tani vetëm individualisht. Këtë mundësi e kemi pasur posaçërisht pas luftës gati një shekullore gjenocide,të cilën e ka bërë shteti i imponuar me zor i sllavëve të jugut (Jugosllavi),por ne si zakonisht nuk jemi duke e shfrytëzuar pasi e kemi pasur dhe e kemi tërë botën progresive prezentë në Kosovë me anën e institucioneve të ndryshme.

Duhemi ma në fund ta flakim sindromën e inferioritetit shumë shekullor “teorinë e robit” e cila konsiston vetëm në zgjidhjen e interesave personale (backyard).Ky duhej të ishte së pari obligim i arkitektëve si dhe asociacionit (AsAK) i cili pozitivisht ka filluar të veproi.
Një dukuri negative që është duke u keqpërdorur nga disa arkitekt është shfrytëzimi jo profesional i të arriturave teknologjike në prezantimin e projekteve të ndryshme të profesionit. Prezantimet vizuale për publikun e gjerë apo pjesëmarrësit në proces dhe porositësit e punës të cilët “nuk merren vesh” në arkitekturë,urbanizëm apo planifikim hapësinor për ata janë dëshpëruese. Kjo është domosdoshmëri e kohës pasi shumë investitor-punëkërkues po dalin të zhgënjyer pas përfundimi gjegjësisht ndërtimit të objektit e kjo vlen posaçërisht në Kosovë ku niveli i shoqërisë Kosovare është ai që është.


Nga pozita e pa favorshme materiale,shumica e arkitektëve janë të detyruar të punojnë shumë herë edhe punë nënçmuese të profesionit të komanduara nga ata që po ju mundësojnë ekzistencë. Se si janë duke u zhvilluar këto procese shumë mirë po e tregon realiteti i ri kosovar i cili në mënyrë arbitrare i anashkaloi,i hodhi së pari standardet dhe normat vendore dhe ndërkombëtare e pastaj edhe ligjet që së pari kishin të bënin me anët teknike të zanatit të arkitektit e pastaj me çështjet tjera rutinore. Në pjesën ma të madhe të komunave kosovare as që ka pasur ndryshime të mëdha në personelin teknik që ka udhëhequr sektorët e urbanistikës përgjegjëse për ndodhitë arkitektonike dhe urbane në komunat e tyre. Ndodhi ajo që askush nga profesionistët e vërtetë nuk mundej ta imagjinonte pasi ishte e pa kapshme nga logjika e thjeshtë e zanatit.


Që dhjetë vite është duke u ndërtuar,pa kontroll teknik shtetëror të tërë procesit të ndërtimit dhe të zgjerimit dhe zhvillimit të vendbanimeve kosovare. Kjo situatë kaotike që është duke zgjatur gati një dekadë duke përfshi fazën emergjente të rindërtimi si rezultat i luftës së vitit 1999,ma së shumti iu ka konvenuar të gjithë atyre që duke bërë këto veprime ma së shumti kanë dëmtuar popullin e vetë duke bërë kushtëzime dhe veprime të dyta që do të kenë pasoja të pa riparueshme për tërë shoqërinë Kosovare.


Se deri ku shkon jo-ligjësia dhe mos respektimi i arkitekturës dhe urbanistikës e cila na rrethon tregon gjendja e krijuar në vendbanimet tona. Për ketë do të tentoi ta shpjegoi me dy qendrat urbane ma karakteristike në Kosovë,Gjakovën dhe kryeqytetin Prishtinën,edhe se situatë e ngjashme është edhe në qytetet,vendbanimet tjera Kosovare.
Qyteti i Gjakovës ka pasur një t

raditë në zhvillimet urbane me shekuj,ky mjedis u zhvillua në një qendër urbane për lakmi. Ajo çka është tentuar me dekada që pjesa e qendrës së qytetit të ri të fitoi identitetin urban si pjesa e vjetër e qytetit,që është proces shumë i vështirë urban u arrit të degradohet pas luftës. Para shumë viteve,ishte përvetësuar zgjidhja urbanistike e qendrës së qytetit që rrjedhke nga planit hapësinor që ekzistonte. Realizimi i saj u përcoll me shumë peripeci të dhimbshme të ndërlidhura me ç-vendosjen e banorëve të vjetër të qendrës së qytetit në procesin e shpronësimit (ekspropijimit). Së pari është ndërtuar pa leje një kafe-restorant mu në qendrën e qytetit si udhërrëfyes për ndërtimet tjera pa leje në tërë qytetin.

Kjo vazhdoi me rrënimin e hotelit të vjetër “Pashtriku” i rinovuar e me shumë vështirësi i inkorporuar në qendër. Kulminacion ishte ndërtimi i një objekti afarist-banesor mu në sheshin e fontanës, duke uzurpuar edhe pronën e huaj. Ndërtimi i një objekti të tillë në lokacionin e qendrës së ngushtë të qytetit nuk ka asnjë shpjegim urbanistik. Ide të ngjashme kishin edhe pushtetarët serb por nuk vepruan pasi kishte kundërshtime të mëdha nga arkitektët gjakovar dhe ishte kundër ligjeve të urbanistikës të cilat i frikësonin ata.


Prishtina si kryeqytet i Kosovës as që ka ndonjë shesh qendror të qytetit. Për manifestime madhore shfrytëzohet rruga e mbyllur në qendër të qytetit pa kurrfarë studimi apo analize urbanistike. Ka lëvizje të pa kontrolluar të popullsisë drejt kryeqytetit,ndryshohen dhe adaptohen zgjidhjet e disa planeve rregulluese të aprovuar më parë nga të njëjtët zyrtar komunal (rasti “Tophane”).
Çka është ndërmarrë për konkursin ndërkombëtar për qendrën e kryeqytetit i premtuar në një takim publik me arkitektët në qershor 2008 në sallën e Kuvendit Komunal.

Nuk do të ketë funksionim të një qyteti nëse nuk është e zgjidhur së pakti qendra primare e tij. Këto ditë pretendohet me disa “tendera” edhe të përsëritur disa herë,të zgjidhët “Sheshi i Pavarësisë”,”sheshi Adem Jashari” dhe “sheshi Zahir Pajaziti” me shpërblime skajshmërish nënçmuese për pjesëmarrësit me premisa korruptuese,ku shpërblimi për vendin e parë do të ishte punimi i projektit kryesor,është ky një vërtetim se sa të varfër jemi pik së pari në mendje pasi nuk e dimë funksionin e konkursit arkitektonik. Le të imagjinoi edhe ndonjë laik që në një distancë të vogël të rrugës së mbyllur Nëna Terezë së bashku me përmendoren e saje dhe me përmendoren e Skënderbeut të kemi tre-katër “sheshe” së bashku me përmendoren e nobelistës shqiptare. Ky proces duhet të studiohet si një tërësi dhe është shumë i dhimbshëm për profesionistët e vërtetë,është ky një jo-seriozitet i skajshëm që nuk mundet të arsyetohet kurrsesi nga aspekti profesional.


Ka shumë probleme urbane të pa zgjidhura,si lejimi dhe trajtimi i mbindërtimeve dhe ndërtimeve pa lejë,trajtimi minimal i trashëgimisë arkitektonike etj. Rasti i Gërmisë me fillimin e ndërtimit të “Qendrës për punë protokollare dhe administrative” me bekimin e strukturave komunale dhe qendrore të asaj kohe është njëra prej dëshmive se si nuk duket punuar,ka ende mundësi korrigjimi. Propozimet për ndërtimi e “Kosovës së re” në lokacionin e termoelektranave ekzistuese ngjitur me kryeqytetin është për çdo kritikë. Fare nuk më befason raporti i fundit i ekspertëve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për shkaktarët e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Të analizohen vetëm rastet e fundit në Ulpianë dhe pjesë tjera të qytetet ku rrënimet dhe dëmtimet e mbindërtimeve nga era janë prezentë çdo herë kur ka erëra ma të forta. Për vërshimet e disa pjesëve të kryeqytetit as që ndonjëherë diskutohet pasi ato jenë bërë dukuri e rëndomtë pas të reshurave atmosferike si rezultat i “planifikimit” urban.

Dhashë zoti të mos ketë dridhje toke si në Itali këtyre ditëve. Mirë thotë populli ynë “çka mbledh korr”, kjo vlen për të gjithë ata që janë përgjigjës!
Në mungesë të Planit Zhvillimor Urban si rezultat i një studimi të mirëfilltët që duhej të rrjedhke nga Planit Zhvillimor Komunal,kemi premtime të ndryshme si rasti i fundit për lokacionin e “Teatrit të Operës dhe Baletit” mu në qendër të kryeqytetit. Qëllimi destruktiv u zbardh shumë shpejt me prezantimin e skicave për një”ndërtim” të ri të Teatrit ekzistues Kombëtar.

Jam përkrahës i madh i renovimeve urbane dhe përshtatjes së tyre zhvillimeve të reja në botë duke përfshirë ekonomin aktuale të tregut,por ajo çka po ngjet me veprimet tona nuk do të na falët dhe do të ketë pasoja afatgjate. Kjo herë do kurdo do ti hakmerret vendbanimeve dhe qyteteve tona nga aspekti arkitektonik dhe urban pasi njerëzit dhe regjimet shkojnë e vijnë kurse veprimet tona pa bazë shkencore do të mbesin,posaçërisht në fushën e arkitekturës,urbanistikës dhe planifikimit hapësinor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi