Marrëveshja e “treshes” pret zbatimin
Faqja 1 e 1
Marrëveshja e “treshes” pret zbatimin
Marrëveshja e “treshes” pret zbatimin
Me marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behxhet Pacollit, nën ndërmjetësimin e ambasadorit, Kristofer Dell, përveç se u tejkalua nyja e zgjedhjes së presidentit, parashihet që të formohen edhe dy komisione, një për propozimin e ndryshimeve kushtetuese dhe tjetri për reformat zgjedhore.
Kuvendi i Kosovës ende nuk i ka iniciuar procedurat për formimin e komisioneve që do të ngarkohen me përgatitjen e propozimeve për ndryshime kushtetuese dhe reforma zgjedhore.
Këto dy komisione pritet të formohen konform marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe Behxhet Pacollit, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, Kristofer Dell, dhe rezolutës së aprovuar më pas nga Kuvendi.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, tha se ende nuk është përcaktuar mënyra se si do t’iu qasen institucionet këtyre reformave.
Por, sipas tij, është e mundur që të formohen komisione “ad hok” që do të punojnë në këto reforma dhe ndryshime, të cilat në fund duhet të aprovohen nga Kuvendi.
“Nuk ka një qëndrim zyrtar. Kryesia e Kuvendit duhet që, në bashkëpunim me grupet parlamentare, të vendosë dhe më pas ta dërgojë në rend të ditës në Parlament, ku mbetet të aprovohen komisionet ose që t’i jepen detyra shtesë Komisionit për Legjislacione dhe komisioneve tjera adekuate”, tha Gashi.
Eksperti i çështjeve kushtetuese juridike, Arsim Bajrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se nisja e ndryshimeve kushtetuese dhe reformave zgjedhore duhet të iniciohet nga presidenti, një e katërta e Parlamentit apo Qeveria.
Varësisht se kush nga këto tri instanca inicion ndryshimet, ka të drejtë të propozojë edhe formimin e komisioneve, tha Bajrami.
Ai rikujtoi se ndryshimi i Kushtetutës nuk do të mund të përkufizohet vetëm në zgjedhjen e presidentit, por edhe në kompetencat e tij. Edhe shtimi i zonave zgjedhore do të sjellë nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë, shtoi ai.
“Ndryshimet kushtetuese nuk prekin vetëm një nen të Kushtetutës, por një materie më të gjerë të Kushtetutës, sepse ndërrimi i mënyrës së zgjedhjes së presidentit implikon pozitë më të fuqishme të presidentit dhe kërkon ndryshime në disa nene të Kushtetutës dhe të paktën në dy ligje të miratuara tashmë”.
“Te legjislacioni zgjedhor, natyrisht që edhe këto ndryshime kushtëzohen me ndryshimin e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e ka përcaktuar Kosovën si njësi të vetme zgjedhore. Andaj, çfarëdo mundësie për aplikimin e më shumë zonave do të kërkojë së pari ndryshimin e Kushtetutës”, theksoi Bajrami.
Marrëveshja Thaçi, Mustafa, Pacolli është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se të gjitha grupet parlamentare qysh moti janë pajtuar në parim se duhet të ketë reforma zgjedhore.
Por, këto reforma, sipas tij, nuk ka nevojë të iniciohen me marrëveshje politike jashtë institucioneve, porse duhet të kalojnë përmes komisioneve gjegjëse parlamentare, duke përfshirë më pas edhe shoqërinë civile.
“Lëvizja Vetëvendosje mendon se gjithçka që do të shkojë në këtë drejtim, duhet të shkojë brenda trupave ekzistuese ku janë kompetencat e sqaruara, siç është Komisioni për Legjislacion, i cili mund të krijojë më pas një trup që merret me Ligjin për zgjedhjet”, deklaroi Konjufca.
Sa u përket ndryshimeve kushtetuese, Konjufca tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm ndryshimi i nenit për presidentin. Ai ripërsëriti qëndrimin e Vetëvendosjes se Kushtetuta duhet të pësojë ndryshime rrënjësore duke u shmangur nga baza e saj - Pakoja e Ahtisarit.
Përveç ndryshimeve kushtetuese dhe reformave zgjedhore, “treshja” ishte pajtuar edhe në lidhje me afatet zgjedhore, duke parashikuar zgjedhjet për presidentin diku pas një viti e gjysmë dhe zgjedhjet parlamentare pas afërsisht dy vjetësh e gjysmë, apo në kohën kur pritet të mbahen edhe zgjedhjet lokale./rel
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Marrëveshje për zbatimin e marrëveshjes
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit
» Kethrin Eshton: Presim zbatimin e marrëveshjeve
» Jahjaga: Partitë të gjejnë unitetin për zbatimin e marrëveshjes
» Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë
» Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit
» Kethrin Eshton: Presim zbatimin e marrëveshjeve
» Jahjaga: Partitë të gjejnë unitetin për zbatimin e marrëveshjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi