VLADIMIR MUÇA:AMALGAMA PROZAIKE KRIPTO-LOJCAKE
Faqja 1 e 1
VLADIMIR MUÇA:AMALGAMA PROZAIKE KRIPTO-LOJCAKE
VLADIMIR MUÇA
AMALGAMA PROZAIKE KRIPTO-LOJCAKE
si dukuri të prozës moderne
(një ese në vend të përshëndetjes për librin –Fluturimet e korbave në netët pa hënë-të poetit Adem Zaplluzha)
Durrës, 11 Tetor 2012
Amalgama prozaike kripto-lojcake si dukuri të prozës moderne
(një ese në vend të përshëndetjes për librin “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të poetit Adem Zaplluzha)
Mbas krijimit të mbi 70 librave poetikë në këtë moshë të një pjekurie të thellë, Adem Zaplluzha doli para lexuesit me një staturë krejt të re ,me prozën poetike.
Gjatë leximit të librit më të fundit ,të botuar me shumë profesionalizëm nga shtëpia botuese “Blendi” e Prizrenit ,libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” si një trokashkë të godet në lobet e trurit pyetja:
-Përse Ademi pas 70 librave poetikë,më së fundi,u ul të shkruaj në një zhanër krejtësisht të ri,në formatura të ekstrakteve prozaike?
Përgjigjen e kësaj pyetje , pa dyshim do ta gjejmë në vetë amalgamat prozaike që Ademi na prezanton me aq besim e kurajë,me një formaturë krejtësisht të re në estetikë ,ku nëpër to vinë vegime të qarta të Migjenit,të Franc Kafkës dhe Bodlerit.
Unë mund ti quaj filo-kripto-lojcake një trinitet artistik e stilistik,ku nën krahët super metaforës së korbit biblik,në tërësinë tregimtare ,përmblidhet gjithçka ka dashur të thotë shpirti i shkrimtarit në tërësinë librore.
Përfytyrimet për poetin filozofik Zaplluzha me këto proza sikur marrin përqasje më të plota drejtë rifiniturave nën trysninë e një psiko - analize .
Në përfytyrimin tim nuk mbeti vetëm ai poet zhbirues i shpirtrave njerëzorë e i ngulmimeve inerte,i cili me gulçet e gjuhës së zemrës ,shkruan atë që i dikton çasti përjetues brenda një kohe sa areale aq dhe afër realitetit. Më përqaset dhe një tregimtar me një botë të pasur ,karizmatik,me një temperament shpërthyes ,ekzigjent çka i sheh syri.
Ai ballafaqon ,përplas me cilësinë e një bing-bengu që lind një botë të re ,mbas një absurdi. Irealiteti i dëshiruar (ëndrra)dhe realiteti i jetuar krijojnë një botë ,ku të gjithë qeniet ,dëshirojnë për të jetuar.
Këto proza vinë si ” amendamente” për një botë tepër të dëshiruar mbas një terrori jetësor.
Habitati natyror kosovar janë elementet ndërlidhës dhe plotësues të ideve madhore që e- stërmundojnë -autorin në këto inkursione të: “netëve pa hënë”.
Ky është dhe mekanizmi fondamental narrativ që na përcjell autori me këto filo-lojcake.
Në tregimin “Ëndërra e ditës” me një analizë psiko-analitike të unit tonë trashendent dhe unikal të brendshëm ,na jepet portreti i njeriut të sotëm në shoqërinë e re kosovare, inaktive në shoqëri ,rënë në delirin e vetëkënaqësisë, duke u lakuriqësuar në aspektin psikologjik,moral dhe social ,ku: “Kur dehemi nga kënaqësia ,kur arnojmë lëkurën e gjarprit posa të veshur,dalim në qytet ,e varim diku në kujtesë varkën prej letre dhe rrimë me miq që nuk i kemi takuar në vite,ndërrojmë disa fjalë sa për me thënë se u takuam”.
Në kontravers të këtij qëndrimi psipko-analitik tek tregimi “Dyert” materia njerëzore shndërrohet në materie tjetërllo, e pavdekshme shpirtërore. Vdes trupi ,por rron shpirti,vepra ,kujtimi. Në këtë kontekst është dhe thirrja e autorit në formatin postulativ:
“Sa herë që ikëm përtej ujit ,na treti deti, hyri në shpirtin tonë shkuma, na e ndali frymën ,u konvertuam sa çel e mbyll sytë dhe kemi harruar se kush ishim dje dhe kush jemi sot”?
Një postulat ,do të thoja dinamik,i qëndrimit të sotëm atdhetar, qëndrimit ndaj vendlindjes,ruajtjes së identitetit personal. Një amalgamë konceptuale mbi shndërrimet metafizike dhe subkoshiencës. Një konkretizim ,laurim konkret i teorive frojdiste në lëmin e letrarizmit; shpërbërja personale çon në shpërbërjen e tërësisë kombëtare .Një thirrje kushtimore kjo mbi çfarë ndodh sot në botën diasporike shqiptare.
I tillë është ky ekstrakt filozofik në prozën “Vishe lëkurën tënde”.Një trajtim pasfrojdist nën gjurmët e Jungut dhe Lakan,si dishepuj të shndërrimeve psiko-analitike në mendjet njerëzore . Kjo kujtesë njerëzore e kultivuar në art rrit valencat e fisnikërimit të individit dhe në tërësi të etnicitetit.
I dashur Adem !Tek shkruaj këtë ese në vend të një përshëndetje ;të jesh i bindur ,se dhe unë ,si shumë të tjerë ,nën dritësirën e këtyre “amendamenteve”(do ti quaja unë)ashtu si ju mundohemi të përafrohemi me kulturën perëndimore të të shkruarit duke bërë katarsis ndaj bindjeve eseistike të bëra tabu,por njëkohësisht ju këshilloj miqësisht:
Përkushtimet tregimtare për ndodhitë ,ngjarjet nga më aproksimativet të jetës ;zhargonet që na ndjekin në jetën përditore,mund të jenë më përgjithësuese.
Lineariteti i mendimit dhe idesë brenda idesë në unitetin e një nocioni tregimtar ,ka shumë rëndësi në konçentrimin e mendimit e të qëllimit në këtë stilistike lojcake. Detajet gjithnjë në funksion të idesë dhe të qëllimit. Në këtë përmbledhje disi të veçantë në llojin e vet,për prozën moderne kosovare,do të dëshiroja të një serie,do të jenë një themeli e sigurt mbi të cilën mund të ngrihen muret e një godine me pavijone lakmuese të tregimit të shkurtër psiko - analitik,aq shumë të dëshirueshëm sot.
Në konceptin (kriptologji do ta quaja) këto proza poetike ,ose siç i quan me modesti autori “rrëfejëza” ,ese-përmbajnë në vetvete shumë nënshtresa ideore dhe qëllimore,duke përcjellë më shumë se një emocion telegrafik të një libri të zakonshëm .Tregimet në tërësinë e tyre me veçoritë që përmbajnë të ushqejnë fiksionin ,duke të futur në labirintet e qenësisë njerëzore.
Në veçanti ,kjo kriptologji tregimtare është grup copëzash nga i njëjti trupëzim tregimtar, ku korbi metaforik lëshon pendën dhe klithmën kerubine si në mitizimin e lashtë në kërkim të shpirtit njerëzor.
Tregimet në ekstrakte mitike dhe legjendare të kësaj toke e të këtij populli po aq të lashtë sa dhe ato. Gjithçka vjen si detaj jetësor ,të cilat gjithkush i ka dhe i pret t’i përjetojë.
Në një sentencë G. Flobert na mëson :-se letërsia është organizim i detajeve-.Për autorin e këtyre prozave poetike ,marrë nga ditari i jetës përditore , detajet mbartin kuptime dhe ide të mirëfillta. Çlirimi i prozaizmit nga kallëpet dhe ngërçet letrareske ,ndërlidhjet detajore e subjektiviste ,gërshetimi i tyre me pasazhe poetike ,krijon për lexuesin një botë sa më ekzistenciale dhe po aq reale, ku nën efektet alkimiste, e me një dializë mendimi ,duke i dhënë jetë çdo gjëje të fshehur në absurdin dhe në plagët e kohës.
Kjo stilistikë e të shkruarit proza të tilla e bën stilin e qëmtimit narrativ, stilin e fjalive lakonike të llogaritura me formula matematike ,shumë të kursyera gati gati ekstrakte.
“Këtu nuk vdesin kurrë njerëzit ,secili prej nesh e mbështjell me kujtesën e vet me një shami mëndafshi dhe e ruan prej harresës ato fije kashte,që kanë mbet pas të korrash”. kështu psikoanalizon autori në një prozë poetike në këtë libër.
Proza të tilla përhapin te lexuesi imazhinizmin konkret ,të prekshëm ,të jetësuar ,me mohime të mohimeve të pafund. Ndaj dhe autori me këto proza nga kalendari i pafund poetik ,vjen me një natyrë racionale ,disi të kursyer ,duke shmangur proliksitetin.
Me këtë ,njëherazi autori stigmatizon –ekspansionin shkronjëtor- që ka përfshirë si një epidemi “shkrimesh” të të gjitha llojeve ,si një “liri “ e të shprehurit .
Dr. Moikom Zeqo në një epistolare të tij proklamon:-Jeta përballet nga një koleksion i gjallë dhe i lëvizshëm me të vërteta relative”.
Siç duket në telepati Adem Zaplluzha ka marrë shumë nga këto epistolare.
Evidentimi i të vërtetave ,instikti i zbulimit të enigmave të tyre ,çlirimi nga humbja e kujtesës njerëzore dhe shoqërore janë trilli tregimtar i kthyer në një “ves” nga autori ,në konceptin stilistik. Etalone të mirëfillta që përcjellin një bosht unik janë prozat “Vishe lëkurën tënde”,”Për një ngordhësirë”,”Plepat e plepave”,” Arkivoli”,të cilat ndonëse trajtojnë detaje të veçanta jetësore gjenin e kanë në një barazvlershmëri ,e kanë te plaga që akoma Kosova e përjeton.
Po të marrësh në një të tërë prozaike prozat “Fluturimet e korbave”,”Sa e bukur ishte”,”Bëhet shi e flakë”,në konceptin estetik përmbajnë një antropologji të të kundërtave njerëzore në botën e sotme të globalizmit,ku njeriu i kërcënuar nga kalbëzimi i shpirtit ,cinizmit,njeriut të klonuar dhe ambicioz ,i cili kthehet në një vetëvrasës.
Njeriu ky kopje e kopjeve ,i klonuar ,i substancionuar nga teoritë idiote të kohës. Në esencë qartazi proklamohet se njeriu është e duhet të jetë vetvetja. Shikimi nga autori i mikrokozmosit të njeriut si pjesë universale dhe integrale e makrokozmosit shoqëror,detajet,tregimtare lëvizin si molekulat duke interferuar në qenësinë e librave.
Gjithçka vjen jashtë statikave zhvillimore në një lëvizje brauniane ,me rimodelime realitetesh ,me frymën e një inteligjence të re prozaike .Kjo është arritur nga autori jo vetëm në saj të një përvoje “punë shumë e fjalë pak” ,në krijimtari ,por dhe të një koncepti të ri fjali-formues,zhveshur nga ngarkesat e tepërta .
Duke copëzuar linearitetin e fjalisë e të gjykimit ,autori na jep konvencionalitetin e mendimit e të idesë pa kaluar në abstraksione gjoja moderne. Ritmet foljore të fjalëve e të fjalisë janë të shpenguara ,të lira nga morfoligjizmi klasik.
Një prozaizëm i tillë lojcak i jetës ,që të ndjek përditë;krijon arabeska mendimi ,të cilat sillen si elektrone në bërthamën e produktit letrar ,me cilësinë e një gjeneruesi.
Në këto kripto-lojcake (do ti quaja këto proza) si rrallë herë ndihet sensi i komunikimit ndjenjësor i shkrimtarit me lexuesin;një lidhje sa virtuale aq dhe tokësore ,natyrale ku autori perifrazon :
“Nuk është etja për ujë ,një etje tjetër ,pak më ndryshe filloi të ringjallet në mua,ajo etje po i tejkalon kufijtë e njerëzores”. Me një psiko- analizë të botës shpirtërore në handikapin e sotëm social e atdhetar ,ku në net pa hënë ,se ndalin krakëllimën ,si një aureolë ,gjithë shpresë e frymëzim vjen “Aguliçja” e shkrimtarit,një herbar shumë shërues. Gjithçka vjen me një lirizëm të thellë plot jetë,njerëzor dhe natyral, shpirtëror me një retrospektivë në kërkim të dashurive amshuar ndër breza. Në këtë lirizëm arketipi i Lumëbardhit dhe Sharrit plak si kudo në këto proza vjen si një produkt i ndërgjegjes,apo subkoshiencës të individit për atdheun dhe etninë.
Zgjimi i ndërgjegjes unitare është kondicion primar për ndërgjegjen utilitare.
“Të ecim përtej fjalëve ,përtej tejdukshmërisë-thotë autori kur në tregimin “Sa e bukur ishte...-thekson konceptin e filozofisë platonike:-E para është fjala-,çdo gjë tjetër vjen pas saj. Fjala futet vertikalisht në thellësinë e mendimit me etje pambarim ,përtej asaj tejdukshmërie për të cilën aspirojmë.
Në këto proza ndjehet dukshëm përvoja për tu marrë me -imtësira -, për tu futur në skutat e botës së personazheve me një kirurgji sondazhi ,duke eksploruar çdo gjë në vendin ku gjallon,pse jo dhe në “Fluturimet e korbave në netët pa hënë”.
Parë në kaleidoskopin e një psiko-analize ,në këto kripto –lojcakë ndjehet përpjekja e përgjegjësia koshiente për të pasqyruar psikologjinë bashkëkohore ,duke u ndalur në ato motive që janë frenuese ose gjeneruese.
Adem Zaplluzha siç duket qëndron mbi materialin e përzgjedhur,si një alkimist ,duke veçuar elementët e mistershëm dhe absurd. Autori kalon në një karantinë të plotë atë ,që është delikatja shoqërore nga e rëndomta.
Krahas diskursionit të monologut ,në aspektin ideor ,ai ka të mbartur struktura rrëfimore të thjeshta por me ngarkesa filozofike . Në to krijohet mendimi në një kompaktësi narracioni si në refleksione mendimi apo sisteme të qarta shprehjesh. Prania e dramacitetit psikologjik në gjithë shtrirjen prozaike e mban lexuesin në një fiksion permanent. Ndoshta (them unë) ky është çelësi i artë i këtyre prozave poetike ,ku autori ka arritur të lëvrojë me një stil konciz ,ku lexuesi kap lehtë elementin bazë të të rrëfyerit pa u përpëlitur në hollësira apo maniera prozaike. Sensi psiko –analitik është thagma që përshkon rrëfimet poetike .Me një seleksion brilant ,të një përvoje poetike,autori ka derdhur situata, pejsazhe nga më të ndryshmet kuptimplotë ,veshur me një gëzof purpuranteje poetike. Gjer në fund mbetet vetvetja ,e personalizuar ndaj dhe përjetimet jetësore të autorit si qytetar vëzhgues e si shkrimtar janë transplantuar në produktin letrar nëpërmjet një bisturie të një moshe dhe përvoje të pjekur thellë me atë skrupulozitet e këndvështrimin e imtësirave shtresuar në mizanskenat e jetës.
Në këto proza ,si një letër lakmues me një abstragim mjeshtëror të së thjeshtës ,duke shmangur natyralizmin skeletik pa nerv ,ai arrin të japë adekuatin jetësor të kohës. Sharmin prozaik Adem Zaplluzha ,ja shton veçoria themelore që është:Artikulimi me”vokërrimat”,detajet,ngritja e tyre në art ,nxjerrja prej tyre në pah të ekstrakteve filozofike.
Bagazhi i lartë shprehës i fituar gjatë kultivimit të produkteve poetike(mbi 70 libra)konfirmon begatinë prodhuese në këtë estetikë të re, komplecitetin e botës shpirtërore ,portretin shumëpalësh, autorial,psikologjik dhe etiko-moral.
Ky është letër lakmuesi që Ademi me lehtësinë e gjykimit gjen spacion narrative në pasqyrimin e problemeve që po kalon sot shoqëria kosovare, e ku me një katarsis, autori kërkon të bëjë biopsinë psiko-analitike të sotme.
Këto rrëfenja të kursyera ,ndonëse si vëllim i parë në këtë zhanër ,kanë kapërcyer me sukses pragun e të qenit letërsi e mirëfilltë me nocione moderne,të qenit një qëllim në vetvete për autorin. Ky produkt ,tashmë,mund të quhet pronë e hipotekuar e lexuesit mbarëkombëtar.
I dashur Adem, ,koha që po kalojmë është koha e vlimit të imazhinizmit.
Për imazhinizmin Bodleri na mëson:-Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veç një magazinë imazhesh dhe shenjash,të cilave imagjinata do tu japë vend e vlera relative,është kullotë,të cilën imagjinata duhet ta hajë e ta transformojë.-
Unë mendoj se sot e tutje do të jesh dikush i përveçëm në letrat shqipe ,kjo mënyrë e të bërit letërsi është ajo kullotë ku imazhinizmi yt, me atë shqisën e shtatë të shpirtit kërkon të kullotë me atë thjeshtësinë tregimtare por shumë filozofike në të shprehur.
Kjo është një nismë juaja e mbarë. Kjo të jep më shumë shansin për një rritje të mëtejshme të artit të të shkruarit me një staturë të veçantë ,individuale ,pa klishera të huazuara.
Tetor 2012
S<<<
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vladimir Muça:“Vallja e vargjeve te lira ne truallin Dardan”
» Vladimir Muça:NATYRALIZMI I MODERNITETIT POETIK DOMOSDOSHMERI E ZHVILLIMIT KOHOR
» VLADIMIR MUÇA:RISI POETIKE TË NJË ESTETIKE NDËRMJET KLASIKES DHE MODERNES
» Vladimir Bizhga sjell shkrimin Kroatët NË SHQIPËRI nga Vladimir Markotic
» Vladimir Bizhga:Fjala e Skënderbeut!
» Vladimir Muça:NATYRALIZMI I MODERNITETIT POETIK DOMOSDOSHMERI E ZHVILLIMIT KOHOR
» VLADIMIR MUÇA:RISI POETIKE TË NJË ESTETIKE NDËRMJET KLASIKES DHE MODERNES
» Vladimir Bizhga sjell shkrimin Kroatët NË SHQIPËRI nga Vladimir Markotic
» Vladimir Bizhga:Fjala e Skënderbeut!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi