Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish-të burgosurit shpallin grevën e vdekjes, edhe pa ujë

Shko poshtë

Ish-të burgosurit shpallin grevën e vdekjes, edhe pa ujë Empty Ish-të burgosurit shpallin grevën e vdekjes, edhe pa ujë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 12, 2012 9:13 pm

Ish-të burgosurit shpallin grevën e vdekjes, edhe pa ujë


Ish-të burgosurit shpallin grevën e vdekjes, edhe pa ujë Greva-sih

TIRANË Ish-të burgosurit politikë kanë shpallur sot grevën e vdekjes, duke deklaruar se do ta vijojnë atë edhe pa ujë.

Grevistët marrin kështu aktin ekstrem të mohimit edhe të ujit të pijshëm, ndërkohë që theksojnë se vendimi i tyre erdhi si pasojë e ndërhyrjes së policisë në tendë duke i larguar pijet.

Ata fajësojnë palën negociatore, e cila sot zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani pasi sipas tyre nuk solli rezultatin e dëshiruar, por nxitën tensionet mes koordinatorëve të grevës dhe uniformave blu që mbikëqyrin grevën.

Rama i shpreh mirënjohjen Italisë e Greqisë që pranuan të kuronin grevistët e djegur

Ndërsa më herët kryetari i Partisë socialiste, Edi Rama, i ka shprehur mirënjohjen autoriteteve italiane edhe atyre greke që iu përgjigjën me humanizëm kërkesës së tij për kurimin e dy ish-të përndjekurve që i vunë flakën vetes.

Për kryetarin e Partisë Socialiste ky është rasti për të shprehur kënaqësinë më të madhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë. "Marrëdhënie që u materializuan në mënyrë kaq domethënëse si shembulli po kaq domethënës".

Mëngjesin e sotëm, Gjergj Ndreca është transportuar për në një klinike në Greqi, ndërsa Lirak Bejko, pritet të niset për në Itali.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, kryesocilaisti Rama falënderon në mënyrë të posaçme guvernatorin e rajonit të Puglia-s Nichi Vendola, administratën e tij dhe ambasadorin italian në Tiranë, Massimo Gaiani, i cili me humanizëm të spikatur mundësoi kapërcimin në kohë optimale të të gjitha barrierave burokratike për kurimin e Gjergj Ndrecës e Lirak Bejkos, të cilët me një akt të dëshpëruar për t`u dëgjuar dhe respektuar në dinjitetin e tyre njerëzor nga autoritetet shqiptare, në detyrë, i vunë flakën vetes.

Për kryetarin e Partisë Socialiste ky është rasti për të shprehur kënaqësinë më të madhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë. Marrëdhënie që u materializuan në mënyrë kaq domethënëse si shembulli po kaq domethënës.

Takimi i Nishanit me ish-të përndjekurit, pa rezultat
Ka përfunduar pa rezultat konkret takimi i Presidentit Bujar Nishani me përfaqësues të grevës së urisë të ish-të burgosurve politikë.
Tre përfaqësuesit Famir Lamaj, Fatmir Lloçi dhe Besim Valteri, janë shoqëruar për në presidencë nga një makinë me targë diplomatike. Bashkë me ata ka qenë Andrea Çalupova, përgjegjëse për të drejtat e njeriut në delegacionin e BE-së dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve.

Tre përfaqësuesit e ish-të burgosurve janë shprehur se kanë parë gatishmëri tek Presidenti, “për të gjetur një zgjidhje, por nuk kemi mbërritur në një përfundim”.

Ndërkohë në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra e shtypit të Presidentit thuhet se, “rrezikimi i jetës, jo vetëm i dy pjesëtarëve të grevës, por edhe gjithë grupit të grevistëve, duhet të shmanget në respekt të vlerës që jeta ka” dhe mbyllet me fjalët se “duhet shmangur përdorimi politik i grevës”.

Në komunitkatë theksohet se për këtë shtresë duhet të ketë një zgjidhje “si një mundësi rehabilitimi social dhe jo thjesht si dëmshpërblim monetar”. Nishani ka nënvizuar se, “do të ndërmarrë nismën për ndjekjen në vijimësi të procesit të zbatimit të ligjit për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë dhe për këtë do të kërkojë informacion të vazhdueshëm nga Ministria e Financave dhe e Drejtësisë për zbatimin e këtij ligji”.

Ndreca dërgohet për kurim në Greqi, Bejko në Itali

Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik, i cili i vuri zjarrin vetes në shenjtë proteste ndaj mos mbajtjes së premtimit nga qeveria për dëmshpërblimin e ditëve të burgut, do të dërgohet për kurim në Greqi. Ndreca i cili mori djegie në 40% të trupit do të dërgohet në Athinë me ndihmën e Partisë Socialiste. Përfaqësuesja e PS-së, Keti Bazhdari, me këtë rasti i ka bërë thirrje qeverisë që, “të kuptojë që kjo është një grevë ekonomike dhe jo politike”.

Përveç Ndrecës, edhe Lirak Bejko, që ka pësuar djegie të një shkalle më të lartë se Ndreca është dërguar për kurim në Romë. Udhëtimi i tij drejtë shtetit fqinj gjithashtu është mundësuar nga opozita.

Ish-të burgosurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 21 të grevës së urisë. Ata kërkojnë kompensim të menjëhershëm për ditët e burgut, ku sipas vendimeve të qeverisë atyre duhet t’u paguhet çdo ditë 2 mijë lekë.

Shekulli Online/F.S./
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi