Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhepi nuk e sqaron prezencën policore rreth Kuvendit

Shko poshtë

Rexhepi nuk e sqaron prezencën policore rreth Kuvendit Empty Rexhepi nuk e sqaron prezencën policore rreth Kuvendit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 18, 2012 6:30 pm

Rexhepi nuk e sqaron prezencën policore rreth Kuvendit


Rexhepi nuk e sqaron prezencën policore rreth Kuvendit Largea_rexhepi1350553622
Deri në mesditë Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje kryetarit të Kuvendit për arsyen e prezencës së njësive speciale në Ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka sqaruar çështjen e prezencës policore sot rreth Parlamentit të vendit. Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi i kontaktuar nga transmetuesi publik nuk ka dashur të përgjigjet rreth reagimit të kryetarit të Kuvendit se ministri ka urdhëruar rrethimin policor të Kuvendit.

Rexhepi me nervozizëm është përgjigjur se nuk ka çka të komentoj.

“Nëse kam cka them thërras konferencë për media, mos më lodhni tash”, ka thënë Rexhepi.

Përgjigje rreth dërgimit të njësisë speciale të policisë nuk ka dhënë as drejtori i policisë Shpend Maxhuni dhe askish nga zyrtarët e tjerë të policisë së Kosovës.

Derisa pritej të fillonte seanca parlamentare ku do të duhej të diskutohej për mocionin e Partisë Demokratike për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ndërtesa e Kuvendit në orët e mëngjesit ka qenë e rrethuar nga pjesëtarët e njësive elite të policisë speciale.
Gjithashtu këto njësi kanë qenë vendosur në mëngjes edhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.


Arsyen e këtij urdhri që ata të sillen në Kuvend e ka kërkuar publikisht në hapje të seancës kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi