Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për korrespondentin i “BusinessWeek” në një intervistë ekskluzive

Shko poshtë

Kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për korrespondentin i “BusinessWeek” në një intervistë ekskluzive Empty Kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për korrespondentin i “BusinessWeek” në një intervistë ekskluzive

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 12:44 pm

Kryeministri shqiptar Sali Berisha flet për korrespondentin i “BusinessWeek” në një intervistë ekskluzive U1_Berisha
Nga Steve LeVine

Shqipëria, një vend në radhën e parë të momenteve të mëdha historike
Shqipëria ka qenë e ulur në radhë të parë në disa nga ngjarjet më dramatike në Evropë në dekadën e fundit, por dhe më herët. Në më të fundit herë, ajo ka qenë e pranishme në diskutimin e Perëndimit me Rusinë lidhur me pavarësinë e Kosovës, e cila e çoi Rusinë drejt gëlltitjes ushtarake të rajoneve gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Për më tepër, ndërsa Rusia e ka kundërshtuar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia u bënë anëtarët më të reja të aleancës, tre javë më parë. Kur unë isha për herë të fundit në Shqipëri, gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj trupave serbe në Kosovë, kam kaluar një kohë shumë të këndshme, por vendi gëlonte nga bandat kriminale. Kishte “Mercedes”-a kudo, të gjithë pa targa, duke qenë se Shqipëria kishte shërbyer si një rrugë transiti për automjetet e vjedhura që kalonin në Evropë. Ky vend ishte gjithashtu një rrugë kontrabande për lloj-lloj njerëzish që kërkonin të emigronin ilegalisht në Evropë. Unë pashë disa nga këto varka të mbushura me këta të fundit që udhëtonin me shpejtësi, në një orë të vonë gjatë një mbrëmjeje drejt Italisë.
Por sot që ky vend aderon në NATO dhe kërkon të anëtarësohet dhe në Bashkimin Evropian, këto ditë të largëta duket se kanë shkuar njëherë e përgjithmonë.
Kryeministri Sali Berisha e ka kaluar të gjithë këtë periudhë. Një kardiolog i përgatitur 65-vjeçar, ai ishte President i Shqipërisë për 5 vite me radhë gjatë viteve ‘90, përpara se të humbiste vendin gjatë një skandali të madh investimi.
Pas dhjetë vjetëve në opozitë, ai erdhi edhe njëherë tjetër në fuqi në vitin 2005.
Unë i telefonova Berishës në zyrën e tij në Tiranë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), e klasifikon Shqipërinë në vendet me ekonomi “shumë të rrezikuar”. Por ajo mbetet ende nga të paktat ekonomi në botë, të cilat pritet të shënojë shifra pozitive këtë vit. Si po e përballon vendi krizën financiare? Dhe si po ndikojnë remitancat e emigrantëve?
Unë e respektoj institucionin e FMN-së. Por ajo nuk duhet të nxisë panikun. Në pikëpamjen time, kjo deklaratë nuk është shumë e dobishme. Unë u kam thënë atyre: “Shikoni ju jeni një institucion shumë shumë i rëndësishëm. Unë jam shumë i kënaqur që G20-a ju ka deleguar një rol të ri”. Megjithatë, shumë nga qeveritë janë të lëkundura të punojnë me ta, sepse skema e tyre në një kohë paqëndrueshmërie sociale mund të krijojë më shumë probleme se sa mund t’i zgjidhë ato. Unë nuk e konsideroj ekonominë shqiptare si “shumë të rrezikuar”. Ajo është një ekonomi e vërtetë. Remitancat nuk po vijnë në të njëjtën nivel për shkak të humbjes së vendeve të punës në Greqi dhe Itali. Sidoqoftë, ne po nxisim turizmin.
A është anëtarësimi në NATO një e drejtë? Rusia për shembull ndërsa kundërshton pavarësinë e Kosovës, ka kundërshtuar fuqishëm anëtarësimin në NATO të Gjeorgjisë dhe Ukrainës dhe e bëri këtë në një etapë të marrëdhënieve të mira me Perëndimin.
Për vendin tim, anëtarësimi në NATO ishte arritja më e madhe që prej pavarësisë së vendit. Shqipëria vuajti më shumë se çdo vend tjetër nga problemet me sigurinë. Ajo vuajti nga izolimi dhe vetë-izolimi. Tanimë është pjesë e një aleance. Ne kemi të gjithë potencialin e mundshëm për të ndërtuar lirinë. Kjo do të thotë besueshmëri e lartë për Shqipërinë në botë. Hyrja në këtë aleancë është edhe besueshmëri e lartë për investitorët. Shqipëria nuk do të eci kurrë e vetme.
... A është anëtarësimi në NATO një e drejtë?
Për një vend të lirë, po. NATO ka provuar se është një mburojë shtetesh. Kjo aleancë nuk ka hasur vështirësi adaptimi në një situatë të re. Ajo ka sjellë liri kudo.
A është e vlefshme për Rusinë të krijojë marrëdhënie të mira me aleancën duke kundërshtuar anëtarësinë në NATO të Gjeorgjisë dhe Ukrainës?
Unë e di se asnjë vend nuk e ka frikë Rusinë. Unë di vetëm që ka vende të cilat shpresojnë të punojnë me NATO-n. Bazuar në trashëgiminë perandorake, po të shkosh në historinë e tyre, zgjerimi është në psikologjinë e këtij vendi. Çfarë efekti do të kenë Gjeorgjia dhe Ukraina mbi Rusinë? Çfarë efekti do të ketë zgjerimi i NATO-s mbi Rusinë? Pohimi për një kërcënim nga NATO-ja për Rusinë është një absurditet. Do të duhet kohë, por me realizëm anëtarësimi i Gjeorgjisë dhe Ukrainës do të ndodhë.
Faktori vendimtar në përcaktimin se kush do të jetë një anëtar i NATO-s, është nëse ai do të dërgojë trupa për të mbrojtur vendin. (Neni 5 i statutit të kësaj aleance). A do ta mbrojë NATO Ukrainën ose Gjeorgjinë, nëse është nevoja?
A ka për qëllim Rusia të sulmojë Ukrainën apo Gjeorgjinë? Nëse Rusia ka për qëllim të marrë pjesë në agresion, NATO do të mbajë qëndrim në mënyrë të vendosur, sepse kjo do të thoshte një Rusifikim i Evropës.
Cili është mendimi juaj për luftën e gushtit të kaluar ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë?
Se cila sulmoi e para mbetet ende e paqartë. Por një skenar [rus] ishte atje për të pushtuar Gjeorgjinë. Ata u zhvendosën dhe në Abkhazi dhe Tbilisi. Me shumë mundësi Rusia donte të pushtonte Gjeorgjinë. Por qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar funksionoi.
Si do t’i përgjigjet Shqipëria thirrjes së Presidentit Obama për më shumë trupa në Afganistan?
Shqipëria do të dërgojë një kontingjent të dytë, duke dyfishuar numrin e tanishëm të trupave. Ne kemi dërguar gjithashtu 20 infermiere dhe doktorë.
A është Afganistani një kërcënim për vendet e NATO-s?
Afganistani dhe Pakistani duhet të ndihmohen të dyja. Ky është një terren i vështirë. Politikat që bëhen në shtëpi nuk janë të lehta. Por unë mendoj se strategjia do të jetë efektive. SHBA-ja dërgoi atje një ambasador me aftësi shumë të mira negociuese.
Riçard Hollbruk?
Po. Hollbruk. Është shumë e rëndësishme të promovosh paqen atje.
Ndryshe nga kudo tjetër në Evropë, Presidenti Bush u vu re se kishte një popullaritet të madh kur vizitoi Shqipërinë në vitin 2007. Mund të na shpjegosh përse?
Së pari ai ishte i pari President i SHBA-së që vizitoi vendin tim. Së dyti, ne vuajtëm më shumë se çdo vend tjetër nga diktatura. Kështu që padyshim që ne mbështesim përmbysjen e diktatorëve, përfshirë Sadam Hyseinin dhe liderin Taleban, Mullah Omar. Së treti, ai erdhi me një mesazh të madh këtu, me mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin tonë në NATO.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi