Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
Faqja 1 e 1
Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
Berisha:Ky tur elektoral ka qenë një shkollë frymëzuese, kudo që kam shkuar jam ndalur në analizën e projektit të Shqipërisë evropiane.
Kryeministri Sali Berisha
“Çfarëdo që të ketë në dorë qeveria dhe Partia Demokratike ajo do të jetë një votë e lirë, e ndershme. Unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë liderëve të forcave politike, që t’i bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të shkojmë në një proces zgjedhor të qytetëruar dhe të dëshmojmë maturitetin e demokracisë sonë”, vlerëson kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Pyetje:Pyetja e parë lidhet me fushatën elektorale, si po shkon ajo dhe çfarë ka mbetur për të bërë deri në hapjen e kutive të votimit?
Berisha:Unë mund të them se kam pasur fushatën më të suksesshme, më entuziaste, më masive, në tërë historinë e pluralizmit. Kjo fushatë ka pasur këto karakteristika. Së pari, është filluar më në kohë se çdo fushatë tjetër. Së dyti, është kjo fushatë, mund të them që ka farkëtuar, ka prodhuar, projektin final të Shqipërisë evropiane. Në ç’kuptim? Katër vitet që shkuan, ne premtuam ndryshimin dhe realisht në shumë e shumë aspekte dëshmuam ndryshimin. Ky ndryshim, përbën një bazament të ri të fuqishëm për projektin e Shqipërisë evropiane. Por turi im në Shqipëri, është turi më frymëzues i jetës sime.
Pyetje:Ju thoni keni bërë projektin e Shqipërisë evropiane. Ku është projekt? A mund ta shikojnë qytetarët të materializuar diku?
Berisha:Qytetarët shqiptarë e kanë atë të printuar, jo në një mijë faqe. Se pyetën njëherë Albert Ajnshtajnin, i thanë, ku i shkruan ti mendimet e mia. Nuk i shkruaj kurrkund, u shpreh ai, se ato janë tilla që nuk janë të shumta. Kështu që, ky projekt është i printuar në një dokument fletëpalosjeje disa faqesh, i cili mbulon të gjitha fushat dhe përcakton të gjitha drejtimet dhe premtimet tona. Projekti i Shqipërisë evropiane, është një projekt në pamje të parë evropian, i gjerë i vështirë. Në fakt, në thelb, ky projekt ka një synim, qytetari shqiptar, për tu konsideruar i përshtatshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të gëzojë kushte jetese, pune, shkollimi, kujdesie shëndetësore, shërbime të njëjta me ato të disa vendeve anëtare të BE-së. Pra, duhet që Shqipëria të ndërtojë standarde plotësisht të krahasueshme me vendet anëtare të BE-së, jo me të gjitha. Nuk bëhet fjalë që ne në 4 vite të konsolidojmë këtu standardet e Britanisë së Madhe, Anglisë, Francës, apo Spanjës. Por, ka disa vende ish-komuniste që janë pranuar si anëtare të BE-së, janë pranuar pikërisht për standardet që ato kanë vendosur. Për Shqipërinë është e domosdoshme kapja e këtyre standardesh, një tersi normash, praktikash standardesh. Po marr një aspekt. Nuk mund të shkojmë në BE me një rrjet rrugor të botës së tretë, sepse që në atë moment ajo bëhet pjesë e territorit të BE-së dhe do të ishte qesharake që Shqipëria të pretendonte një gjë të tillë ndaj edhe ne po rindërtojmë dhe ndërtojmë një rrjet rrugor tërësisht të ri, i cili bën që shqiptarët të udhëtojnë në vendet e tyre duke kursyer të paktën 50 për qind të kohës dhe në kushte shumë më komode.
Pyetje:Ju i jeni shmangur debateve politike për disa tema të nxehta që kanë qenë disa nga premtimet tuaja kryesore të vitit 2005, që janë çështja e shëndetësisë, korrupsionit dhe pronave...?!
Berisha:Nuk jam shmangur kurrë, jam krenar, meqë të flasim kështu, me faktin se ka bota një watchdog, një mbikëqyrës më seriozin sot në botë për korrupsionin, është TIA. TIA shprehet për qeverinë time, kampione për reformat kundër korrupsionit. Zotëri, korrupsioni është një fenomen kompleks, të pretendosh që Kryeministri do të luftojë korrupsionin në sistemin gjyqësor, jashtë reformave nuk ka rrugë tjetër. Por si qeveri, TIA, ka përdorur fjalën kampion. Të jesh i bindur, ju dhe çdo shqiptar, se këto rroga kurrë s’do të mund të dyfishoheshin, se 6 mijë kilometra rrugë nuk do të ndërtoheshin, të gjitha këto kanë në bazë luftën kundër korrupsioni. Pse? Se kjo luftë bëri të mundur që buxheti i shtetit të ketë në katër vjet 5.2 miliardë dollarë më shumë, e cila e konvertua pastaj nën një ndryshim të paprecedent, nuk gjen dot një qeveri, për ata që e ndjek, që të dyfishojë pensionet në katër vjet. Nuk gjen dot një qeveri që të dyfishojë rrogat e arsimtarëve në 4 vite, kjo u bë e mundur plotësisht. Po të më pyesësh mua, çelësi i të gjithë këtyre është lufta kundër korrupsionit. Po marrim korporatat e mëdha, KESH-in, Albtelekomin, ARMO-n, kanë qenë të zhytura në korrupsion. Janë të trija këto në duart e privatit. Marrim licencat dhe lejet, kanë qenë korruptive, 2/3 e tyre s’ekzistojnë, janë hequr. Merr panairin e shëmtuar të pranimit në universitet, nuk ekziston më. A ka korrupsioni? Sërish ka korrupsion dhe unë besoj parimet mbi të cilat unë dhe qeveria ime luftojmë korrupsionin janë parime shumë të drejta dhe janë këto parime që këtë rezultat. Do të them një gjë, keni dëgjuar ndonjëherë Sali Berishën kur të thotë se korrupsion ka edhe në botë, se themi kurrë. Pse nuk e them? Sepse duhet të shoh kopshtin tim. Nuk është se s’ka. Por mua nuk më intereson, mua më intereson ta luftoj në shtëpinë time, në vendim tim. Ndaj edhe tek korrupsioni unë jam i bindur se beteja është fituar, lufta vazhdon dhe luftën do e fitojmë, korrupsioni luftohet me dy rrugë kryesore, reformat, reformat dhe para së gjithash reformat, dhe penalizimet. Besoj se janë kombinuar të dyja. Janë mbi 160 zyrtarë dhe absolutisht 95 për qind e tyre të dëbuar nga zyra e qeverisë për ndjekje penale.
Pyetje:Është e vërtetë që keni dyfishuar rrogat dhe pensionet, pagat, shëndetësia, por nga ana tjetër ka një akuzë direkt nga kryesocialisti Edi Rama, sipas të cilit nëpërmjet kësaj arritje ju tashmë keni krijuar një presion mbi këto grupe, në mënyrë që ata t’ju japin votën si këmbim të asaj që ju bëtë?
Berisha:Këto janë analiza të dobëta, primitive. Unë nuk kam rritur rrogat në mënyrë selektive të një grupi që erdhi me mua në pushtet, atë e bëri partia e tij. Kur unë u largova nga pushteti në 1997, unë kam pasur një rrogë 480 mijë lek të vjetra si President i Republikës. Kur u bëra kryeministër unë gjeta një rrogë 2 milionë e 400 mijë. Por, pastruesja apo nëpunësi i thjeshtë, i gjeta me një rrogë 10 herë më të ulët, 11 herë më të ulur se timen.
Pyetje:Megjithatë për një vend nuk është problem rroga e kryeministrit... Të gjithë shqiptarët do të ishin shumë dakord që ai ta kishte rrogën shumë të lartë dhe të luftonte korrupsioni...?!
Berisha:Jo, s’jam dakord. Një nga mënyrat për të zhvilluar korrupsionin, çfarë bënë këta zotërinjtë, erdhën në pushtet, një diferencë 1 me 5, e bën 1 me 11 midis rrogës maksimale dhe minimale. Një punonjës i mesëm në një vend perëndimor nuk merr më pak se 1/5 e presidentit apo kryeministrit të vet, ka një proporcion. Zotërinjtë, ato që i prunë në pushtet, ata u vunë rroga milionë, të tjerët i lanë me rroga të ulëta. Çfarë bëra unë? Në katër vite, rrogat e lartë vetëm ua indeksuam, rrogat e ulëta ua dyfishuam. Kjo është një platformë politikë. Pse e merr në këtë mënyrë zotëria? Atëherë sipas kësaj duhet t’i mbajmë regjim urie që të mos na votojnë.
Pyetje:Në përgjithësi fushata elektorale nga vëzhguesit e ODHIR është përcaktuar si fushatë e qetë, por nuk kanë munguar edhe incidentet, deri në humbje jetësh njerëzore dhe disa lojë luftërash, mes militantëve, posterave etj. A keni një mesazh për partitë politike dhe për militantët më 28 qershor?
Berisha:Ajo që mund të them, forca politike që unë kryesor ka bërë një fushatë kryekëput konstruktive, ka respektuar kundërshtarin, ka pasur një incident tragjik shumë të rëndë, që ishte vrasja e aktivistit tonë të shquar Artan Zeka, në Katundin e Ri, nga një fanatik, me një akt të shëmtuar, ai vendoste posterat në palestrën e tij. Ky i thoshte pse i vendoste posterët. Nuk ka pasur incident tjetër.
Pyetje:Vrasja e kryetarit të degës së PDK-së në Malësi të Madhe...?!
Berisha:Këtu mua më vjen keq, nëse ka elementin më të vogël të karakterit politik, por deri sot ka zero element politik, tani nëse një funksionar i një partie pëson aksident, apo një vrasje edhe quhet politike, kjo është qesharake, kjo është qesharake zotëri. Më thuaj cili ishte elementi politik i saj...?
Pyetje... Por dy ditë para kësaj ngjarje, zëvendësja juaj në PD, Jozefina Topalli, në fushatën elektorale pranë atij fshati bëri një deklaratë, mund të themi jo normale, ku e akuzoi kreun e PDK-së si mafioz. A është normale kjo gjuhë?
Berisha:Më thuaj mua se çfarë mund të ketë lidhje midis kësaj deklarate dhe atij aksidenti. Ka një lidhje, ta them unë, atyre që u dogji kësula, Edi Ramës i dogji kësula pas veshit, pasi ajo e goditi Edin, pikërisht në pikën e tij më të dobët, në këtë çështjen e të shkuarës së tij dhe lidhjeve familjare me krimet e komunizmit, e të gjitha këta. Tani ata ky është reagimi, kjo është dobësia e tyre. Ata tani, nga deklarata që dënoi krimin, Edi Rama po të mos donte që të akuzohej, të votonte ligjin e dënimit të krimit kundër komunizmit.
Pyetje:Akuza ishte drejtpërdrejt për PDK-në...?!
Berisha:Po lërë ti, reagimin s’e bëri PDK, por Edi Rama.
Pyetje:Në ditën e zgjedhjeve, a do të ketë vota taktike, apo thirrja juaj për të gjithë votuesit dhe për të gjithë militantët e PD-së është që t’ju votojnë vetëm ju?
Berisha:Thirrja ime është që të votojnë 10-tën dhe vetëm PD-në. Kjo është thirrja ime shumë e prerë dhe këtë e kanë pranuar aleatët tanë, të cilat janë anëtarë të një koalicioni elektoral, por edhe qeverisës, në bazë të kontributit që kanë, nuk ua injoroj kontributin. Por thirrja ime e prerë për çdo anëtarë dhe aktivist, është të votojnë 10, të votojnë Partinë Demokratike.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
Pyetje:A ka një pakt le të themi, qoftë edhe të fshehtë, mes jush, zotit Meta, zotit Nano, për të bërë një fushatë kundër zotit Rama siç ka zëra kohët e fundit? Pra ekziston një lloj blloku i politikanëve të filluar më herët... ?!
Berisha:Jo, asboslutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda të majtës, pa asnjë lidhje, po të jetë problemi, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë.
Problemi më madhor dhe historik i të majtës është moskandidimi i Ramës. Ky është një akt i pafalshëm. E ka parë si e e ka bllokuar të gjithë reklamat e Korçës me reklamat e tij, kur qytetarët s’votojnë atë. Nuk bëhet ajo. Por nëse ti vendos portretin, vendos emrin në listë.
Pyetje: Gjatë takimeve të shumta që keni zhvilluar nëpër Shqipëri, gjatë javëve të fundit, keni premtuar 24 orë ujë, 24 orë drita, asfalt në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë. Mos duket e tepër që pas katër vitesh ky vendesh i cili ka pasur një numër shumë të kufizuar rrugësh mundësish furnizimi me ujë dhe energji, t’i arrini të gjitha këto. Ku do t’i gjeni paratë, sidomos tani në kohë krize?
Berisha:Është e vërtetë që programi është ambicioz. Shqipëria evropiane është programi më ambicioz i jetës sime. Por nga ana tjetër është e vërtetë se sot jam në zbatimin e tij katër herë më i sigurt se ç’kam qenë në 2005, me ato premtime që kam përmbushur. Jam shumë i sigurt sepse së pari Shqipëria sot disponon një buxhet dy herë më të madh se më 2005. Së dyti, sado që mund të duket tepër filozofike, por aq sa është edhe filozofike, aq është edhe reale, që në mandatin që lamë prapë, ne faktikisht bëmë të pamundurën të mundur. Korridori i kombit është një vepër gjigante e realizuar në një kohë rekord, e cila përveç vlerave e saj në transport, turizëm, ekonomi etj., ka një vlerë tjetër të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, si një dëshmi e saj që ky vend dhe ky komb mund të ndërmarrë çdo projekt të madh.
Pyetje:Në vitin 2005 ju votuan sepse kalin tuaj të betejës nëse do të vinit në Qeveri siç erdhët, kishit luftën kundër korrupsionit. Rama ka premtuar se nëse vjen në qeveri me 28 qershor ka si sfidë të tij bërjen e shtetit modern. Me çfarë do t’ju identifikojnë dhe me çfarë duhet t’ju identifikojnë votuesit në katër vitet e ardhshme për sfidën tuaj dhe kryesfidën tuaj?
Berisha:Katër vitet e ardhshme sfida ime më kryesore është punësimi i shqiptarëve. Në projektin tim do të punësohen së paku 160 mijë shqiptarë. Ka një rëndësi shumë të madhe rrjeti rrugor, ka një rëndësi të jashtëzakonshëm revolucioni industrial, por kanë rëndësi të gjitha, por për qytetarin ka rëndësi më shumë dy gjëra kryesore, puna dhe familja. Ndaj edhe unë për qëllimin më total i vej në funksion të tyre të gjitha. Ku do të punësohen? Këta do të punësohen në gjashtë parqe industriale që do të ngrihen në gjashtë qytete kryesore të vendit. Do të punësohen në dhjetëra mijëra biznese të reja që do të krijohen, do të punësohen në mijëra kilometra rrugë, mijëra ujësjellës, kanalizime, që do të ndërtohen. Do të punësohen në qindra hidrocentrale që kanë filluar ose do të fillojnë ndërtimin. Ky tur elektoral ka qenë për mua një shkollë frymëzuese, në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Kësaj herë patëm një frymëzim më shumë se kurrë në drejtim të projekteve. Pasi kudo që kam shkuar dhe në zonën më të largët jam ndalur dhe kam bërë analizën e projektit të Shqipërisë evropiane, në kushtet dhe mundësitë, dhe rrethanat lokale. Ato janë të jashtëzakonshme.
Pyetje:Ku doni të shkoni në vitin 2013, kush është piketa fundore që doni të arrini?
Berisha:Është shumë e thjeshtë, unë dua që qytetarët shqiptarë të kenë rroga dhe pensione më të larta se 6 vende anëtarë të BE-së, dua që qytetarët të kenë ujë në shtëpitë e tyre 24 orë, se jemi vend me një pasuri shumë të madhe ujore, dua që qytetarët shqiptarë të ecin në rrugë të standardeve evropiane, dua që komunat e këtij vendi të lidhen në boshte kombëtare, në rrugë kombëtare të asfaltuar, fshatrat të lidhen me qendrën e komunës, distanca midis komunës dhe rrugës kombëtare të mos jetë asnjëherë më shumë se 15-20 minuta. A e mendon se ç’kohë çlirohet në këtë mënyrë në shkallë kombëtare. Dua që në shkollat e Shqipërisë, çdo nxënës që mbaron klasën e 9-të të ketë mundësi të vijojë shkollën e mesme dhe çdo shkollë të mesme të ndjekë universitetin. Dua që buxheti për arsimin të dyfishohet me kontributet e sektorit privat kësaj herë. Dua që shqiptarët të kenë shërbimin shëndetësor më modernin dhe reforma ka nisur. E thatë me të drejtë, e përmend gjithsecili, nuk them se është arritur ajo që duhej arritur, por janë hedhur hapa shumë të rëndësishme përpara, janë hedhur bazat e një reforme të shpejtë të suksesshme. Ne e bëmë provën me mekanizmin financiar edhe dha rezultat. Me një fjalë, dua që turizmi, potenciali më i jashtëzakonshëm i këtij vendi, të shndërrohet në një mirësi për qytetarët shqiptarë. Duhet të dish një gjë, që ne absolutisht brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2010 kemi përfunduar për ultësirën bregdetare nga Velipoja në Ksamil infrastrukturën më moderne, nuk do të ketë një pëllëmbë rrugë të paasfaltuar, fshatrash dhe as rrugicash. Do të jenë në përpunim e sipër të gjitha ujërat e zeza që derdhen, janë 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza në përpunim e sipër. Është ky termocentral që ne inaugurojmë sot, ky është një aset i jashtëzakonshëm për turizmin, pasi bën që të ketë një furnizim konstant, bënë të mundur turizmin në të gjitha sezonet. Por jo vetëm kaq, Shqipëria turistike s’mund të jetë vetëm Shqipëria bregdetare. Shqipëria turistike është Shqipëria malore. Do të bëjmë që malet të flasin në botë për ne, Çajupi, Tomori, Alpet, male të tjera, kudo, janë një pasuri tërësisht e pashfrytëzuar. Kam qenë në Berat, e kam treguar disa herë këtë histori, të atij të kanioneve, se si pronari i lokalit i merrte klientët e tij dhe i dërgonte 54 kilometra me autobus te kanionet, po ia asfaltojmë rrugën ne, pa diskutim. Pra kompletojmë të gjithë infrastrukturën moderne për ultësirën dhe shtrihemi drejt alpeve, drejt Tomorit, drejt Çajupit, po shkojmë drejt Voskopojë, po ndërtojmë rrugë moderne. Pra, po lëvizim në ç’drejtim, në drejtim të potencialit numër një të këtij vendi, nuk ka vend më të bukur se sa Shqipëria, nuk ka vend më të bukur. Kur kalon mbi male të kujton Zvicrën, po ka bregun që i bën malet më madhështorë, që bregu bëhet shumë më magjik për shkak të maleve, dil në Llogara.
Pyetje:A ka një piketë politike që doni të arrini, pas të cilës të thoni që do të dorëzohem, do të tërhiqem?
Berisha:Kur isha në jetën akademike, ndonëse në mjekësi, por me ato njohuri të miat në shkencat ekzakte, ajo që më tërhiqte më shumë ishte “Perpetum Mobile” dhe në kërkim të saj ishte një fenomen magjeps për të cilin shkenca nuk arriti, bëri shekuj e shekuj, unë flas nga bota akademike... Por çfarë më ndodhi mua, më ndodhi që në politikë e gjeta atë që s’e kishte gjetur tek shkenca “Perpetum Mobile” dhe “Perpetum Mobile” për mua janë reformat. A mundem unë të shkëputem nga “Perpetum Mobile”, nuk ka njeri që shkëputet dot prej saj...
Reforma është pasioni im
Berisha:Absolutisht reforma është pasioni im. Le të kthehemi pak në vitet 1992. Çfarë pasioni mund të kishte pushteti në një vend që verën e parë të fitores u mbulua nga epidemia e zgjebes se s’kishte sapun, që çdo ditë vareshin nga gjemitë që vinin me grurë dhe mund të ngeleshin pa bukë. Të kujtohet gjashtë ditshi i famshëm që kryetari i shtetit kishte një rrogë 16 dollarë në ditë, që s’ia thoshe dot njeriu se ashtu ishte koha, por ishin reformat ato që bënë që vendi të ndryshojë me shpejtësi. Prapë në pushtet, prapë me reforma, janë reformat “Perpetum Mobile”...
Pyetje:S’mund t’i bëj dot njeri tjetër në këtë vend?
Berisha:Shqiptarët kanë të drejtë të marrin çdo vendim dhe unë do të respektoj gjithnjë vendimin e tyre. Por, të më thuhet mua që unë në kundërshtim me vullnetin e shqiptarëve të heq dorë nga “Perpetum Mobile”, kjo është tërësisht jashtë çdolloj konteksti dhe logjike.
Pyetje:Zoti kryeministër, pak më muaj më parë keni vendosur në malin e Dajtit një shishe me një mesazh, a do ta zbuloni përpara apo prapa 28 qershorit dhe a mund të na shuani kureshtjen se çfarë fshihet aty brenda?
Berisha:Ai mesazh është për tu hapur pas vitit 2020, do shkoj ta marr dhe do t’ua nxjerr medieve. Mund të bëj një konferencë shtypi në maj të Dajtit, por mesazhi im është kjo, unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrën më të qytetëruar, pasi kemi shans të madh, të votojmë me infrastrukturën më moderne, për herë të parë, që ne shqiptarët votojmë me infrastrukturën absolutisht më moderne, nuk ka më moderne se sa kjo. Së dyti, duhet të dëshmojmë që votojmë në mënyrë të kultivuar, duhet të dëshmojmë se me tolerancë, duhet të dëshmojmë që një frymë të qytetëruar në këto zgjedhje, të mos votojmë kolektivisht, pasi vota kolektive na dëmton shumë. Unë e kuptoj dhe kam vlerësimin për solidaritetin familjar, por le të shkojnë tek qendra e votimit bashkarish, por të shkojnë të votojnë veças. Ky është një standard i papranueshëm dhe na dëmton zgjedhjet kjo. Sikundër shpreh bindjen time më të madhe se në këto zgjedhje nuk ka të humbur, pasi projekti evropian që ne kemi paraqitur është ëndrra e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet e tij politike. Unë kudo u kam bërë një thirrje sa asnjëherë tjetër anëtarëve dhe mbështetësve të partive të tjera që ta votojnë këtë projekt. E kam bërë me bindjen më të thellë sepse ky projekt nuk është vetëm i yni, por është edhe i tyre, pasi pavarësisht nga bindjet politike çdo shqiptar ka këtë ëndrrën më të bukur, projektin më të bukur, po atëherë përse të votojnë për ne. Po, këtu e them se duhet të votojnë për ne, ne një ëndërr e bëmë realitetin NATO-n. Ne disa gjëra, premtimet e mëdha i mbajtëm, atëherë ne kemi edhe përkushtimin, por kemi edhe njohuritë e reformave, kemi edhe menaxhimin për ta bërë realitet këtë projekt dhe ky është një moment i madh historik për vendin. Nuk them se pas katër vitesh Shqipëria do të jetë anëtare në BE, se nuk e kemi në dorë ne, nuk varet vetëm nga ne. Por ne shqiptarët kemi në dorë të përgatitemi dhe kur të ulemi në tryezë të themi këto janë standardet 1,2,3,4,5,6,7, zotëri ne i kemi përmbushur, jemi të gatshëm për verdiktin tuaj. Kjo kërkon një përkushtim të gjerë dhe unë jam i bindur që ky 4-vjeçar do të jetë përcaktuar në bërjen realitet të kësaj ëndrre, pas katër vitesh ne dhe çdo shqiptar do të shoh një Shqipëri tjetër, një Shqipëri e cila është totalisht e urbanizuar, e cila me qytetarët e saj shumë më mirë të paguar, shumë më masivisht të punësuar. Një Shqipëri që krahas revolucionit industrial, zhvillimit të fuqishëm të turizmit, do të njohë edhe zhvillimin e qëndrueshëm rural, si kusht për një vend të zhvilluar. Pra, ambiciet janë të mëdha, por më të mëdha janë mundësitë tona për t’i shndërruar ato në realitet.
Pyetje:Zoti kryeministër, të gjitha sondazhet ju nxjerrin fitues, megjithëse ju nuk i besoni, por nuk ju japin aq përqindje votash sa ju ta krijoni i vetëm si koalicion qeverinë. Ku do t’i gjeni votat?
Berisha:Nga ajo prekje që bëj unë dhe nga fryma që buron, nga zemra e qytetarëve, unë shoh që do t’i kem të gjitha mbështetjet për të qeveritar së bashku me aleatët e mi. Nuk shoh asnjë problem në këtë mes. Por theksoj se këto ditë janë shumë të rëndësishme, është në dorën e qytetarëve që të japin mbështetjen më maksimale këtij projekti në interesin e tyre më të mirë. Asgjë në qeverisjen time nuk ka pasur të njëanshme, janë rritur rroga, të thashë edhe njëherë, po të jetë problemi, ne nuk rritëm rrogat e larta, ne rrogat e lartë i indeksuam. Ne rritëm rrogat masivisht të tjerat, ne rritëm pensionet masive, ne po shtrojmë rrugë në të katër anët e vendit. Pra ne po ndjekim një program të përgjithshëm zhvillimor të këtij vendi, nuk shoh asnjë arsye përse të mos bashkohen me ne çdo shqiptar.
Pyetje:Por nëse nuk arrini t’i bëni votat tuaja, a e përjashtoni e një koalicioni me LSI për të bërë qeverinë?
Berisha:Aq sa mund të bëj Partisë Socialiste dhe aq mund të bëj Lëvizjen Socialiste për Integrim, as me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike. Më thuaj ti mua se çfarë dëgjove nga programi i tyre, më thuaj, dil e bëj një anketë, pyet 100 shqiptarë dhe nëse do të thonë një fjali të vetme nga programet e dy forcave. Partitë bashkohen në bazë të programeve, nuk kanë program ato, programi i tyre është luftë kundër meje. Por shqiptarët nuk e duan ashtu, shqiptarët duan se çfarë do të bësh, hajde mirë, luftën kundër Berishës bëje ti, por çfarë do të bësh për ta, çfarë do të bësh për shkollën e tyre. Të nxjerrësh shkollën e Vishocicës muhabet është ky. Apo të deklarosh se Korça është më e varfër se 100 vitet e fundit, apo të deklarosh që Pogradeci, ku kryetari i bashkisë ka lavdëruar qeverinë për fondet që ka dërguar, ata thonë se ka zero grande, por nuk është kjo politikë. Politika e tyre ka rënë në një sterilitet total, është marrë vetëm mua.
Pyetje:Por ju në 2005 futët edhe Xhuvelin, ju nuk kishit asgjë programore të përbashkët me të...?
Berisha:Kisha, mjedisin. Jam një mjek dhe nuk mund kurrsesi të mos jem mjedisor. Kam marrë vendime, kur kam shpallur disa vendime nuk kanë besuar të tjerët. Për imoralitet ndodhi ajo e privatizimit të ARMO-s, por s’do të kishte D2 fare në Shqipëri. Por unë do t’i kushtoj edhe në të ardhmen vëmendje mjedisit.
Pyetje:Ai jepni garanci shqiptarëve se më 28 qershor vota e tyre do të jetë e lirë dhe e ndershme, dhe vendi do të arrijë standardet e NATO-s që të mos kemi nga këto probleme?
Berisha:Çfarëdo që të ketë në dorë qeveria dhe Partia Demokratike ajo do të jetë një votë e lirë, e ndershme. Unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë liderëve të forcave politike, që t’i bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të shkojmë në një proces zgjedhor të qytetëruar dhe të dëshmojmë maturitetin e demokracisë sonë.“Ora News”

Similar topics
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Sot, ditëlindja e kryeministrit Sali Berisha
» Hysen Ibrahimi: Telegram Urimi - Kryeministrit, Prof.Dr. Sali Berisha
» Thaçi telegram ngushëllimi kryeministrit shqiptar Sali Berisha
» Intervista e kryeministrit z. Sali Berisha ne studio e lire me z. Babaramo

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi