Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasada e SHIK-ut

Shko poshtë

Ambasada e SHIK-ut Empty Ambasada e SHIK-ut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 20, 2012 8:47 pm



Ambasada e SHIK-ut


Ambasada e SHIK-ut F1_20-ambashik-balline-5-zevend-direkt-jpg1350736951


"SHIK-u është gjallë, fiton 200 milionë dollarë në vit”. Ky titulli që për disa ditë, në maj të vitit 2010 kishte tronditur shoqërinë kosovare, e që ishte nxjerr nga një raport i OJQ-së amerikane “Komiteti Kombëtar i Politikës së Jashtme Amerikane”. Që atëherë besohej se edhe pse zyrtarisht është shuar, Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdon të këtë ndikim të madh në vend.Sidomos kur bëhet fjalë për të punësuar njerëz nëpër institucione, SHIK është gjithmonë me ndikim në këtë drejtim.

Pasi në Kuvendin e Kosovës ka gati një grup parlamentar me deputetë, shumë njerëz me rekomandim të SHIK janë punësuar në Post-telekomin e Kosovës, në Aeroport e në KEK mirë, tani rrënjët janë shtrirë edhe nëpër institucione kosovare që përfaqësojnë shtetin në botë-ambasadat.

Indeksonline merr vesh që Ambasadën e Kosovës në Gjermani ka disa të punësuar me rekomandim të ish-punonjësve të SHIK-ut.

Burimet të institucioneve më të larta vendore kanë bërë me dije se janë katër persona që punojnë në këtë ambasadë, e që kanë shkuar aty pas kërkesës së bërë nga ish-zyrtarë të SHIKU-ut.

Në këtë ambasadë, me ndikimin e SHIK-ut është punësuar Fatmire Musliu, motra e Ganimete Musliut, tash deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës e dikur asistente e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

I punësuari tjetër në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, me rekomandim të kësaj agjencie janë Hamdi Reçica dhe Dhurata Selimi, të afërm të Elmi Reçicës, njeri i fuqishëm në SHIK dhe aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Sipas po këtyre burimeve, në këtë ambasadë janë punësuar edhe shoferët e Kadri Veselit, i cili udhëhoqi SHIK-un për më shumë se një dekadë. Këta janë Hamdi Gashi e Islam Spahija. Ky i fundit e shoqëroi Veselin gjatë intervistës së famshme e të tij dhënë portalit gjerman “dt-worldwide”, ku kishte prezantuar edhe ambasadori Skënder Xhakaliu.

Indeksonline ka pritur për më shumë se një muaj një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

“I kemi pranuar pyetjet e juaja, mirëpo jemi duke i përgatitur përgjigjet dhe posa të jenë gati do ua përcjellim”, ka deklaruar përmes telefonit Artan Behramaj, zëdhënës në MPJ.


KD
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi