Laura Rushani: Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin
Faqja 1 e 1
Laura Rushani: Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin
Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin dhe Pavarësinë e Shqipërisë
Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar, është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë.
Nga Laura Rushani
Si një nga dashamiret e panumërta të shpirtit shqiptar, kam nderin këtë lajm të bukur t’ia transmetoj opinionit shqiptar para se të shkëpusim nga shiriti i repertofonit mendimet briliante që i shprehën autoritetet rumune dhe Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha, me rastin e shpalimit të një pllake memoriale në ish-kishën shqiptare të Bukureshtit (Shën Nikolla/ Mbë një Ditë). Tekstin e shkëputur nga gazetat e Bukureshtit, ka nderin ta rikëndojë në gjuhën shqipe miku im (B. Y.), i cili është njëherit edhe autori i fotografive respektive. Fillimisht dua të them se këtë manifestim historik e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ish-presidentët e Rumanisë, Ion Iliescu, Emil Constantinescu dhe kryetari i Bashkisë së Bukureshtit (Sorin Oprescu). Prezentë ishin edhe veteranë të komunitetit shqiptar (Dr. Xhelku Maksuti, Mircea Istrate, Hashim Memishi i një familjeje të madhe patriotike shqiptare që erdhi nga Sllatina e largët Oltenisë, Costel Polena, Costin Cristescu), filoshqiptarë me origjinë nga Braila, miq të mëdhenj të Shqipërisë, si Tiberius Puiu, Gheorghe Bucura, massmedia rumune dhe një publik i panumërt.
Evenimenti (në kishën "Sf. Nicolae-Dintr-o zi”) qe organizuar në shenjë respekti ndaj një kleriku të famshëm shqiptar, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Idenë e fisnikërimit të kësaj kishe me një pllakë përkujtimore e lansuan për herë të parë Dr. Xhelku Maksuti dhe Baki Ymeri (prill 2012), ndërsa inisiativën për konkretizimin e kësaj ideje, e realizoi ambasada shqiptare në bashkëveprim me autoritetet e Bukureshtit. Para publikut dhe kamerave televizive në kishë, u potencua se Fan S. Noli që ka qenë kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor 1924), është shquar si luftëtar i flaktë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në ceremoni, konform shtypit bukureshtar, qenë prezentë akademikë, njerëz të kulturës, personalitete të jetës politike dhe përfaqësies të trupës diplomatike në Bukuresht.
“Pllaka memoriale, e shpaluar sot (18 tetor 2012), fisnikëron këtë hapësirë të shenjtë të shpirtit të krishterë dhe jam krenar se kjo gjë ndodh në qytetin që e adiministroj”, theksoi fillimisht, kryetari i Bashkisë, Sorin Oprescu. Sipas tij, “Miqtë tanë shqiptarë, do ta kremtojnë së shpejti Njëqindvjetorin e independencës, rast me të cilin, kemi nderin që sot të përkujtojmë evenimentet dhe personalitetet e të shkuarës sonë të përbashkët. Janë një shumicë faktesh dhe ngjarjesh në historinë e përbujshme të Ballkanit, që kanë prurë afrimin e popujve tanë. Jam i nderuar dhe prekur shpirtërisht, kur kujtoj se hymni shqiptar është kënduar për herë të parë në Bukuresht, në vitin 1907, sipas vargjeve të poetit shqiptar Asdreni, me nota muzikore konform këngës “Mbi flamurin tonë është shkruar bashkim” (Pe al nostru steag e scris unire), të kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu”, deklaroi Sorin Oprescu, citat i transmetuar nga Bashkia e Kryeqytetit përmes agjencisë së lajmeve MediaFax.
Në rendin e tij, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënvizoi faktin se Bukureshti ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e përçapjeve të para për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. “Shprehim sot, mirënjohje ndaj Rumanisë, vendi i parë që e njohu independencën e shtetit shqiptar. Vlerësoj këtë ceremoni si shprehje e relacioneve të motshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve. Ceremonia e sotme është një dëshmi e gjallë marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, dhe një inspirim për të shpënë më tej këto relacione. Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar, është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë”, theksoi Berisha. Sipas Mediafax.ro, ceremonia respektive u organizua në sajë të bashkëveprimit ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Bukureshtit. P. S. Në vazhdim po japim një artikull tjetër, në gjuhën rumune, i transmetuar nga angjencia Amos News.
Oprescu participă la ceremonia de dezvelire a plăcii memoriale dedicată lui Fan S. Noli, cleric orthodox.
Actiune organizata de Primaria Capitalei in colaborare cu Ambasada Albaniei. Cu prilejul implinirii a 100 de ani de la proclamarea independentei Albaniei, primarul general, Sorin Oprescu, participa la ceremonia de dezvelire a placii memoriale dedicata lui Fan S. Noli, cleric ortodox, luptător pentru independenta Albaniei si pentru autocefalia Bisericii Ortodoxe Albaneze, dar si premier al Albaniei in perioada iunie-decembrie 1924. Evenimentul organizat de Primaria Municipiului Bucuresti impreuna cu Ambasada Republicii Albania va avea loc astazi, la ora 17:00 la biserica "Sf. Nicolae-Dintr-o zi" (strada Academiei, nr 22).
Alaturi de Primarul Capitalei, la ceremonie vor fi prezenti primul ministru al Albaniei, domnul Sali Berisha, dar si academicieni, oameni de cultura, personalitati ale vietii politice si reprezentanti ai Corpului Diplomatic la Bucuresti. În cursul veacului al XVIII-lea, biserica “Dintr-o zi” a apartinut breslei barbierilor, iar intre anii 1911- 1947 a servit ca loc de închinăciune Comunității Ortodoxe Albaneze din Bucuresti. În aceasta perioada a slujit aici, pentru scurt timp, si preotul albanez Fan Noli, luptător pentru independenta Albaniei si pentru autocefalia Bisericii Ortodoxe Albaneze, dar si premier al Albaniei in perioada iunie-decembrie 1924. Astfel ca, având sprijinul nemijlocit al Bisericii Ortodoxe Romane ai al Autorităților romane de stat, comunitatea Ortodoxa Albaneza din București va beneficia timp de 35 de ani de unul dintre cele mai frumoase lăcașuri de cult ale Capitalei, monument istoric, de arta si arhitectura, din central orașului.
FAN S. NOLI (1882-1965) - Cleric ortodox şi deschizător de drumuri pentru biserica autocefală albaneză, Noli a fost un poet si un traducător excepţional, un om de cultură care a lăsat în urmă sa o imensă şi valoroasa operă literară. S-a născut în Ibrik Tepe, sat albanez lângă Endrené, Turcia. După terminarea liceului în Turcia, şi-a continuat studiile şi activitatea în Grecia şi Egipt. În anul 1906 s-a stabilit în America, unde a fost hirotonisit ca preot al comunităţii ortodoxe albaneze. În Albania s-a întors în anul 1913, iar in anul 1924 a devenit primul ministru al Albaniei. (Amos News)
Kryeministri Berisha merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në Kishën “Sf. Nicolae Dintr-o Zi”, në Bukuresht
Nga portali i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, kuptojmë se Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Bukuresht, ku zhvilloi punimet Kongresi Statutor i Partisë Popullore Europiane (EPP), mori pjesë pasditen e së enjtes në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore tek Kisha “Sf. Nicolae Dintr-o Zi”, aktivitet i organizuar nga ambasada shqiptare në Bukuresht, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo kishë, e vendosur në qendrën e Bukureshtit, bën pjesë edhe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo është vënë në shërbim të Komunitetit Ortodoks Shqiptar nga viti 1911-1945. Pikërisht në këtë kishë, krahas shërbesave fetare, shqiptarët e Rumanisë kanë festuar për vite me radhë 28 nëntorin, ditën e pavarësisë së vendit të tyre. Në kishën “Sf. Nicolae Dintr-o Zi” ka dhënë meshën në gjuhën shqipe kleriku dhe personaliteti i shquar i kulturës shqiptare Fan S. Noli.
Të pranishëm në këtë event ishin kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, zoti Sorin Oprescu, ish presidentet rumun Iliesku dhe Kostandinesku, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të familjeve të vjetra, anëtare të delegacionit të Komunitetit të Shqiptarëve të Rumanisë që morën pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, si dhe të atyre që firmosën deklaratën e pavarësisë.
Të pranishmit ndoqën fillimisht meshën e mbajtur me këtë rast, e më pas Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit mbajti një fjale ku i shprehu mirëseardhjen Kryeministrit Berisha, si dhe uroi mbarë shqiptarët me rastin e festës së shënuar të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Kryeministri Berisha, në përshëndetjen e tij, duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre u shpreh se ceremonia ka një simbolikë shumë të domethënëse për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Kryeministri tha se Bukureshti është një qytet i lidhur ngushtësisht me evenimente, fakte dhe personazhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë dhe do të kujtohet gjithmonë nga shqiptarët si një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit dhe përpjekjeve të tyre për krijimin e shtetit të pavarur. Kryeministri vlerësoi rolin përcaktues të komunitetit shqiptar në këtë qytet, në vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali.
* * *
Pas këtij aktiviteti dhe në mbyllje të vizitës në Rumani, Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, zoti Sorin Oprescu organizuan një pritje për nder të Kryeministrit Berisha.
Pritja u organizua në Grand Hotel Continental, për të përkujtuar një gur kilometrik të historisë shqiptare, nisjen e rrugëtimi të themeluesit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, i cili u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë në Vlorë. 100 vjet më parë, Ismail Qemali qëndroi në këtë hotel dhe takoi përfaqsues të bashkësisë shqiptare në Rumani dhe diskutoi me ta për shpalljen e Pavarësisë. Ky moment përkujtohet me një pllakë përkujtimore në ambientet e hotelit.
Në pritje morën pjesë ish presidenti Iliesku, At Vasile, drejtues i Kishës “San Nicola Dintro Zi”, ambasadorë, përfaqësues të komunitetit të vjetër shqiptar që jeton në Rumani, studentë shqiptarë, etj.. Pritja kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore.
Fjala e kryeministri Berisha mbajtur në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore në Kishën “Sf. Nicolae Dintr-o Zi”, ne Bukuresht
“Së pari më lejoni tu falënderoj shumë përzemërsisht për nderin që me keni bërë, duke qenë të pranishëm në këtë ceremoni me një simbolikë shumë të madhe për kombin dhe vendin tim. Mesha në të cilën ne asistuam ishte meshë e një ngjarje të vërtetë, e një ngjarje të shënuar në historinë shqiptare. Ndaj dhe më lejoni ti shpreh falënderimet më të sinqerta patriarkut Daniel për mesazhin e tij të përzemërt, për mesazhin e tij miqësor që dërgoi, korit të patriarkut rumun për këtë këngë të mrekullueshme që interpretuan sot këtu.
I dashur zoti kryetar i bashkisë,
Të falënderoj për fjalët që thatë në fjalimin tuaj dhe dua të theksoj këtu, se pas Shqipërisë në këtë qytet janë zhvilluar ngjarjet e mëdha për pavarësinë e vendit tim.
Në shekuj këtu ka jetuar një komunitet shqiptar, i cili ka dhënë një kontribut thelbësor në historinë e vendit dhe të kombit tim. Këtu janë shkruar dhe shtypur abetaret e para të shqiptarëve.
Në këtë qytet të bekuar komuniteti shqiptar luajti një rol përcaktues në vendimin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali.
Kryeministri i asaj kohe Take Ionescu ishte kryeministri i parë që do të kontribuonte me një shumë të konsiderueshme në buxhetin e qeverisë së parë shqiptare. Dhe vendi juaj do të ishte i pari që do të njihte qeverinë e pavarur dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Këtu do të këndohej për herë të parë himni i vendit tim, himni kombëtar që këndohet që nga viti 1912.Ne sot këtu nderojmë në një kishë kaq të bukur një ngjarje tjetër, Meshën që At’ Fan Noli ka mbajtur në gjuhën shqipe në vitin 1912.
Për dekada ky tempull ka shërbyer si shtëpi e Zotit për komunitetin shqiptar. Kurse At’Fan Noli ishte themelues i Kishës Autoqefale shqiptare. Bilbili i letrave shqipe, është shkrimtar dhe diplomat i shkëlqyer, një atdhetar i flaktë që një jetë të tërë ia kushtoi në shërbim të vendit të tij.
Të dashur miq,
Në Shqipëri prej një shekulli jeton një komunitet arumun, që ka një kontribut thelbësor në kulturën dhe në jetën e historinë në tërësi të vendit tim. Shekuj më parë ata ndërtuan në Voskopojë një nga qendrat më të zhvilluar atë arsimit, dijes në mbarë Evropën Juglindore. Dhe me pas ata do të spikasnin në të gjitha fushat në jetën kulturore, politike, artistike të vendit tim. Nga ky komunitet është i madhi Viktor Eftimiu, por edhe personalitete të tjera të jetës kulturore, artistike, por edhe politike të Rumanisë.
Ne kremtojmë këtë vit 100 vjetorin e pavarësisë. Unë ndihem krenar dhe mirënjohës për marrëdhëniet që dy vendet dhe kombet tona kanë pasur për 100 vjet me radhë. Ato janë marrëdhënie miqësie, respekti dhe mbështetjeje të plotë ndaj njëri-tjetrit.
Pas daljes nga daljes nga diktatura të dy vendet tona bënë përpjekje të mëdha për një zhvillim të fuqishëm të miqësisë dhe bashkëpunimit. Unë kam këtu para meje dy miq të çmuar të kombit tim dhe dy burra të shquar të kombit rumun Presidenti Iliesku dhe presidentin Kostandinesku, të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë dhënë një kontribut thelbësor në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe kombeve tona. Me ndershmëri dhe vendosmëri, në një Ballkan të trazuar, ata kanë vendosur kombin dhe vendin tuaj në anën e paqes, stabilitetit dhe të rregullit.
Sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera. Rumania e ka mbështetur fuqishëm Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe mbështet atë në rrugën e integrimit në BE.
Edhe njëherë ju falënderoj me shumë mirënjohje për praninë tuaj sot këtu dhe shpreh mirënjohjen më të madhe ndaj vendit tuja, ndaj kombit tuaj për qëndrimet dhe mbështetjen e fuqishme që ju ka dhënë shqiptarëve në të gjitha kohërat. (19/10/2012. Zgjodhi për shtyp, B. Y.)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Djathtistët, në Bukuresht takohen Isa Mustafa dhe Sali Berisha
» Kolec Traboini: Nolin e penguan Bajonetat e Serbisë!
» Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Kolec Traboini: Nolin e penguan Bajonetat e Serbisë!
» Këze (Kozeta) Zylo: Shkrimtarët Shqiptaro–Amerikanë nderojnë Nolin e madh
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi