Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj

Shko poshtë

Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj Empty Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 12:03 pm

Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj


Varroset heroi i Koshares, eprori i Brigades “Agim Ramadani" - Skënder Rexhahmetaj Largea_skender-rexhahmetaj0109111350844991
Oficeri i karrierës Skënder Rexhahmetaj, ndërroi jetë të shtunën, ndërsa sot u varros me nderime ushtarake në vendlindjen e tij në Isniq. Ai ishte në mesin e oficerëve që kishin pranuar të bëheshin pjesë e organizimit ushtarak për Kosovën, prej momentit kur kishte braktisur forcat jugosllave. Gjatë luftës ai u shqua veçanërisht në betejën e Koshares, si pjesë e strukturës udhëheqëse të Brigadës 138 ”Agim Ramadani” dhe themeluesi i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë, Skender Rexhahmetaj.
Ai ishte bërë pjesë e luftës çlirimtare që në vitin 1998 duke qenë pjesë e strukturës udhëheqëse të forcave institucionale, FARK-ut, kjo edhe do ti kushtonte pas luftës duke mbetur pas largimit nga TMK-ja, për vite të tëra i pa punë, të paktën deri në vitin 2009 (sa ka informacione redaksia).
Pas përfundimit të luftës ai është angazhuar në trupat e mbrojtjes të Kosovës e më pastaj kur me Deçanin qeverisi LDK-ja, ishte Drejtor i Drejtoratit për Siguri Civile dhe Gatishmëri Emergjente në Komunën e Deçanit.
Por, ai u bë i njohur në Dukagjin edhe për mbrojtjen me dinjitet të vlerave të luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Tribunalin e Hagës në Procesin gjyqësor Haradinaj.
Së fundi ai punonte në detyrën e shefit për planifikim dhe koordinim emergjent, në kuadër të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Deçanit.
Ndërsa, sot pasdite është mbajtur mbledhje komemorative në Kuvendin Komunal të Deçanit, ku u vlerësua kontributi i Rexhahmetajt i dhënë gjatë luftës dhe pas çlirimit të Kosovës.
Kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj tha se Rexhahmetaj tha kontribut të madh profesional në vijat e frontit. “Ishte mjaft aktiv në zonat e luftës, duke dhënë kontribut të madh profesional në vija të frontit. Pas takimit të mbajtur, me 24 maj1998 në Gllogjan, në komandën e zonës operative të Dukagjinit, mori përgjegjësinë e organizimit dhe përgatitjeve ushtarake në pjesën veriore të komunës së Deçanit, përkatësisht për 12 fshatra. Ishte themelues i njësitit të parë tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe u mor me stërvitjen e ushtarëve të këtij njësiti, të cilët më pas treguan shkathtësi të larta në vija lufte. Në vazhdimësi të aktiviteteve ushtarake qëndroi stoikisht në zhvillimet e luftës në betejën e Koshares, në cilësinë e komandantit të batalionit të katërt të Brigadës 138 Agim Ramadani dhe deri në fund u përballë më luftën për Çlirimin e Kosovës”, tha Selmanaj.
Rexhahmetaj la pas vetes pesë fëmijë dhe bashkëshorten. BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi