Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA - GJUMI-Tregim

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA - GJUMI-Tregim Empty ADEM ZAPLLUZHA - GJUMI-Tregim

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 22, 2012 11:34 pm

ADEM ZAPLLUZHA - GJUMI-Tregim ADEM-ZAPLLUZHA

ADEM ZAPLLUZHA - GJUMI-Tregim

Mbi komodinën e vjetër i paskan hequr të gjitha gjërat e pa nevojshme, s’paska mbetur asgjë këtu për çka mund të flasim .
Një hije e rënd hyri në dhomën e fjetjes deri sa nusja i krihte flokët e saja të shprishura. Më duket se kjo hije ka një qëllim jo të mirë, sa herë që hynë në dhomë zbehen muret, zbehet çarçafi ,jo nga ndonjë frikë por nga aroma e padurueshme e saj.
Më kujtohet kur në këtë dhomë kanë fjetur kuajt e drunjtë , ato lodra fëmijësh që na i gdhendte gjyshi me një biçak tejet arkaik, me dorezë nga briri i dhisë , sa që t’i lëndonte gishtat nëse gdhendje një kohë të gjatë .
Me xhelozi e ruante gjyshi briskun e tij të vjetër,sepse thoshte se e ka kujtim nga gjyshi i tij,e kam me ja dhënë edhe babait tënd nipçe ti mos u merakos. Ky biçak me qindra vite shkon prej një gjyshi deri te gjyshi tjetër, që ende nuk ka lindur.
Ruaju mos të të mbyten mendimet sepse nuk mundesh me ndalë vrapin e gjuhës së etjes , ato përherë shkojnë bashkë, kudo i sheh të strukur në një trastë dhe nuk ndahen askurrë.
Nëse ndoll përmbytja e mendimeve, ti mos e lodh kokën, çdo përgjigje kërkoje në hingëllimën e ditës, nëpër xhepat e tua kërkoje të nesërmen, nëse e kërkon domosdo do ta gjesh e nëse nuk e kërkon ti që në start ke humbur çdo pjesë të trupit tënd.
Sot për herë të parë e pamë ekstazën e eklipsit ,hëna ekzaltohej e përdjegur, fundosej në gjumin e vetëtimave dhe qante si një kërthi.
Çka do të bëja unë po mos të kisha pasur ty,e vetmja gjë që më ka mbetur nga koha e fëmijërisë ,je ti kali im i drunjtë.
Fli , fli , nata është për gjumë, nëse të kafshon vetmia, ti shko deri te fanari, bisedo me dallgët e detit, mund të flesh edhe në djepin e varkave të thyera, nëse ke mundësi hyrë në ëndrrën e fijeve të holla të koraleve, aty mund ta gjesh të kaluarën e hingëllimës së kuajve të egër, nëse jo, atëherë, po atë hingëllim, kërkoje të kuajt e kuq të luftës, jam shumë i bindur se te ato kuaj fshihen edhe hingëllimat e ditës kur e dhunuan djajtë.
Kij kujdes kur dallgët tunden në djepin e detit, është pak rrezik të jesh në breg i papërgatitur, të presin të papriturat. Sa ora dalin sirenat, të marrin me këngët e tyre dhe të fusin në djepin e shkëmbit.
Ti po harron se s’di not, në qytetin tënd nuk ke pasur asnjë lumë, ke mundur të notosh vetëm në grimcat e pluhurit ose të mbytesh në djersët e diellit kur si saç i përskuqur na rrinte mbi kokë...

S’di a mund të paramendosh se si mbytet uji . Ajo është një mbytje e tmerrshme , varka fundoset si deti në ëndrrën time dhe më mbytë pa dalë në breg.
Disa ditë të prita në brendinë e shkumës së kripu r. Të prita kur nuk kisha kohë , kur më mungonte energjia diellore, kur e dija se ti kurrë më nuk do të kthehesh.
Unë sërish të pritja, më pëlqejnë pritjet kur nuk vjen askush, vetëm në ato çaste mendoj për vetveten time, për ekzistimin e ajrit që jam duke e thithur me mushkrit e mia që nuk kanë aftësi as të marrin frymë, ti ikën me shkumën e mua ma lë vetmin e kripur të thahem në këtë shtrojerë të pritjes si peshku i papjekur në hedhin e diellit.
Asnjë pulëbardhë nuk u kthye në atdhe . Kjo gjeografi e bredhjes, i vrau fluturimet e zogjve . Ti mbete fjala e fundit e gjëmës, mbete mollë sherri në kujtesë , mbete i vetmuar me vetmin e trokut të ikur diku në hapësirë.
Më kujtohet kur i preknim krifat e prera të kuajve,dita qeshte me ne, kurse hija që na përcillte në çdo hap mbante një sekret dhe nuk na tregoi asnjëherë asnjë fjalë.

Flinte në pluhur duke thithur ajrin nga një qeskë najloni dhe kështu e mashtronte ditën .
Kur e kërkuam gjilpërën e merimangës që e thuri rrjetën në imagjinatën e shkretëtirës era na tha që kot po e kërkojmë etjen , ajo fle në gjumin e shkretëtirës, vetëm njëherë në jetë duket në bregun e majtët lumit dhe e përjeton ekzaltimin e dehjes.

Nga libri” Fluturimet e korbave në netët pa hënë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi