Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj grave

Shko poshtë

Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj grave Empty Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj grave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 23, 2012 7:26 pm

Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj grave


Marshim i heshtur kundër dhunës ndaj grave Largea_marshim-i-heshtur231351005418
Mijëra gra i janë bashkuar ftesës së kryeparlamentares Topalli


Me pankartat : Mos ma prek nënën!”, “Stop dhunës ndaj grave”, “Stop dhunës ndaj fëmijëve!”, “Mos ngre dorë kundër gruas!”, , mijëra gra iu bashkuan ftesës së Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në një lëvizje kundër dhunës në familje.

Të shokuar nga ngjarjet e fundit barbare të krimeve në familje, të indinjuar nga vrasja e nënave dhe vajzave të reja, të prekur thellë në shpirt për tmerret që fëmijët kanë parë e kanë ndjerë, me dhimbjen e madhe për këtë dhunë të çmendur, sot secila prej prej këtyre grave është Aishja, Flutura, Limja, Rolanda, Mira, Manjola, Fatjona, Marjana.

Në sfond të kësaj lëvizjeje u dëgjuan vetëm tingujt e këngëve që i dedikohen me shumë dashuri nënës dhe gruas.

Kryetarja e Kuvendit drejtoi këtë lëvizje të heshtur dhe pa fjalime, sepse për tragjedi të tilla nuk gjenden fjalë. Dhe nuk janë pak, por 19 gra të vrara e të dhunuara vetëm për vitin 2012. ky marshim I heshtur u përcolli mesazh edhe atyre që gjenden në të njëjtat situate, mos hesht.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi