Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur

Shko poshtë

Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur Empty Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 1:15 am

Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur


Debati i së dielës: Dhuna ndaj grave, një makth i pashprehur Largea_dhuna-ndaj-grave021354472353
Posteri eshte marre per historia-ime.com nga fushata ndergjegjesuese e shoqates “Ne Dobi te Gruas Shqiptare”

Shumë vajza të reja presin me padurim të rriten dhe një ditë të krijojnë familjen e ëndrrave të tyre. Familja ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në shoqërinë dhe kulturën shqiptare. Por, ndërkohë që mbetet një ndër vlerat më të mëdha, ajo në të njëjtën kohë mund të kthehet në makth për disa gra.

Në Shqipëri, një në tri gra është rrahur apo është nënshtruar formave të tjera të dhunës brenda familjes së saj. Edhe pse dhuna në familje në vendin tonë nuk është sekret, gratë nuk flasin hapur për këtë. Turpi, frika dhe nderi bëjnë që shumë gra në heshtje të tolerojnë sjelljet brutale, zakonisht të shkaktuara nga burrat ose partnerët e tyre (pa përjashtuar dhunën nga baballarët e tyre, vëllezërit apo anëtarët tjerë meshkuj të familjes). Në shumicën e rasteve, viktimat janë penguar nga denoncimi i agresorit të tyre. Në krahasim me vitet e kaluara, numri i grave që lajmërojnë policinë për incidentin është rritur ndjeshëm. Por ende, shkalla qëndron në përqindje relativisht të ulët.

Justifikimi mitik “ai të do ndaj të rreh,” thjesht nuk ekziston. Sipas sondazheve, shumica e bashkëshorteve të abuzuara vazhdojnë të jetojnë së bashku me dhunuesin e tyre. Shqetësuese, këto gra janë të detyruara të jetojnë nën të njëjtën çati me këta njerëz për shkak të normave të larta të papunësisë në veçanti për gratë, kushteve të vështira ekonomike, mungesës së shtëpive, për shkak të fëmijëve të tyre, si dhe mendimit të anëtarëve të familjes dhe thashethemeve të fqinjëve. Më tepër, ironia tragjike në raste të tilla është se gruaja është ajo që ndihet e turpruar dhe stigmatizuar. Mbajtja e gjërave për veti dhe hipokrizia e shoqërisë shqiptare i bën njerëzit që të brengosen më shumë në lidhje me atë se çfarë thonë njerëzit e tjerë se të përballen me problemin e vërtetë.

Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private. Megjithatë për Shqipërinë në veçanti, karakteri patriarkal i familjes shqiptare, izolimi nga pjesa tjetër e botës gjatë regjimit komunist dhe periudha e tranzicionit që vendi po e kalon aktualisht janë shenjat të cilat kanë përvetësuar këto praktika dhe mentalitete mesjetare.

Në vitin 2006, Shqipëria ka miratuar ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.” Sipas këtij ligji, viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë masa të mbrojtjes dhe të kërkojnë nga ministritë përkatëse bashkëpunim në identifikimin dhe ndjekjen penale të dhunës në familje. Definitivisht, ligji i përmendur më lart ka nxitur besimi tek shumë gra që ato të denoncojnë dhunën në familje tek autoritetet. Megjithatë shumë punë mbetet për t’u bërë.

Pavarësisht nga miratimi i ligjit ose masat tjera ligjore, vrasjet e zymta rregullisht paraqiten në titujt kryesor. E fundit ishte vrasja e vajzës 18-vjeçare shtatzënë e cila u gjet e vdekur me kokë të prerë. Në këto raste, mediat trajtojnë gratë si objekt dhe në vend të përqëndrohen në arsyet themelore dhe mjedisin kulturor pse ndodhin incidente të ngjashme, ato janë vetëm përmbajtje të shkruara dhe detaje të përshtatshme. Sa më ndryshe kjo mund të ishte në qoftë se mediat, si fuqi e katërt, flasin dhe e edukojnë audiencën e tyre në lidhje me marrëdhëniet dhe respektin në mes gjinive.

Pa dyshim, nuk është lehtë të qënit grua në Shqipëri. Në fakt, kurrë nuk ka qenë. Përveç mizorisë familjare, gratë shqiptare duhet të përballën me forma tjera të abuzimit. Këtë herë, jashtë shtëpive të tyre. Abuzimi verbal në rrugë ose prekjet ‘pa prapavi’ në autobus vëjnë gratë dhe vajzat në pozitë të vështirë. Përveç kësaj, ngacmimi seksual nga ana e punëdhënësit, kolegut apo klientit, profesorit perverz në shkollë ose në universitet është gjithashtu torturuese. Këto sjellje të turpshme nuk mund të krijojnë mavijosje ose të shkaktojnë vdekje, por shkelin personalitetin e gruas dhe integritetin e saj psikologjik.

Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënat, motrat, bijat apo shoqet e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi