Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!?

Shko poshtë

As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!? Empty As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 23, 2009 9:10 pm

As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!?

Fatbardha Zeka, BOTA SOT
Institucionet kundërshtojnë Zanierin
As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!? Sh_b

As i gjallë as i vdekur, gjashtëpikëshi!? Plani%206%20piksh%20(Small)
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, deklaron se pjesë të planit 6-pikësh po zbatohen, por autoritetet vendore vazhdojnë kundërshtimin e tyre me të njëjtin ritëm se ai plan nuk ekziston, ndërsa opozita e thotë të kundërtën.
Inekzistent!
“Plani gjashtëpikësh në Kosovë nuk ekziston dhe as që ka ekzistuar ndonjëherë në tavolinën e institucioneve të Kosovës, nuk është përmendur nga askush përkundrazi është edhe konkludim i vet autoriteteve, që ai nuk ekziston”, thotë Thaçi.
Policia
“Gjashtëpikëshi po imlementohet te policia sa i përket raportimit të policisë që nuk i raportojnë komandës së Kosovës, por gjithashtu edhe tek doganat, prandaj institucionet e Kosovës nuk ndjejnë përgjegjësi”, thotë Tahiri.
Por, vlerësimeve të opozitës i japin të drejtë edhe analistët, sipas të cilëve plani i Ban Ki Mun-it vërtet po duket se po zbatohet në polici dhe dogana.


Ekziston apo ka vdekur plani gjashtë pikësh i Ban Ki Munit? Institucionet ka muaj, që po mundohen të heqin çdo dilemë rreth kësaj çështjeje, por opozita e kundërshton këtë, pavarësisht se as ajo nuk ka bërë asgjë më shumë se pozita për të pasur një rrjedhë tjetër ngjarjesh. Bile nuk e ka marrë as mundimin të debatojë për to. Por, këtë çështje e ka rihapur apo rikonfirmuar vetë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, gjatë një takimi me gazetarë të mërkurën, menjëherë pasi presidenti Sejdiu edhe zyrtarisht i kishte kërkuar që misioni i UNMIK-ut të marrë fund.
Zanieri thotë se ky plan në fakt ka ekzistuar vetëm deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, por institucionet e Kosovës po i zbatojnë disa pika të këtij plani, madje duke ia bashkangjitur edhe planin katër piksh të propozuar nga institucionet e Kosovës. “I ashtuquajturi plani gjashtëpikësh është diçka që ka ekzistuar deri në nëntor dhe kishte për bazë letrën e qershorit të Sekretarit të Përgjithshëm. Pas nëntorit, kemi një agjendë të zgjeruar. Dhe, këtë agjendë e ka rritur raporti që Këshilli i Sigurimit ka miratuar dhe përmban shumë elemente tjera - rikonfigurimi, ardhja e EULEX-it, 6-pikëshi, por edhe 4-pikëshi që iu bashkua më pas”, thotë Zannier. Por, për presidentin e vendit dhe për kryeministrin 6-pikshi nuk ekziston, madje, kryeministri e quan si çështje të kotë, derisa opozita mendon se ky plan është implementuar, qysh para gjashtë muajve, dhe se është i pranuar edhe nga krerët e vendit. Por, vetë Zanieri jep një tregim tjetër. “I ashtuquajturi plani gjashtë pikësh është diçka që ka ekzistuar deri në nëntor dhe kishte për bazë letrën e qershorit të Sekretarit të Përgjithshëm. Pas nëntorit, kemi një agjendë të zgjeruar. Dhe, këtë agjendë e ka rritur raporti që Këshilli i Sigurimit ka miratuar dhe përmban shumë elemente tjera, rikonfigurimi, ardhja e EULEX-it, 6-pikshi, por edhe 4-pikshi që iu bashkua më pas”, thotë Zannier
Sipas zëdhënësit të presidentit, Xhavit Beqiri, qëndrimi i presidentit mbetet gjithnjë i njëjtë pa e përfshirë planin gjashtë pikësh.
“Presidenti vazhdon të ketë qëndrime të njëjta dhe të pa lëkundura, plani gjashtë pikësh nuk do të zbatohet dhe nuk është duke u zbatuar”, thotë zëdhënësi Beqiri.
Derisa qëndrimeve të presidentit i bashkëngjitet edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thekson se nuk ekziston ndonjë plan gjashtë pikësh, dhe as që ka ekzistuar ndonjëherë.
“Plani gjashtë pikësh në Kosovë nuk ekziston dhe as që ka ekzistuar ndonjë herë në tavolinën e institucioneve të Kosovës, nuk është përmendur nga askush përkundrazi është edhe konkludim i vet autoriteteve, që nuk ekziston në angazhimet tona, dhe ju kisha ftuar të mos merreni me gjëra të kota”, tha kryeministri, Hashim Thaçi.
Megjithëse, sipas tij, Kosova ka shumë çështje për t’i zgjidhur dhe jo vetëm gjashtë çështje, por nuk ndërlidhen me atë projekt të refuzuar, siç e quan ai, prandaj vazhdojnë me prioritete tjera, duke shtuar se e çmojnë rolin e OKB-së, ndërsa diçka që është e ndërlidhur me ato çështje ka qenë qysh vitin e kaluar e refuzuar dhe nuk është pjesë e angazhimeve të institucioneve.
Zëra të ndryshëm në Kuvend thonë se megjithatë, 6- pikëshi i takon së kaluarës, pasi atë deri më tash e kemi jetuar dhe po shkojmë drejt tejkalimit të situatës së ndarjes së vendit.
Opozita: Plani 6-pikësh po zbatohet
Mirëpo, opozita dëshiron të thotë diçka tjetër. Deputetë të opozitës vlerësojnë se gjashtëpikëshi është duke u zbatuar, madje me përkrahje nga shteti.
Ardian Gjini, shef i Grupit Kuvendar të AAK-së, thotë se kundërshtimi nga ana e partive në pushtet për mos zbatimin e planit gjashtëpikësh është mashtrim i opinionit.
“Mendoj sikur edhe para gjashtë muajsh, se ky plan po zbatohet edhe është i pranuar edhe nga ana e partive në pushtet, ndërsa kundërshtimi për të është mashtrim publik për shkak se e kanë mësuar këtë metodë të mashtrimit publik për çfarëdo gjëje që është kundërthënëse, kemi tërhequr vërejtjen se gjashtë pikat janë duke u implementuar dhe kemi treguar me kohë se edhe Presidenti edhe Kryeministri janë pajtuar me gjashtë pikat shumë më herët, ndërsa deklaratat e tyre të mëvonshme kanë qenë mashtrim publik”, thotë deputeti Gjini, duke shprehur se ka disa çështje në 6-pikshin që janë krejt teorike dhe që nuk kanë të bëjnë me esencën, por pjesa për policinë është dukë u zbatuar si dhe ajo për doganat.
Njëjtë mendon edhe partia tjetër opozitare, e cila po përafron qëndrimet e saj gjithnjë e më shumë me AAK-në. Sipas saj, jo vetëm në polici, por edhe në aspektin e doganave, 6-pikshi është i shprehur. “Ne e kemi pohuar vazhdimisht se plani gjashtëpikësh po implementohet jo vetëm në fushën e policisë, por edhe në çështjet e doganave dhe në aspektet tjera dhe kjo ka qenë informatë publike, edhe pse qeveria e Kosovës mundohet ta mohojë këtë dhe edhe sot po bënë përpjekje të pa suksesshme”, thotë deputeti i LDD-së, Adem Salihaj. Sipas, tij as Kushtetuta e Kosovës nuk po zbatohet, dhe se UNMIK-u po vazhdon ta mbaj një lloj pushteti në marrëveshje me Beogradin, duke impelmentuar ligje të Serbisë në Kosovë. Ndërkohë që, Shkumbim Demaliaj, deputet i AKR-së, thotë se edhe pse autoritetet e vendit e kanë kundërshtuar, planin gjashtë piksh, ai është duke u përmbushur. “Po kryesisht Qeveria dhe institucionet në përgjithësi e kanë kundërshtuar planin gjashtë pikësh të Ban Ki Munit, për një gjë të tillë edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara është deklaruar se duhet të fillojë implementimi i një pjese të kësaj, sepse bashkëpunimi ndërkombëtarë duhet të jetë i ndërsjellët, kryesisht edhe spektri kosovar them se e ka harruar se e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës” pohon, Demaliaj.
Ai thekson se institucionet vazhdimisht kanë përsëritur se 6-pikëshi kurrë nuk do të implementohet, por faktikisht kjo po ndodhë, sepse ende nuk ka as shtrirje institucionale në të gjithë territorin e Kosovës. “Në komuna të reja ende nuk ka filluar procesi i decentralizimit, në këtë rast gjithnjë po nevojitet një ndërhyrje e UNMIK-ut, por edhe institucionet e Kosovës ende nuk i kanë nxjerrë të gjitha ligjet që janë të bazuara në Kushtetutë, por ende po punojnë me rregullore të UNMIK-ut, dhe këtë po e bën edhe vet qeveria, prandaj edhe në emër të këtij gjashtë pikshi Zanieri po funksionon në Kosovë” thotë ai. Por, pavarësisht këtyre kundërshtimeve të opozitës ato asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri të kundërshtimit institucional të gjashtëpikëshit, por këtë e kanë bërë kryesisht nëpërmjet mediave. Ato nuk kanë paraqitur asnjë mocion, që Kuvendi ta diskutojë këtë çështje, as më parë dhe as tani.
Por, vlerësimeve të opozitës i japin të drejtë edhe analistët, sipas të cilëve plani i Ban Ki Munit vërtet po duket se po zbatohet në polici dhe dogana. Ramush Tahiri, analist politik shprehet se policia nuk i raporton komandës së Kosovës, por dy komandave, prandaj kjo e prishë edhe hierarkinë e shtetit. “Gjashtëpikëshi po imlementohet te policia sa i përket raportimit të policisë që nuk i raportojnë komandës së Kosovës, por gjithashtu edhe tek doganat, prandaj institucionet e Kosovës nuk ndjejnë përgjegjësi, prandaj kjo nuk është e mirë sepse dy komanda e prishin hierarkinë e shtetit dhe në këtë mënyrë është e drejtë kërkesa që UNMIK-u duhet ta përmbyllë misionin dhe t’ia lirojë EULEX-it të veprojë në Kosovë”, thotë Tahiri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi