Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM Zaplluzha - POR TI NA ERDHE, prozë poetike

Shko poshtë

ADEM Zaplluzha - POR TI NA ERDHE, prozë poetike Empty ADEM Zaplluzha - POR TI NA ERDHE, prozë poetike

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 27, 2012 9:37 pm

ADEM Zaplluzha - POR TI NA ERDHE, prozë poetike Adem-zaplluzha

ADEM Zaplluzha - POR TI NA ERDHE, prozë poetike

Humba çdo interesim se si merr frymë frika . Ishte ditë e hënë, më duket se do të fillojë mbarë kjo javë.
Nuk prisja se do të hasja në shumë pengesa. Më zuri kolla e keqe dhe gati se s’ma nxori shpirtin nga hunda .
Mu duk se ja filloi një ditë e mbarë dhe ja se ç’më doli si nusja, dreq me bisht. Erdhën disa hije dhe na hynë në shtëpi,dikush i priu deri te pragu i derës por ishte i padukshëm,erdhën dhe na e lënë sherrin përpara dyerve.
Të hymë apo të dalim nga beteja . Nuk gjetëm tjetër rrugë , u bashkuam me armikun, si çdo herë edhe kësaj radhe i dorëzuam armët dhe e rrokëm sharkinë e lahutën, filluam të vrasin e të presim koka në imagjinatën tonë të sëmurë.
Të hymë dhe të dalim nga beteja, apo të mbetemi kështu si jemi të mjerë , të pafuqishëm deri në pa skajshmëri.
Ishte ditë e diel kur të pash në kishë apo xhami nuk më kujtohet më, por e diela ka mbetur peng në kujtesën time , kur atë ditë dole në bejleg i thirre burrat dhe djemurinë të dalin në shesh, e dolën...

Nusja rinte e qëndisur si çdo nuse . Ti qëndroje i patundur si lisi, mora vesh se të kishte kafshuar xhelozia kur kaloje nëpër flokët e ditës .
Atë çast me mijëra vite u ktheve mbrapa , i zgjate duar kah drita , nuk e preke , ece e nuk të bartën këmbët, të mundonin lëvizjet e plogështa të frymëmarrjes, të rrinte në qafë faji i vjetër, të mundonte vetvetja që nuk je më ti në lëkurën tënde por dikush tjetër kishte hyrë dhe e lëronte...
Disa vite deshëm ta lërojmë qiellin me dy gishta të ngritur lartë, të nesërmen zhdukeshin hullitë. Një nga një zhdukeshim edhe ne . Zhdukej çdo gjë që e kishte shijen e energjisë qiellore.
Liria na erdhi vetëm atëherë kur filluam ta përdorin njërin gisht . Çudi dy gishta kurrë nuk bënë punë sa bëri vetëm gishti tregues, e shikonte gishtin dhe e prekte lëfytin e çezmës që akoma pikonte një lloj balsami që shëron çdo plagë.
Uji më nuk lërohej as me plor as me lot, ajrin e pastër të maleve e lëronin plumbat, poçari gatuante bukë deltine me lotin e nuseve, loti i cili ishte shërues, i cili filloi me na i shëruar plagët që ne mendonim se kurrë nuk do të shërohen.
Mendonim ashtu sepse na mungonte uji, na shtrydhën keq deri sa na e shterën palcën e kurrizit që nuk lakohej asnjëherë.
Vetëm atëherë, na erdhi nusja jonë krenare, kur u zgjua nga gjumi shekullor gishti jonë i thyer, kur i hapin sytë vetëdija, qeshën lisat, gjethet, qeshi edhe barikë kurrë deri më atë çast nuk ja pamë lotin në vajin e gurit..

Nga libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi