Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu Empty Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 13, 2010 8:19 pm



Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu 41390_1208896826_5194675_n
Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu


"Mjerimi tërbohet në dashtuni epshore
nëpër qoshe të ndohta, bashkë me qej, mij, mica….
MIGJENI"


Mjerimi lind Trishtimin!

E ndryshoka njeriun, këtë qënie hyjnore me kaq shpirt të bukur.

Sa shumë janë shtuar të mjerët në vëndin tim!

Bashkë me varfërinë e tyre, trishtimin, ulëritjet e përditëshme, për të mbijetuar, janë rritur njerëzit me streset e ditës. Një nënë korcare aty përpara përfundoi në pranga për një krim, që më shumë se askush në botë, do ta ndjejë tërë jetës shpirti I asaj të mjere. Rrahu fëmijën e saj deri sa vdiq. Po një nënë tjetër, nga Korca ime, si mbyti dy fëmijët e saj, u hodh në rrotat e makinës. Një vajzë e re, e bukur e brishtë, një studente e shkëlqyer me medaljen e artë, vrau veten, se nuk kishte një grusht para të vazhdonte studimet.

Mjerimi dhe Trishtimi!

Shfaqet në forma nga më të rafinuarat, deri në më të frikëshmet, që përmendëm më lart. Një vajzë e mjerë zbulon pjesët e saj intimie para kamerave për një grusht para. Ajo qesh para atyre kamerave se ashtu e do skenari banal I një rregjizori. Një tjetër shet trupin në rrugët e Europës.

Mjerimi dhe Trishtimi, shfaqen pra, duke buzëqeshur, sic shfaqen në mes të rrugës lypsarët. Mjerimi cfaqet duke u drobitur në punë për pak lekë, që mezi mjaftojnë të paguhen dritat.

Mjerimin e pashë në fytyrën e atij politikani, që për hir të kolltukut, të egos për pushtet, kapërdinte fyerjet dhe poshtërimet prej bajraktari të shefit të tij.

Mjerimin e pashë në gjuhën e urrejtjes së politikanëve, teksa flisnin nga ekranet TV-ve. Mjerimin e pashë në mungesën e një kanali televiziv enkas për fëmijët.

E pashë në fytyrën e asaj sekretares që duhet të vijë në zyrën e “presidentit”,(sa shumë janë shtuar “presidentët” e atdheut tim, e keni vënë re?), e veshur me minifund duke pritur bosin të shfryjë epshet e tij, derisa ai të gjejë një tjetër e ta flakë nga puna.

Mjerimin dhe Trishtimin e pashë në sytë e një vajze adoleshente teksa shihte artistët që mburreshin se do t’I kalojnë pushimet në Spanjë, Karaibe, Antalja, ndërsa ajo nuk ka të holla të blejë një fustan për mbrëmjen e maturës. Një prind vari veten se nuk mundi t’I blinte një fustan të bijës për ditën e diplomës. Kështu shkruajnë gazetarët, këta përfaqësues të klithmave të popullit të tyre që edhe ata kohë pas kohe e ndjejnë veten të poshtëruar, fyer të mjerë, të trishtuar….Mjerimin e pashë në makutërinë dhe etjen e ankthshme, drithëronjëse, të llahtarrëshme për para. E pashë në luftën e konkurencës mes dy rivalëve, shumë rivalëve, se kush të fitojë më shumë në kurriz të tjetrit.

E pashë mjerimin, trishtimin, I lexova, u ndjeva keq, më shumë se për mjerimin tim, kur pashë të mbyllur në “dhomën e rrëfimit”, të emisionit që ndiqet shumë nga njerëzit “Big Brother”, ky institucion, shkollë, universitet, akademi të falsitetit të jetës dhe hipokrizisë. Mjerimi qënka zotëri I madh, të cilit I duhet nënshtruar se të pret burgu. Mjerimi dhe Trishtimi, qajnë e qeshin, ulen këmbëkryq dhe ulërijnë…Mirëpo mjerimi ka edhe një fytyrë tjetër të shëmtuar, përbindëshe, vrasëse….Nëse një vajzë e re, e ngacmuar, e provokuar, e fryrë dhe e frymëzuar nga seksualizmi i shfrenuar në TV, vendos të ‘cajë” në një tjetër rrugë, atë që nuk do e dëshironte as prindi, as nëna e saj, as vëllai, as vetë ajo, - atë të prostitucionit, të shitjes së trupit të saj për një grusht para, për një vend pune, për një shfaqje në ekran, po një djalosh cfarë duhet të bëjë? Shqiponjat nuk dijnë të vdesin nga uria. Ato egërsohen dhe sulen…Krimi grish papushim bijtë e të varfërve.

Mjerimi është pikturuar më bukur në botë nga shkrimtari më I lexuar Viktor Hygo. Vodhi një copë bukë për të ushqyer fëmijët dhe doli nga burgu një kafshë.

Mjerimi dhe Trishtimi,

Sa po vuan atdheu im nga kjo erë që vjen nga skëterra…

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Qershor 2010,
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi