Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi

Shko poshtë

Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi Empty Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 2:26 pm

Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi


Vetëvendosja i bashkëngjitet Aleancës KuqeZi Largea_pdiu-ak-dhe-vv1351421780
(I plotësuar) - Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi, Vetëvendosjes, PDIU-së dhe Klubit të Patriotëve të Rinj kanë qëlluar me gurë dhe vezë makinën e deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Raportohet se incidenti është shënuar pas disa deklaratave të deputetit Dule.
Ndërkaq mësohet se përfaqësuesit e partisë neonaziste greke janë larguar, dhe po ashtu edhe persona të tjerë që kishin mbërritur në Këlcyrë, menjëherë pas mbarimit të meshës.
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë rrethuar manastirin ku ndodhen përfaqësuesit e partisë Agimi i Artë.
Siç njofton AK, dhe siç shihet edhe nga fotografia aktivistet e AK-së rrethojnë manastirin ku kanë hyrë përfaqesuesit e partise naziste “Agimi i Artë”.
***
Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar edhe sot Urën e Dragotit në kufirin administrativ që ndan rrethin e Tepelenës me Përmetin, duke kundershtuar mbërritjen e deputetëve të partisë nacialiste greke Agimi i Artë, të cilët sipas AKZ vijnë në Shqipëri për të fstuar 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare ku nderohen të rënët e luftës.
Bashkë me aktivistët e AK-së sot janë bashkuar edhe ata të Vetëvendosjes nga Kosova si dhe të partisë PDIU.
Toka kuq e zi nuk mund të jetë kurrë Greqi, janë shprehur aktivistët e AK-së, duke dëshmuar mbrojtje përjetë të kufirit kuqezi.
Aktivistët e AK-se kundërshtojne mbërritjen e ekstremisteve grek Manastirin e Këlcyrës, aty ku prehen eshtrat e 970 ushtarëve grekë, të rënë në luftën Italo-Greke në territoret shqiptare, në jug të vendit.
Policia e Tepelenës dhe ajo rrugore, kanë qenë angazhuar maksimalisht për të shmangur ekseset e mundshme mes dy grupeve nacionaliste.
Nje dite me pare Sekretari i përgjithshëm i AKZ, Myslym Pasha, i pranishëm në tubim, u shpreh për gazetën “Panorama”, se manifestimi i AKZ, ka për qëllim t’u tregojë grekëve se duhet të festojnë në vendin e tyre. Një ditë më parë grekët kanë qenë në Sarandë, tani janë në Gjirokatër dhe nga momenti në moment do vijnë për të festuar në Manastirin e Këlcyrës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi