Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta dhe paknaqësi

Shko poshtë

Protesta dhe paknaqësi Empty Protesta dhe paknaqësi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 10:18 pm

Protestojnë fermerët


Nga B. Frangu më 31.03.2009 në ora 9:17

Dhjetëra fermerë nga komuna e Ferizajt kanë protestuar të hënën në sheshin e qytetit të Ferizajt. Ata para ndërtesës të Kuvendit Komunal, në dy traktorë, kanë shpalosur pankartat me pesë kërkesa të tyre, plotësimin e të cilave e kanë vlerësuar si të domosdoshme për të mbijetuar nga bujqësia.

Fermerët kanë kërkuar që të formohet çmimi bazë për qumështin, subvencione në litër qumështi, subvencione në naftë, subvencione në tokë të punueshme dhe që produktet vendore të jenë të pranishme edhe nëpër zyrat e institucioneve tona.

Një grup i protestuesve është pritur nga kryetari i komunës, Bajrush Xhemaili dhe nga drejtori për bujqësi, Abdullah Isufi. Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Agim Ramadani, ka thënë se nga kryetari i Komunës kanë gjetur vetëm mbështetje morale, ndërsa problemet me bujqësinë në përgjithësi janë çështje e qeverisë së Kosovës.

Fermeri nga fshati Softaj i komunës së Ferizajt, Agim Ramadani, i cili momentalisht ka 63 krerë lopë për kultivimin e qumështit dhe mishit dhe që pos 10 hektarë tokë të veten ka marrë me qira edhe 30 hektarë tjerë, ka thënë se me politikën aktuale agrare është zor të mbijetohet.

“Ka pasur raste kur qumështin e kemi hedhur fare. Grumbullimi i qumështit tash bëhet me çmim prej 25 centëve, ndërsa si prodhim final shitet me
70 cent. Janë edhe shumë probleme tjera që e rëndojnë fermerin tonë”, shprehet Ramadani, i cili, protestën e organizuar nga shoqata e fermerëve

“Ferprodukt” nga Ferizaj e sheh si të vetmen mundësi për të trokitur në ndërgjegjen e atyre që duhet të kujdesen për fermerët. Ai ka thënë se protestat e tilla nuk do t’i ndalin nëse qeveria nuk ndërmerr ndonjë hap në përmirësimin e kushteve të tyre
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Protesta dhe paknaqësi Empty Veteranëve iu del në ndihmë Vetëvendosja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 16, 2009 12:35 am

Veteranëve iu del në ndihmë Vetëvendosja





Protesta dhe paknaqësi 30_flaka_kuqi_vetevendosje_05-490x320
Nga Express më 14.04.2009 në ora 18:31

Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar, pas fillimit të grevës së veteranëve të luftës dhe shumë ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpara Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas kësaj lëvizje dhjetë vjet pas përfundimit të luftës, njëra prej kategorive më të nëpërkëmbura shoqërore në Kosovë janë familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe ish pjesëtarët e UÇK-së.

“Ata janë lënë rrugëve nën mëshirën e fatit, pa ndonjë përkujdesje meritore institucionale. Shumë prej tyre mezi ia dalin mbanë me sigurimin e ekzistencës nëpërmjet ndihmës së varfër sociale. Ata të cilët sot janë në qeveri dhe i kanë futur veshët në lesh ndaj kërkesave të veteranëve dhe invalidëve të luftës, janë pikërisht ata njerëz, të cilët përpara dhjetë vjetëve e shfrytëzuan përpjekjen e sinqertë çlirimtare për t’u katapultuar në fushën përplot privilegje personale të pushtetit në shkëmbim të dëgjueshmërisë dhe servilitetit”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Vetëvendosja” thotë se në Kosovë vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore, për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës çlirimtare, e cila ka filluar më 1999.

“Gjithçka nisi me nënshkrimin e Rambujesë ku parashihej shkatërrimi i UÇK-së, proces ky që u kurorëzua me Planin e Ahtisaarit që e zhduku TMK-në. Institucionet e Kosovës nuk ngrihen mbi themelet e gjakut e të rënëve për liri dhe të sakrificave e përpjekjes çlirimtare. Kjo është arsyeja pse pjesëmarrësit e luftës çlirimtare janë braktisur plotësisht prej këtyre institucioneve”, thuhet në këtë komunikatë.

Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se nuk është e vërtetë që Qeveria e Kosovës nuk ka para që ta zbatojë Ligjin për Vlerat e Luftës në rast të miratimit të tij. Sipas tyre buxheti i Kosovës është mbi një miliard euro dhe kjo shtresë e shoqërisë që kontribuoi aq shumë për Kosovën do të duhej të ishte prioritet.

“Qeveria e Kosovës po ka para për paga të strukturave paralele të Serbisë dhe për xhipa e paga të larta për zyrtarët e saj që vazhdimisht rriten, por nuk na paska para për veteranët dhe invalidë! Po ashtu, vetëm nga viti i kaluar u bartën në këtë vit rreth 500 milionë euro suficit. Kur kësaj i shtohen edhe mbi 400 milionë euro të privatizimit dhe mbi 200 milionë euro të PTK-së, justifikimi i Qeverisë del krejtësisht absurd”, thuhet në komunikatë.


Me këtë rast, Lëvizja “Vetëvendosje” mbështet grevën e veteranëve të UÇK-së dhe kërkesat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi